2 maj

Publié le par alban



 

2 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2Mbreterve 4 :1-5 :27} {Studim i shpejte :#2Mbreterve 13 :1-15 :38}

 

“Nuk po lutem qe t’i heqesh nga bota,por qe t’i ruash prej te ligut.” {#Gjoni 17:15}

 

Eshte nje ngjarje e bekuar dhe e embel qe do t’i ndodhi te gjithe besimtareve ne kohen qe ka zgjedhur Zoti—banimi me Jezusin.Mbas  ca vitesh me shume,ushtaret e Zotit qe po luftojne tani “luften e mire te besimit” do te kene perfunduar betejen,dhe do kene hyre ne gezimin e Zotit te tyre.Por edhe pse Krishti lutet qe njerezit e Tij mundesisht te jene me Te atje ku Ai eshte,Ai nuk kerkon qe te merren menjehere prej kesaj bote per ne parajse.Ai deshiron qe te qendrojne ketu.Prapeseprape sa shpesh qe shtegetari i lodhur ngren  lutjen,”Ah,sikur te kisha krahe si nje pellumb!Do te fluturoja larg per te gjetur prehje;”por Krishti nuk lutet keshtu,Ai na le ne duart e Atit te Tij,derisa,si duaj gruri i pjekur plotesisht,do te mblidhemi secili ne hambarin e Zotit tone.Jezusi nuk pergjeron per heqjen tone te menjehershme me ane te vdekjes,sepse te qendrosh ne mish eshte e nevojshme per te tjeret dhe e dobishme per veten tone.Ai kerkon qe te ruhemi prej se ligut,por Ai kurre nuk kerkon qe te pranohemi per trashegimine ne lavdi derisa te kemi moshe te pjekur.Te Krishteret shpesh duan te vdesin kur kane ndonje trazire.Pyeti perse dhe do te te thone,”Sepse do donim te ishim me Zotin.”Druajme se nuk eshte dhe aq shume sepse po deshirojne me zjarr per te qene me Zotin se sa deshirojne te heqin qafe trazirat e tyre;perndryshe do te ndjenin te njejten deshire per te vdekur ne kohera te tjera kur nuk jane nen trysnine  e sproves.Ato duan te shkojne ne shtepi,jo dhe aq per shoqerine e Shpetimtarit se sa per te qene ne prehje.Tani eshte nje gje e drejte te deshirosh te nisesh nese mund ta shprehim ate ne te njejten fryme si Pali,sepse te jesh me Krishtin eshte shume me mire,por deshira per t’i shpetuar trazires  eshte nje deshire egoiste.Perkundrazi perkujdesja dhe deshira juaj qofte lavderimi i Zotit me ane te jetes suaj ketu aq gjate sa i pelqen,edhe pse qofte ne mes te punes se rende,konfliktit,vuajtjes dhe leri Atij te thote se kur eshte “mjaft”.

 

2 maj-mbremje

 

“Te gjithe keto vdiqen ne besim.” {#Hebrenjve 11:13}

 

Shiko varrmbishkrimin e te gjithe atyre te shenjteve te bekuar qe rane ne gjume perpara ardhjes se Zotit tone!Nuk ka rendesi se si vdiqen,qofte ne moshe te vjeter,ose me mjete te dhunshme ;pika ne te cilen te gjithe pajtohen eshte me e vlefshmja per tu shenuar, « Te gjithe keto vdiqen ne besim. »Ne besim jetuan—ishte ngushellimi,udherrefyesi,motivi dhe mbeshtetja e tyre;dhe ne te njejtin hir shpirteror ato vdiqen,duke perfunduar kengen e jetes se tyre ne melodine e embel ne te cilen paten vazhduar per kaq gjate.Ato nuk vdiqen duke u mbeshtetur mbi mishin ose mbi vete arritjet e tyre;ato nuk u larguan prej udhes se tyre te pare te pranimit prej  Zotit,por e mbajten udhen e besimit deri ne fund.Eshte po aq e çmuar te vdesesh ne besim sa te jetosh ne besim.

 

Te vdesesh ne besim ka lidhje te dalluar me te kaluaren.Ato besuan premtimet e bera me pare dhe ishin te siguruar se mekatet e tyre ishin te fshira me ane te meshires se Zotit.Te vdesesh ne besim ka te beje me te tashmen.Keta te shenjte ishin beseplote per pranimin e tyre prej Zotit,ato gezuan rrezet e dashurise te Tij dhe u prehen ne besnikerine e Tij.Te vdesesh ne besim shikon drejt te ardhmes.Ato rane ne gjume,duke pohuar se Mesia do te vije me siguri dhe se kur ne ditet e fundit Ai do te shfaqet mbi toke,ato do ngrihen prej varreve te tyre per ta pare.Per to dhembjet e vdekjes ishin veçse dhembjet e lindjes se nje gjendje me te mire.Merr zemer,shpirti im,teksa lexon kete varrmbishkrim.Ecuria jote,me ane te hirit eshte ecuri besimi dhe pamja e syrit  rralle se te gezon;ky ka qene gjithashtu shtegu i me te ndriturit dhe me te mirit.Besimi ishte orbita ne te cilen keto yje te rendesise se pare levizen gjate gjithe kohes se ndriçimit te tyre ketu;dhe lum ti qe eshte e jotja.Shiko serish te Jezusi sonte,autori dhe persosesi i besimit tone,dhe falenderoje Ate qe te dha te njejtin besim te çmuar me ate te shpirtrave tani ne lavdi.

 

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article