3 maj
3 maj-mengjes {Lexim i perditshemt :#2 Mbreterve 6 :1-8 :29} {Studim i shpejte:#2 Mbreterve 16:1-17:41}
“Ne bote do te keni mundime.” {Gjoni 16:33}
A po pyet per arsyen e kesaj,besimtar?Shiko lart te Ati yt qiellor dhe veshtrohe Ate si te paster dhe te shenjte.A e di se nje dite do jesh si Ai?A do t’i pershtatesh lehte imazhit te Tij ?A nuk te duhet shume rafinim ne furrnalten e mundimit per te te pastruar?A do jete nje gje e lehte t’i heqesh qafe korruptimet e tua dhe te behesh i perkryer po ashtu si Ati yt qe eshte ne qiell eshte i perkryer?Me pas,I Krishtere,kthe syte perposhte.A e di se çfare armiqsh ke poshte kembes tende?Nje here ishe nje sherbetor i Satanit dhe asnje mbret nuk do qe te humbe nenshtetasit e tij.A mendon se Satani do te te lere vetem?Jo,ai do te jete perhera me ty,sepse “ai sillet rrotull si nje luan qe ulerin,duke kerkuar te gllaberoje ndonje prej jush.”Prit trazira pra I Krishtere kur shikon poshte teje.Me pas shiko perreth teje.Ku je?Je ne vendin e nje armiku,nje i huaj dhe nje banor i perkohshem.Bota nuk eshte shoku yt.Nese po,atehere ti nuk je miku i Zotit,sepse ai qe eshte miku i botes eshte armiku i Zotit.Ji i sigurte se do te gjesh armiq kudo.Kur po flen,mendo se po prehesh ne fushen e betejes;kur po ecen,dysho nje kurth ne çdo gardh.Ashtu si thuhet se mushkonjat pickojne te huajt me shume se vendasit,po ashtu mundimet e tokes do te jene me te mprehta per ty.Se fundmi,shiko brenda teje,ne vete zemren tende dhe ve re se çfare ka atje.Mekati dhe uni jane akoma aty.Ah!Sikur te mos kishe djall per te te tunduar,armiq per te te luftuar dhe bote per te zene ne kurth,do te gjeje akoma ne veten tende mjaft ligesi per te qene nje trazire e rende per ty,sepse “Zemra genjehet me teper se çdo gje tjeter dhe semuret ne menyre te pasherueshme.”Prit trazira pra,por mos u deshpero prej tyre,sepse Zoti eshte me ty per te te ndihmuar dhe per te te forcuar.Ai ka thene,”Do te jem me ty ne kohen e trazires;do te te çliroj dhe do te te nderoj.”
3 maj-mbremje
“Nje ndihme gjithnje e gatshme.” {#Psalmi 46:1}
Bekimet e beselidhjes nuk jane te synuara vetem per t’u veshtruar ,por per t’u zoteruar.Edhe Zoti yne Jezus na eshte dhene per perdorimin tone te tanishem.Besimtar,nuk e perdor Krishtin ashtu siç duhet.Kur je ne trazire,pse nuk i thua te gjithe hallin tend?A nuk ka valle nje zemer dashamirese dhe a nuk mund te te ngushelloje dhe te te lehtesoje?Jo,ti je duke shkuar per te gjithe shoket e tu,perveç te Shoku yt me i mire dhe duke thene hallin tend kudo perveçse ne kraharorin e Zotit tend.A je i ngarkuar me mekatet e kesaj dite?Ketu ka nje burim te mbushur me gjak:perdore ate,i shenjte,perdore ate.A te eshte kthyer nje ndijim faji?Hiri fales i Jezusit mund te provohet perseri dhe perseri.Eja te Ai menjehere per pastrim.A vajton dobesine tende?Ai eshte forca jote:pse mos te mbeshtetesh mbi Te?A ndjehesh lakuriq?Eja ketu,shpirt;vish rroben e drejtesise se Jezusit.Mos rri duke e veshtruar,por vishe.Zhvish vete drejtesine tende dhe edhe druajtjet e tua:vish te bardhen pelhure te hijshme,sepse ishte synuar per t’u veshur.A e ndjen veten te semure?Bjeri ziles se nates se lutjes dhe therrit Mjekun tend te dashur!Ai do te jape pijen tonike qe do te rigjalleroje.Je i varfer,por ke “nje kusheri,nje njeri te fuqishem e te pasur.”Cfare!nuk do shkosh te Ai dhe t’i kerkosh prej bollekut te Tij ndersa Ai te ka dhene premtimin se do te jesh bashketrashegimtar me Te dhe te ka lene trashegim gjithçka qe Ai eshte dhe gjithçka qe ka per te qene e jotja?Nuk ka asgje qe Krishti nuk pelqen se sa kur njerezit e Tij nuk e vleresojne dhe nuk e perdorin.Ai do shume qe te vihet ne pune prej nesh.Aq me shume barra vendosim mbi supet e Tij aq me i çmuar Ai do te jete per ne.
Le te jemi pra te thjeshte me Te,
Jo te ngadalte,kokeforte ose te ftohte,
Sikur Betlehemi yne te ishte
Cfare ishte Sinai ne te kaluaren.