4 maj
4 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2Mbreterve 9 :1-10 :36} {Studim i shpejte :#2Mbreterve 18 :1-20 :21}
“A mundet te shpike njeriu perendi,qe ne te vertete nuk jane perendi?” {#Jeremia 16 :20}
Nje mekat i madh i Izraelit te vjeter ishte idhujtaria,dhe Izraeli shpirteror i hap vetes telashe me nje prirje drejt se njejtes çmenduri.Ylli i Remfanit nuk shkelqen me dhe gruaja nuk qan me per Tamuzin por Mamoni akoma fut me dhune viçin e tij te arte dhe tempujt e krenarise nuk jane te braktisur.Uni ne forma te ndryshme lufton per te nenshtruar nen pushtetin e tij te zgjedhurit dhe mishi ngre lart altaret e tij sa here qe mund te gjeje hapesire per to.Femijet e parapelqyer jane shpesh shkaku i shume mekateve ne besimtaret ;Zotit i dhemb zemra kur na shikon te leme mendjen per to pertej mase ;ato do jetojne per te qene po aq nje mallekim i madh per ne sa Absalomi ishte per Davidin ose do te merren prej nesh per te lene shtepite tona te vetmuara.Nese Te Krishteret deshirojne te rrisin gjemba per te mbushur jasteke qe nuk japin gjume,le te lene mendte mbas te shtrenjteve te tyre.
Eshte e thene me vertetesi se « ato nuk jane perendi, » sepse objektet e dashurise sone te çmendur jane bekime shume te dyshueshme,ngushellimi qe na japin tani eshte i rrezikshem dhe ndihmen qe mund te na japin ne kohen e trazires eshte pak me te vertete.Pse,atehere,jemi kaq shume te magjepsur me kotesira ?Na vjen keq per paganin e gjore qe adhuron nje zot prej guri dhe prapeseprape ne adhurojme nje zot ari.Ku eshte siperia e madhe midis nje zoti prej mishi dhe nje zoti prej druri ?Parimi,mekati,çmenduria eshte e njejta ne secilin rast,veçse ne tonin krimi eshte me i renduar sepse ne kemi me shume drite dhe mekatojme perpara fytyres se saj.Pagani perkulet perpara nje hyjnie te rreme por Perendine e vertete nuk e ka njohur kurre ;ne kryejme dy te liga,duke braktisur Perendine e gjalle dhe duke u kthyer drejt idhujve.Zoti na pastrofte te gjitheve prej kesaj paudhesie te rende !
Idhullin me te shtrenjte qe kam njohur,
Cilido qofte
Me ndihmo ta shkul prej Fronit Tend,
Dhe te te adhuroj vetem Ty.
4 maj-mbremje
« Sepse jeni lindur perseri jo prej fares qe prishet por prej asaj qe nuk prishet. » {#1Pjetri 1 :23}
Pjetri me shume zell i dha zemer te shenjteve te shperndare te duan njeri tjetrin « me zjarr e me nje zemer te paster » dhe me urtesi e nxorri argumentin e tij jo prej ligjit,prej natyres,ose prej filozofise,por prej asaj natyre hyjnore dhe te larte qe Zoti ka mbjellur ne njerezit e Tij.Ashtu si nje kujdestar princash i matur punon rende per te krijuar dhe ushqyer ne to nje fryme mbreterore dhe nje sjellje te dinje,duke gjetur argumente ne postin dhe prejardhjen e tyre,po ashtu,duke shikuar njerezit e Zotit si trashegimtare te lavdise,princa me gjak mbreteror,prejardhes se Mbretit te mbreterve,aristokracia me e vjeter dhe me e vertete e tokes,Pjetri i thote, « Kujdesuni qe ta doni njeri tjeterin,per shkak te lindjes suaj fisnike,duke qene te lindur prej nje fare te pakorruptueshme ;per shkak te rraces suaj,duke qene prejardhur prej Zotit,Krijuesit te gjithçkaje dhe per shkak te caktimit tuaj te pavdekshem,sepse nuk do vdisni kurre,edhe pse lavdia e mishit do vyshket dhe qenia e tij do sose. »Do ishte mire sikur ne fryme perulesie te pohonim dinjitetin e vertete te natyres sone te riperteritur dhe ta ndiqnim ne perjetim.Cfare eshte nje I Krishtere ?Nese e krahason me nje mbret,ai i shton dinjitetit mbreteror shenjterine prifterore.Fisnikeria e mbretit shpesh ndodhet vetem ne kuroren e tij,per nje te Krishtere eshte e perhapur ne natyren e tij me te thelle.Ai eshte po aq lart mbi te tjeret me ane te rilindjes se tij sa nje njeri eshte mbi kafshen qe ngordh.Me siguri qe ai duhet te sillet ne gjithe veprimet e tij,si dikush qe nuk i perket shumices,por si i zgjedhur prej botes,i dalluar prej hirit sovran,i shkruar midis « popullit te veçante » dhe prandaj si dikush qe nuk mund te zvarritet ne pluhur si te tjeret,as te jetoje sipas menyres se qytetareve te botes.Dinjiteti i natyres suaj dhe shkelqimi i shpreses suaj,O besimtare ne Krisht,ju shtrengofshin ti qendroni besnik shenjterise dhe te menjanoni edhe dukjen e se liges.