5 maj

Publié le par alban

 

5 maj-mengjes {Lexim i perditshem :#2 Mbreterve 11 :1-13 :25} {Studim i shpejte :#2Mbreterve 21 :1-23 :37}

 

“Do te jem Perendia e tyre dhe ata do te jene populli im.” {#2Korintasve 6:16}

 

Cfare titulli i embel:”Populli im!”Cfare zbulese e hareshme:”Perendia e tyre!”Sa shume domethenie qe permbahet ne keto dy fjale,”Populli im!”Ketu ka veçanti.E gjithe bota eshte e Zotit;qielli,edhe qielli i qiejve eshte i Zotit dhe Ai mbreteron midis bijve te njerezve;por per ato qe Ai ka zgjedhur, qe ka i shlyer per Veten e Tij,Ai thote ate qe nuk thote per te tjeret—“Populli im.”Ne kete fjale gjendet idea e pronesise.Ne nje menyre te veçante “Pjesa e Zotit eshte populli i Tij,Jakobi eshte pjesa e trashegimise se Tij.”Te gjithe kombet mbi toke i perkasin Atij;e gjithe bota eshte nen pushtetin e Tij;prapeseprape populli i Tij,te zgjedhurit e Tij jane me veçanerisht zoterimi i Tij;sepse Ai ka bere me shume per to se te tjeret;Ai i ka blere ato me gjakun e Tij; i ka sjelle ato afer Vetes; i ka vene ne zemren e Tij;i ka dashur me nje dashuri te perjetshme,nje dashuri qe shume ujera nuk mund te shuajne dhe qe revolucionet e koherave nuk do te mjaftojne kurre per ta pakesuar qofte edhe ne shkallen me te vogel.Shoke te dashur,a mund ta shikoni veten tuaj me ane te besimit ne ate numer?A mund te shikoni lart ne qiell dhe te thoni,”Zoti dhe Perendia im:i imi me ane te asaj lidhjeje te embel qe me jep te drejten te te quaj At;i imi me ane te atij shoqerimi te shenjte qe kam endje ta mbaj me Ty kur te pelqen te me shfaqesh Veten ashtu siç nuk e ben me boten?”A mund te lexosh Librin e Frymezimit dhe te gjesh atje lidhjen e shpetimit tend?A mund te lexosh titullin tend te shkruar me gjak te çmuar?A mundesh me ane te nje besimi te perulur te kapesh rrobat e Jezusit dhe te thuash, « Krishti im ? »Nese po,atehere Zoti thote per ty dhe per te tjeret si ty, “Populli im;” sepse,nese Zoti eshte Zoti yt dhe Krishti Krishti yt,Zoti te ka perzemer veçanerisht;ti je objekti i zgjedhjes se Tij,i pranuar ne Birin e Tij te shumedashur.

 

5 maj-mbremje

 

“Kush i kushton kujdes Fjales do te gjeje te miren dhe kush i beson Zotit eshte i lumtur.” {#Fjalet e urta 16:20}

 

Urtesia eshte forca e vertete e njeriut;dhe nen udherrefimin e saj ai i permbush me se miri qellimet e qenies se tij.Te sillesh ne jete me urtesi i jep njeriut gezimin me te pasur dhe eshte per te kohezenia me fisnike per fuqite e tij;me ane te saj ai gjen  te miren ne kuptimin me te plote.Pa urtesi njeriu eshte si mezi i gomarit te eger,duke shkuar sa andej kendej,duke humbur fuqi qe mund te vihet ne perdorim ne menyre te dobishme.Urtesia eshte busulla me ane te ciles njeriu duhet te drejtohet pergjate hapesires se pashkelur te jetes;pa te ai eshte nje ene e braktisur,loja e ererave dhe e dallgeve.Nje njeri duhet te jete i kujdesshem ne nje bote te tille si kjo,ose perndryshe nuk do te gjeje te mire por do te zhytet ne te keqija te panumerta.Shtegetari do te plagose rende kemben e Tij midis shqopave te pyllit te jetes nese nuk i ben hapat me kujdesin me te madh.Ai qe eshte ne nje shkretetire te mbushur me banda hajdutesh duhet qe te veproje me urtesi nese do donte te udhetonte me siguri.Nese,te mesuar prej Mesuesit te Madh,ne e ndjekim atje ku Ai udheheq,do te gjejme te miren,edhe pse akoma ne kete banese te erret;ka fryte qiellore per tu mbledhur ne kete ane te kopshtit te Edenit dhe kenge parajse per tu kenduar midis korijeve te tokes.Po ku gjendet valle kjo urtesi?Shume e kane enderruar por nuk e kane zoteruar.Ku do ta mesojme valle?Le te degjojme zerin e Zotit,sepse Ai ka shpallur sekretin;Ai i ka zbuluar bijve te njerezve ku qendron urtesia e vertete,dhe ne e kemi ate ne tekst,”Dhe kush i beson Zotit eshte i lumtur.”Rruga e vertete per te vepruar me urtesi eshte te besosh Zotin.Ky eshte filli me i sigurte per labirintat me te nderlikuar te jetes,ndiqe ate dhe gjej lumni te perjetshme.Ai qe beson Zotin ka nje diplome urtesie e dhene prej frymezimit:ai eshte i lumtur tani dhe do te jete me i lumtur lart ne qiell.Zot,ne kete mbremje te bute ec me mua ne kopsht dhe me meso urtesine e besimit.

 

Publicité

Publié dans Maj

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article