19 shtator
19 shtator-mengjes {Lexim i perditshem :#Osea 1 :1-6 :11}
“Per lirine na çliroi Krishti” {#Galatet 5:1}
Kjo “liri” na ben te lire per kushtetuten e qiellit—Bibla.Ketu eshte nje varg i perzgjedhur,besimtar,”Kur te kalosh permes lumenjve,do te jem me ty.”Je i lire per kete.Ja nje tjeter:”edhe sikur malet te zhvendoseshin dhe kodrat te luanin nga vendi,dashuria ime nuk do te largohet prej teje.”;je i lire per kete.Ti je nje i ftuar i mirepritur ne tryezen e premtimeve.Shkrimi eshte nje thesar qe nuk zhgenjen kurre,i mbushur me furnizime te pafundme hiri.Eshte banka e parajses;ju mund te terhiqni prej saj sa te doni,pa pengim ose pengese.Ejani me besim dhe jeni te mirepritur per te gjithe bekimet e beselidhjes.Nuk ka as dhe nje premtim ne Fjalen qe ka per tu kursyer.Ne thellesite e mundimeve kjo liri le te te ngushelloje;midis dallgeve te deshperimit le te te gezoje;kur trishtimet te rrethojne le te jete lehtesimi jot.Kjo eshte deshmia e dashurise se Atit tend;ju jeni te lire per te ne te gjitha koherat.Ti je gjithashtu i lire ne lidhje me fronin e hirit.Eshte privilegji i besimtarit te kete hyrje ne çdo kohe tek Ati i tij qiellor.Cfaredo qofshin deshirat tona,veshtiresite tona,nevojat tona,ne jemi te lire ti shperndajme te gjitha perpara tij.Nuk ka rendesi se sa kemi mekatuar,ne mund te kerkojme dhe te presim falje.Nuk ka rendesi se sa te varfer jemi,ne mund te ndermjetesojme me premtimin e tij se Ai do te jape te gjitha gjerat e nevojshme.Ne kemi lejen ti afrohemi fronit te tij ne te gjitha koherat—ne oren e mesnates me te erret,ne vapen me te nxehte te mesdites.Ushtro te drejten tende,o besimtar,dhe gezo privilegjin tend.Ti je i lire per gjithçka qe fshihet si thesar ne Krisht—urtesia,drejtesia,shenjterimi,dhe shpetimi.Nuk ka rendesi çfare eshte nevoja jote,sepse ka plotesi permbushjeje ne Krisht,dhe kjo eshte atje per ty.O çfare “lirie” qe eshte liria jote!liri prej denimit,liri per premtimet,liri per fronin e hirit,dhe se fundmi liri per te hyre ne parajse.
19 shtator-mbremje
« Per kete femije u luta. » {#1 Sa 1:27}
Shpirtrat e perkushtuar kenaqen te shikojne tek ato meshirat qe ato kane marre ne pergjigje te pergjerimeve te tyre,sepse ato mund te shikojne dashurine e veçante te Zotit ne to.Kur ne mund ti quajme bekimet tona Samuel,qe do te thote,”i kerkuar Zotit”,ato do te jene po aq te shtrenjte per ne sa femija ishte per Anen.Penina kishte shume femije,por ato erdhen si bekime te zakonshme te pakerkuara ne lutje:femija i vetem i Anes i dhene prej qiellit ishte shume me i shtrenjte,sepse ai ishte fruti i pergjerimeve kembngulese.Sa i embel ishte ai uje per Samsonin qe ai gjeti ne “pusin e atij qe u lut!”Kupat e Kasies kthejne te gjitha ujrat te hidhura,por kupa e lutjes i kthen ne embelsi.A u lutem per tjetersimin e femijeve tane?Sa dyfish e embel,kur ato jane te shpetuar,te shikosh ne to kerkesat tona te permbushura!Me mire te gezohesh mbi to si fryti i pergjerimeve tona se sa si fryti i trupave tona.A kemi kerkuar prej Zotit ndonje dhunti shpirterore te zgjedhur?Kur te vije te ne do te jete e mbeshtjellur ne rroben e arte te vertetesise dhe besnikerise se Zotit,dhe keshtu qe eshte dyfish e çmuar.A kemi kerkuar per sukses ne vepren e Zotit?Sa e gezueshme eshte mireqenia vjen duke fluturuar mbi krahet e lutjes!Eshte gjithmone me mire te marresh bekime ne shtepine tone ne nje menyre legjitime,me ane te portes se lutjes;atehere ato jane bekime me te vertete,dhe jo tundime.Edhe kur lutja jone nuk permbushet menjehere,bekimi rritet akoma me ne pasuri per vonese;femija Jezus ishte shume me i dashur ne syte e Marise kur ajo e gjeti ate pasi e kishte kerkuar e pikelluar.Ate qe ne e fitojme me lutje duhet tia kushtojme Zotit,ashtu si Ana perkushtoi Samuelin.Dhurata erdhi prej qiellit,le te kthehet ne qiell.Lutja e solli,mirenjohja kendoi mbi te,dhe kushtimi le ta perkushtoje.Ketu do te kete nje rast te veçante per te thene,”Te asaj qe te perket te kam dhene.”Lexues a eshte lutja jote diçka natyrale apo eshte nje lodhje per ty?Cila nga keto?