18 shtator

Publié le par alban

18 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Danieli 10 :1-12 :13} {Studim i shpejte:#Amos 6:1—9:15}

 

“Nese jetojme sipas Frymes sipas Frymes duhet dhe te ecim.” {#Gal 5 :25}

 

Dy gjerat me te rendesishme ne fene tone te shenjte jane jete besimi

dhe ecuri besimi.Ai qe i kupton drejt keto nuk eshte larg se qeni nje mjeshter ne teologji perjetuese,sepse ato jane pika jetesore per nje Te Krishtere.Ju nuk do te gjeni kurre besim te vertete te pashoqeruar prej nje pershpirtshmerie te vertete ;ne anen tjeter,ju nuk do te zbuloni kurre nje jete me te vertete te shenjte e cila nuk ka per rrenje te saj nje besim te gjalle te varur mbi drejtesine e Krishtit.Mjere ato qe kerkojne njeren pa kerkuar edhe tjetren !Ka disa qe kultivojne besimin dhe harrojne shenjterine ;keto mund te jene shume te larte ne ortodoksi,por do te jene shume te thelle ne denim,sepse ato e mbajne te verteten ne padrejtesi ;dhe ka te tjere qe jane rropatur pas shenjterise se jetes por kane mohuar besimin,ashtu si Farizenjte me perpara,per te cilet Zoti tha,ato ishin « varre te lyera me gelqere. »Ne duhet te kemi besim,sepse ky eshte themeli ;ne duhet te kemi shenjteri jete,sepse kjo eshte ndertesa.Per çfare do ti sherbente thjesht themeli i nje ndertese nje njeriu ne diten e stuhise ?A do ta fshihte veten aty brenda ?Ai do nje shtepi per ta mbuluar,po ashtu si dhe nje themel per ate shtepi.Edhe ne po ashtu kemi nevoje per nje ndertese jete shpirterore nese do doni te kishim ngushellim ne diten e dyshimit.Por mos kerkoni nje jete te shenjte pa besimin,sepse kjo do te ishte njesoj sikur te ngrije nje shtepi qe nuk mund te ofroje strehe te perhershme,sepse nuk ka themel ne shkemb.Besimi dhe jeta le te vihen bashke dhe ashtu si dy kembe te nje harku ure,ato do ta bejne pershpirtshmerine tone te qendrueshme.Ashtu si drita dhe ngrohtesia rrjedhin prej se njejtit diell,ato jane njesoj plot me bekime.Ashtu si dy shtyllat e tempullit,ato jane per lavdi dhe per bukuri.Ato jane dy lumenj prej burimit te hirit ;dy llamba te ndezura me zjarr te shenjte ;dy peme ullinjsh te ujitur nga perkujdesja qiellore.O Zot,na jep kete dite jete perbrenda,dhe ajo do ta shfaqe vetveten jasht per lavdine tende.

 

 

 

18 shtator-mbremje

 

« Ato me vijne pas. »  {#Gjoni 10 :27}

 

Ne duhet te ndjekim Zotin tone po aq pa hezituar sa delet  e ndjekin bariun e tyre,sepse Ai ka  te drejte te na shpjere kudo qe i pelqen.Ne nuk i perkasim vetes tone,ne jemi blere me nje çmim—le te pranojme te drejtat e gjakut shlyes.Ushtari ndjek kapitenin e tij,sherbetori i bindet padronit te tij,aq me teper ne duhet te ndjekim Shlyesin tone,per te cilin jemi nje zoterim i blere.Ne nuk jemi te sinqerte ne pretendimin tone te te qenit Te Krishtere,nese ne veme ne pyetje urdherin e Udheheqesit dhe Komandantit tone.Nenshtrimi eshte detyra jone,ojnat jane çmenduria jone.Shpesh Zoti mund te na thoje ashtu si Pjetrit, « Me ndiq. »Atje ku Jezusi mund te na udheheqe,Ai shkon perpara nesh.Nese nuk dime se ku shkojme,ne e dime se me ke shkojme.Me nje shok te tille,kush do te kete frike rreziqet e udhes ?Udhetimi mund te jete i gjate,por krahet e tij te perjetshme do te na shpien deri ne fund.Prania e Jezusit eshte siguria e shpetimit te perjetshem,sepse Ai jeton,ne do te jetojme gjithashtu.Ne duhet te ndjekim Krishtin ne thjeshtesi dhe ne besim,sepse shtigjet ne te cilat Ai na udheheq perfundojne te gjitha ne lavdi dhe pavdekesi.Eshte e vertete se ato mund te jene shtigje jo te lehta—ato mund te jene te mbuluara me sprova te mprehta strallore,por ato shpien ne «  qytetin qe ka themele,ndertuesi dhe arkitekti i te cilit eshte Zoti. » « Te gjithe shtigjet e Zotit jane meshire dhe vertetesi per ato qe ruajne beselidhjen. »Le te vendosim besim te plote ne Udheheqesin tone,perderisa e dime se,te vije mireqenia ose armiqsia,semundja ose shendeti,popullariteti ose perçmimi,qellimi i tij do te zbatohet,dhe ai qellim do te jete i paster,e mire e paperzier per çdo trashegimtar te meshires.Ne do te na duket e embel te ngjisim anen e zhveshur te kodres me Krishtin ;dhe kur shiu dhe bora fryjne mbi fytyrat tona,dashuria e tij e shtrenjte do te na beje me fatlume se ato qe ulen ne shtepi dhe ngrohin duart e tyre ne zjarrin e botes.Ne maje te Amanes,ne strofullen e luaneve,ose ne kodren e leopardeve,ne do te ndjekim Te Shumedashurin tone.Jezus i vyer,na terhiq,dhe ne do te vrapojme mbas teje.

 

Publicité

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article