17 shtator

Publié le par alban

17 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Daniel 7 :1-9 :27}  {Studim i shpejte :#Amos 1 :1-5 :27}

 

“Sillmani” {#Marku 9:19}

 

Me deshperim i gjori baba i zhgenjyer u terhoq prej dishepujve drejt Zotit.Djali i tij ishte ne gjendjen me te keqe qe mund te jete e mundur,dhe te gjitha mjetet kishin deshtuar,por femija i mjere u çlirua shpejt prej se ligut kur prindi ne besim iu bind fjales se Zotit Jezus,”Sillmani.”Femijet jane nje dhurate e çmuar prej Zotit,por shume ankth vjen me to.Ato mund te jene nje gezim i madh ose nje hidherim i madh per prinderit e tyre;ato mund te mbushen me Frymen e Zotit ose te pushtuar me frymen e te ligut.Ne te gjitha rastet ,Fjala e Zotit na jep nje recete per sherimin e te gjithe semundjeve te tyre,”Sillmani.”O,me teper lutje agonizuese ne emer te tyre ndersa jane akoma ne djep!Mekati eshte atje,lutjet tona le te fillojne ta sulmojne ate.Thirrmat tona per foshnjen tone duhet te paraprijne ato thirrma qe paralajmerojne mberritjen e tyre te vertete ne boten e mekatit.Ne ditet e rinise se tyre ne do te shikojme deshmi te trishtueshme te asaj fryme memece dhe te shurdhet qe as qe nuk do te lutet ashtu siç duhet  e as nuk do te degjoje zerin e Zotit ne shpirt,por Jezusi akoma urdheron,”Sillmani.”Kur jane te rritur ato mund te kridhen ne mekat dhe te shkumezojne me armiqsi kunder Zotit;atehere kur zemrat tona nuk do mund te mbanin me ne duhet te kujtojme fjalet e Mjekut te madh,”Sillmani.”Kurre nuk duhet te pushojme te lutemi derisa ato te pushojne te marrin fryme.Asnje rast nuk eshte i pashprese ndersa Jezusi jeton.

 

Zoti ndonjehere e ben popullin e tij te shkoje ne ndonje cep qe ata te mund te njohin me perjetim se sa i nevojshem Ai eshte per to.Femijet e papershpirtshem,kur ato na tregojne pafuqishmerine tone kundrejt shthurjes se zemrave te tyre,na shpien te fluturojme tek i Forti per force,dhe ky eshte nje bekim i madh per ne.Cfaredo qe te jete nevoja jone e mengjesit,le te na çoje si nje rryme e forte tek oqeani i dashurise.Jezusi shpejt mund te fshije trishtimin tone,Ai kenaqet tek na ngushellon.Le te nxitojme tek Ai ndersa po pret qe te na takoje.

 

 

17 shtator-mbremje

 

« Perforcoje. »  {#Ligji i perterire 1 :38}

 

Zoti e perdor popullin e tij per ti dhene zemer njeri-tjetrit.Ai nuk i tha nje engjelli, « Gabriel,sherbetori im Jozueu eshte gati te udheheqe popullin tim ne Kanan---shko,jepi zemer. »Zoti asnjehere nuk ve ne pune mrekulli te panevojshme ;nese qellimet e tij mund te permbushen nga mjetet e zakonshme,Ai nuk do te perdore nderhyrje te mrekullueshme.Gabrieli nuk do kishte qene as gjysem i pershtatshem mire per punen sa Moisiu.Simpatia e nje vellai eshte me e çmueshme se sa misioni i nje engjelli.Engjelli,i shkathet prej kraheve,pati njohur me mire urdherin e Zotit se sa karakterin e njerezve.Nje engjell nuk pati perjetuar kurre veshtiresine e udhes,as nuk pati pare gjarperinjt e zjarrte,as nuk pati udhehequr shumicen qafeforte ne shkretetire ashtu si Moisiu pati bere.Ne duhet te jemi te gezuar qe Zoti zakonisht punon per njeriun me ane te njeriut.Ai formon nje hallke vellazerie,dhe duke qene bashkarisht te varur nga njeri tjeter,ne jemi te shkrire me teresisht ne nje familje.Vellezer,merreni tekstin si mesazhi i Zotit per ju.Punoni shume qe te ndihmoni te tjeret,dhe veçanerisht perpiquni ti jepin kurajo atyre.I flisni me gaz te riut dhe pyetesit te shqetesuar,duke u perpjekur me dashuri te hiqni gure pengese prej rruges se tij.Kur ju gjeni nje shkendije hiri ne zemer,gjunjezohu dhe fry qe te behet flake.Lere besimtarin e ri te zbuloje ashpersine e rruges shkalle shkalle,por foli per forcen qe banon ne Zot,per sigurine e premtimit te tij,dhe per hiret e shoqerimit me Krishtin.Syno te ngushellosh te pikelluarin,dhe te gjallerosh zemerleshuarin.Foli nje fjale atehere kur duhet atij qe eshte i lodhur,dhe jepi zemer atyre qe kane frike te vazhdojne rrugen me gezim.Zoti te jep zemer ty me ane te premtimeve te tij ;Krishti te jep zemer tek tregon parajsen qe ka fituar per ty,dhe Fryma te jep zemer tek vepron ne ty ne vullnetin tend dhe per te bere siç do dhe si i pelqen.Imito urtesine hyjnore,dhe jepi zemer te tjereve,sipas fjales se kesaj mbremje.

 

Publicité

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article