16 shtator

Publié le par alban

16 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Daniel 4 :1-6 :28}  {Studim i shpejte :#Joel 1 :1-3 :21}

 

“Pjesetare te natyres hyjnore.” {#2 Pjeter 1:4}

 

Te jesh pjesetar i natyres hyjnore sigurisht nuk do te thote te behesh Zot.Kjo nuk ka se si te jete.Esenca e Hyjnise nuk eshte per tu ndare me krijesen.Midis krijeses dhe Krijuesit duhet te kete perhera nje hon per sa i perket esences;por po ashtu si njeriu i pare Adami u be sipas imazhit te Zotit,po ashtu dhe ne,me ane te riperteritjes se Frymes se Shenjte,jemi ,ne nje kuptim akoma me hyjnor,bere sipas imazhit te Shume te Lartit,dhe jemi pjestare te natyres hyjnore.Ne jemi bere si Zoti me ane te hirit.”Zoti eshte dashuri”;ne behemi dashuri---“Ai qe do eshte i lindur prej Zotit.”Zoti eshte vertetesi;ne behemi te vertete,dhe duam ate qe eshte e vertete:Zoti eshte i mire,dhe Ai na ben te mire me ane te hirit te tij,keshtu qe ne behemi te pasterit ne zemer qe do te shikojne Zotin.Me teper akoma,ne behemi pjestare te natyres hyjnore ne nje kuptim akoma me te larte se ky---ne fakt,ne nje kuptim po aq fisnik sa mund te perfytyrohet,perveç se ne nuk jemi teresisht hyjnor.A nuk behemi ne gjymtyret e trupit te personit hyjnor te Krishtit?Po,i njejti gjak qe rrjedh ne koke,rrjedh ne dore:dhe e njejta jete qe gjalleron Krishtin,gjalleron popullin e tij,sepse “ju jeni te vdekur dhe jeta juaj eshte e fshehur me Krishtin ne Zot.”Jo,sikur kjo te mos ishte e mjaftueshme,ne jemi te martuar me Krishtin.Ai na ka fejuar me veten e tij ne drejtesi dhe besnikeri,dhe ai qe eshte i bashkuar me Zotin eshte i nje fryme.O!mister i mrekullueshem!ne shikojme mbi te por kush do ta kuptoje?Nje i vetem me Jezusin---aq nje me te sa dega nuk eshte me teper nje me hardhine se sa ne jemi pjese e Zotit,Shpetimtarit tone,dhe Shlyesit tone!Ndersa ne gezohemi ne kete,le te kujtojme se ato qe jane bere pjestare te natyres hyjnore do te shfaqin marredhenien e tyre te larte dhe te shenjte ne veprimin e tyre me te tjeret,dhe do ta bejne ate te qarte me ane ecjes dhe bisedimit te tyre se ato i kane shpetuar korruptimit qe eshte ne bote me ane te epshit.O,me teper shenjteri jete!

 

 

16 shtator-mbremje

 

« A jam valle deti apo nje perbindesh i detit qe ti me ruan me ne roje ? » {#Jobi 7 :12}

 

Kjo ishte nje pyetje e çuditshme per Jobin per tia drejtuar Zotit.Ai e ndjeu vetveten te ishte shume i pavlere per tu ruajtur dhe ndrequr aq rreptesisht,dhe ai shpresoi se nuk ishte dhe aq i panenshtruar sa te kishte nevoje per tu permbajtur.Hetimi ishte natyral per nje qe ishte rrethuar me mjerime te tilla te padurueshme,por si do qe te jete,hetimi mund te meritoje nje pergjigje shume  perulese.Eshte e vertete se njeriu nuk eshte deti,por ai eshte akoma me i bezdisshem dhe i pabindur.Deti me bindje respekton kufijte e tij,dhe edhe pse te jete nje rrip rere,ai nuk e tejkalon kufirin.I fuqishem siç eshte,ai degjon « deri ketu-n »hyjnore,dhe atehere kur me i terbuar me stuhi ai respekton fjalen ;por njeriu kokeforte sfidon qiellin dhe shtyp token,dhe nuk ka fund per terbimin e tij rebel.Deti,duke iu bindur henes,baticon dhe zbaticon me rregullsi te papushueshme,dhe keshtu kryen nje bindje vepruese po ashtu si dhe pesuese ;por njeriu,i trazuar pertej sferes se tij,flen brenda kufijve te detyres,i paturpe atje ku duhet te ishte veprues.Ai as qe do te vije dhe as qe do te shkoje mbasi ka marre urdherin hyjnor,por me zymtesi parapelqen te beje çfare nuk duhet te beje,dhe te lere te pabere ate qe i kerkohet.Cdo pike ne oqean,çdo shkumezim prej rruaze dhe çdo hedhe shkume,çdo guaske dhe guralec,e ndjejne fuqine e ligjit,dhe shkaktohen ose levizin menjehere.O sikur natyra jone te ishte sa  e njemijta pjese po aq e bindur vullnetit te Zotit !Ne e quajme detin te paqendrueshem dhe te shtinjak,por ne te vertete sa i qendrueshem qe eshte !Qe prej diteve te eterve tane,dhe kohes se vjeter perpara tyre,deti eshte atje ku ishte,duke goditur te njejtet shkembinj me te njejten ton ;ne e dime ku ta gjejme,ai nuk e braktis shtratin e tij,dhe nuk ndryshon ne ushtimen e tij te papushueshme ;por ku eshte njeriu---njeriu i kote,i paqendrueshem ?A mund ta gjeje dot njeriu i urte se prej çfare çmendurie do te joshet me pas larg prej bindjes se tij ?Ne kemi nevoje per me teper vrojtim se sa deti shkulmues,dhe jemi shume me teper rebele.Zot,na permba per hir te vete lavdise tende.Amen.

 

Publicité

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article