15 shtator
15 shtator-mengjes {Lexim i perditshem :#Daniel 1 :1-3 :30} {Studim i shpejte:#Osea 7:1-14:9}
“Ai nuk do t’u trembet lajmeve te keqija.” {#Psalmi 112:7}
I Krishtere,nuk ke pse ti kesh frike ardhjes se lajmeve te keqija;sepse nese je i hidheruar prej tyre atehere çfare ben ti me shume se njerezit e tjere?Njerezit e tjere nuk kane Zotin tend ku te fluturojne;ato nuk e kane provuar kurre besnikerine e tij ashtu si ti,dhe nuk eshte per tu çuditur nese ato perkulen me shqetesim dhe tremben me frike:por ti pretendon te jesh i nje fryme tjeter;ti je rilindur perseri per nje shprese te gjalle dhe zemra jote jeton ne qiell dhe jo mbi gjera tokesore;tani,nese bie ne sy se hutohesh si njerezit e tjere,çfare eshte vlera e atij hiri qe ti pretendon se ke marre?Ku eshte dinjiteti i asaj natyre te re qe ti pretendon se e ke?
Perseri nese do mbusheshe me shqetesim,si te tjeret,ti do te drejtoheshe,pa dyshim,ne mekatet kaq te zakonshme te te tjereve nen rrethana sprovuese.Te papershpirtshmit kur zihen ne befasi prej lajmeve te keqija,rebelohen kunder Zotit;ato murmurojne,dhe mendojne se Zoti i trajton ashper.A do te biesh ne te njejtin mekat?A do te provokosh Zotin ashtu si ato bejne?
Me teper,njerezit e patjetersuar shpesh perdorin si ndihme menyra te gabuara me qellim per te shpetuar prej veshtiresive,dhe me siguri ti do te besh te njejten gje nese mendja jote mposhtet prej presionit te tanishem.Beso ne Zotin,dhe prit me durim per Te.Veprimi jot me i urte eshte te besh ashtu siç beri Moisiu ne Detin e Kuq,”qendroni dhe çlirimi do te vije nga Zoti”Sepse nese i le shteg frikes kur degjon per lajme te keqija,ti do te jesh i paafte te perballosh traziren me ate qendrim te qete qe eshte e forte per detyren,dhe mban nen armiqesine.Si mund te lavderosh Zotin nese sillesh si burracak?Te shenjtet kane kenduar shpesh lavdite e larta te Zotit ne mes zjarrit,por a do te madheronin Shume te Lartin dyshimet dhe zemerleshimet e tua sikur te mosh kishe asnje per te te ndihmuar?Merr pra kurajo,dhe duke u mbeshtetur ne mirebesim te sigurte mbi besnikerine e Zotit tend beselidhes,”zemra jote te mos turbullohet dhe as te kete frike.”
15 shtator-mbremje
« Nje popull i afert per te. » {#Psalmi 148:14}
Hirdhenia e beselidhjes se vjeter i perkiste largesise.Kur Zoti iu shfaq Moisiut madje edhe atij Ai i tha,”Mos u afro ketu,hiq sandalet nga kembet”;dhe kur Ai i shfaqi veten mbi Malin Sinai popullit te tij te zgjedhur dhe te ndare veças,njera prej urdherimeve te tij ishte,”Ti do vesh kufi rreth malit.”Ne adhurimin e shenjte te tabernakullit dhe te tempullit,mendimi i largesise ishte perhera i spikatur.Turma e popullit as qe nuk mund te hynte ne oborrin e jashtem.Ne oborrin e brendshem asnje perveç prifterinjve nuk mund te hynte;ndersa ne vendin me te brendshem,ose me te shenjtin e te shenjteve,prifti i larte hynte vetem nje here ne vit.Kjo me qellim sikur Zoti donte ne ato kohera te vjetra te mesonte njeriun se mekati ishte kaq i urryeshem per Te,sa Ai duhet ta trajtonte njeriun si leprozet te nxjerre jashte kampit;dhe kur Ai erdhi me afer atyre,prapeseprape Ai i beri te ndjejne gjeresine e ndarjes midis Zotit te shenjte dhe nje mekatari te papaster.Kur erdhi ungjilli,ne u vendosem ne nje themel tjeter.Fjala “Shko” u shkembye me “Eja”;largesia i la vendin afersise,dhe ne qe me perpara ishim larg,u afruam me ane te gjakut te Jezu Krishtit.Hyjnia e misheruar nuk ka mure zjarri rreth saj.”Ejani tek Une,te gjithe ju qe jeni te sfilitur e te renduar dhe Une do t’ju bej te preheni,”eshte shpallja e gezueshme e Zotit tek shfaqet ne mishin njerezor.Tanime Ai nuk i meson leprozit lepren e tij duke e vene ate ne largesi,por duke vuajtur vete ndeshkimin e papastertise.Cfare gjendje sigurie dhe privelegji eshte afersia me Zotin me ane te Jezusit!A e njihni kete prej perjetimit?Nese e dini kete,a po jetoni ne fuqine e saj?E mrekullueshme eshte kjo afersi,prapeseprape ka per tu ndjekur prej nje hirdhenie te nje afersie me te madhe,kur do te thuhet,”Tabernakulli i Zotit eshte me njerezit,dhe Ai banon ne mes tyre.”Pershpejtohe kete O Zot.