14 shtator

Publié le par alban

14 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Eze 46 :1-48 :35}  {Studim i shpejte:#Ho 1:1-6:11}

 

“Atje me te kishte dhe lundra te tjera.” {#Marku 4 :36}

 

Jezusi ishte Zoti i Larte Admiral i detit ate nate,dhe prania e tij i ruajti te gjithe te tjeret.Eshte mire te lundrosh me Jezusin,edhe pse te jete ne nje lunder te vogel.Kur ne lundrojme ne shoqerimin e Krishtit,ne nuk mund te sigurohemi per mot te mire,sepse stuhite e medha mund te tundin varken qe mban vete Zotin dhe ne nuk duhet te presim te gjejme detin me pak te papermbajtshem perreth varkes sone te vogel.Nese ne shkojme me Jezusin duhet te jemi te kenaqur te udhetojme ashtu siç Ai udheton ;dhe kur dallget jane te forta per Te,ato do te jene te forta per ne.Eshte me ane te stuhive dhe lekundjeve qe ne do te zbresim ne toke,ashtu siç Ai beri perpara nesh.

 

Kur stuhia pushtoi liqenin e erret te Galilese te gjithe çehret u nxine,dhe te gjitha zemrat i tuteshin mbytjes se varkes.Kur e gjithe ndihmesa e krijeses ishte e padobishme,Shpetimtari  qe flinte u çua dhe me nje fjale,e transformoi traziren e stuhise ne nje qetesi te thelle te nje bunace ;atehere  lundrat e vogla ishin ne pushim po ashtu si ajo qe mbante Zotin.Jezusi eshte ylli i detit ;dhe edhe pse te kete trishtim mbi det,kur Jezusi eshte mbi te ka edhe gezim.E befshin zemrat tona Jezusin spirancen e tyre,timonin e tyre,farin e tyre,barken e shpetimit te tyre,dhe limanin e tyre.Kisha e tij eshte flamuri i Admiralit,le te ndjekim me vemendje levizjet e saj dhe ti gezojme oficeret e saj me pranine tone.Ai vete eshte forca terheqese e madhe ;le te ndjekim gjurmet e tij,te veme re sinjalet e tij,te drejtuar nga harta detare e tij,dhe te mos kemi frike kurre kur Ai eshte afer.Asnje anije ne vargan nuk do te mbytet ;Komodori i madh do te drejtoje çdo barke ne siguri drejt limanit te deshiruar.Me ane te besimit ne do te leshojme kabllin per nje dite tjeter lundrimi,dhe per te lundruar me Jezusin ne nje det mundimesh.Ererat dhe dallget nuk do te na kursejne,por ato te gjitha i binden Atij ;dhe prandaj çfaredo shqote te ndodhe besimi do te ndjeje nje qetesi te bekuar perbrenda.Ai eshte perhera ne qendren e shoqerise se rrahur nga era :le te gezohemi ne te.Barka e tij ka arritur limanin,dhe po ashtu edhe tonat do ta arrijne.

 

 

14 shtator-mbremje

 

« Para teje pranova mekatin tim,nuk e fsheha paudhesine time.Thashe : « Do t’ia rrefej shkeljet e mia Zotit » ,dhe ti e ke falur paudhesine e mekatit tim. »  {Psalmi 32 :5}

 

Dhembja e Davidit prej mekatit ishte e hidhur.Pasojat e tij ishin te dukshme ne pamjen e tij te jashtme : « kockat e tij treteshin » ; « fuqia e tij i pergjante thatesise se veres. »Ai nuk gjeti sherim derisa beri nje rrefim te plote perpara fronit te hirit qiellor.Ai na thote se per pak kohe heshti,dhe zemra e tij u be akoma me shume e me shume e mbushur me dhembje :ashtu si nje liqen malor dalja e te cilit eshte e bllokuar,shpirti i tij gelltitej prej perrenjve te deshperimit.Ai formoi justifikime ;u perpoq te largonte mendimet e tij,por me kot ;ashtu si nje ulçer e acaruar ankthi i tij rritej,dhe perderisa nuk perdorte bisturine e rrefimit,fryma e tij ishte plot me vuajtje,dhe nuk njihte paqe.Me ne fund ai arriti ne kete,qe ai duhej te kthehej te Zoti ne nje pendim te perulur,ose te vdiste menjehere ;keshtu ai nxitoi te froni i meshires,dhe atje shpalosi vellimin e padrejtesive te tij perpara Shikuesit te gjithçkaje,duke pranuar me fjale te gjithe te ligen e udheve te tij ashtu si ju e lexoni ne psalmin pesedhjete e nje dhe psalme te tjere pendues.Mbasi beri kete,nje veper kaq e thjeshte dhe prapesepra kaq e veshtire per krenarine,ai fitoi menjehere deshmine e faljes hyjnore ;kockat qe qene tretur u bene te gezoheshin,dhe ai doli prej kthines se tij per te kenduar bekueshmerine e njeriut shkelja e te cilit eshte falur.Shiko vleren e hirit qe rrefimi i mekatit solli !Eshte per tu çmuar mbi çdo çmim,sepse ne çdo rast kur ka rrefim te vertete te hirshem,meshira jipet falas,jo sepse pendimi dhe rrefimi meritojne meshire,por per hir te Krishtit.I bekuar qofte Zoti,ka gjithmone sherim per zemren e thyer ;burimi po rrjedh perhera per te na pastruar ne prej mekateve tona.Me te vertete o Zot,Ti je nje Zot « gati per te falur ! »Prandaj ne do te pranojme padrejtesite tona.

 

Publicité

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article