13 shtator
13 shtator-mengjes {Lexim i perditshem :#Eze 43 :1-45 :25} {Studim i shpejte:#Daniel 10:1-12:13}
“Kur kalojne luginen e Bakas,e shnderrojne ate ne nje vend burimesh,dhe shiu i pare e mbulon me bekime.” {#Psalm 84:6}
Kjo na meson se ngushellimi fituar nga njeri mund shpesh te jete i sherbyeshem per nje tjeter;po ashtu si burimet qe mund te perdoreshin nga kompania qe erdhi mbrapa.Ne lexojme ndonje liber plot me ngushellim qe eshte si bastuni i Xhonatanit,duke pikuar mjalte.Ah!ne mendojme vellai yne ka qene atje para nesh,dhe e germoi kete pus per veten po ashtu si per ne.Shume libra inkuarajues kane qene nje pus i germuar prej nje shtegetari per veten e tij,por ne te njejten kohe kane qene po aq te dobishem per te tjere.Veçanerisht ne e veme re kete ne Psalmet,si ky fillimi,”Pse ligeshtohesh shpirti im?”Udhetaret jane kenaqur te shikojne gjurmen e njeriut ne bregun e zbrazet,dhe ne duam te shikojme shenjat e shtegetareve duke kaluar permes lugines se loteve.
Shtegetaret germuan pusin,por shume e çuditshme,ai mbushet prej lart ne vend qe te mbushet prej se poshtmi.Ne perdorim mjetet,por bekimi nuk vjen prej mjeteve.Ne germojme nje pus por qielli e mbush ate me shi.Kali eshte i pergatitur ne diten e betejes,por fitorja vjen prej Zotit.Mjetet jane te lidhura me fundin,por ato nuk e prodhojne dot prej vetvetes ate.Shiko ketu se shiu mbush pishinat,keshtu qe puset behen te dobishme si rezervuar per ujin;puna nuk eshte e humbur,por prapeseprape ajo nuk zevendeson ndihmen hyjnore.
Hiri mund te krahasohet mire me shiun per pastertine e tij,per ndikimin e tij freskues dhe gjallerues,per ardhjen e tij vetem prej lart,dhe per sovranitetin me ane te cilit jipet ose mbahet.Paçin lexuesit tane rrebesh bekimesh,dhe pusat qe ata kane hapur te mbushen me uje!O,çfare jane mjetet dhe urdheresat pa buzeqeshjen e Zotit.Ato jane si re pa shi,si pishina pa uje.O Zot dashurie,hap dritaret e qiellit dhe na derdh nje bekim!
13 shtator-mbremje
« Ky po pranon mekataret. » {#Lluka 15 :2}
Vini re perfilljen e ketij fakti.Ku Njeri,qe eshte lart çdo njeriu tjeter,i shenjte,i parrezikshem,i panjollosur dhe i ndare prej mekatareve---ky Njeri pranon mekataret.Ky Njeri,qe nuk eshte tjeter perveçse Zoti i perjtshem,para se cilit engjejt vellojne fytyrat e tyre---ky Njeri pranon mekataret.Duhet gjuha e nje engjelli per te pershkruar nje perkulje te tille dashurie.Qe ndonjeri prej ne tek deshiron te kerkon te humburin kjo nuk ka ndonje gje te mrekullueshme---ato jane te vete rraces sone;por qe Ai,Zoti i fyer,kunder te Cilit shkelja u krye,te mund te marre formen e nje sherbyesi,dhe te mbaje mekatin e shume njerezve,dhe te doje pastaj te pranoje me te poshterin e te poshterve,kjo eshte e mrekullueshme.
“Ky Njeri pranon mekataret”;prapeseprape jo qe ata te qendrojne mekatare,por Ai i pranon ato qe ti fali mekatet e tyre,te jusfikoje personat e tyre,te pastroje zemrat e tyre me fjalen e tij pastruese,te ruaje shpirtrat e tyre me banimin e Frymes se Shenjte,dhe ti mundesoje ato ti sherbejne ato,te shpallin lavdine e tij,dhe te kene shoqerim me Te.Ne dashurine e zemres se tij,Ai i pranon mekataret,i nxjerr prej qelise,dhe i vendos si gure te çmuar ne kuroren e tij;i nxjerr ato si nje ure zjarri e shkeputur nga zjarri,dhe i ruan ato si monumente te shtrenjte te meshires se tij.Askush nuk jane aq te shtrenjte ne syte e Jezusit sa mekataret per te cilet Ai vdiq.Kur Jezusi pranon mekataret,Ai nuk ka disa jashte dyerve te vendit te pritjes,as repart per te varferit atje ku Ai kujdeset per ato ashtu si njerezit bejne per lypesit kalimtare,por Ai hap dyert e arta te zemres se tij mbreterore,dhe pranon mekatarin drejt e ne vetvete---po,Ai pranon penduesin e perulur ne nje bashkim personal dhe e ben ate gjymtyre te trupit te tij,te mishit te tij,te kockave te tij.Nuk kishte kurre nje pritje si kjo!Ky fakt eshte akoma teper i sigurte kete mbremje,Ai po pranon akoma mekatare:mekataret pranofshin Zotin!