12 shtator
12 shtator-mengjes {Lexim i perditshem :#Eze 40:1-42:20} {Studim i shpejte:#Da 7:1-9:27}
“Zoti eshte xheloz.” {#Na 1:2}
Zoti yt eshte shume xheloz per dashurine tende o besimtar.A eshte Ai qe te zgjodhi ty?Ai nuk mund te duroje qe ti te mund te zgjedhesh nje tjeter.A te bleu me vete gjakun e tij?Ai nuk mund te duroje qe ti te mendosh se i perket vetvetes,ose se ti i perket botes.Ai te deshi me nje dashuri te tille sa qe Ai nuk do te donte te ishte ne qiell pa ju;Ai do preferonte te vdiste se sa ju te vdisnit,dhe ai nuk mund te duroje qe ndonje gje te qendroje mes dashurise se zemres tende dhe Atij.Ai eshte shume xheloz per besimin tend.Ai nuk do te lejoje te besosh ne nje krah prej mishi.Ai nuk mund te duroje qe ti te hapesh gropa qe nuk mbajne uje,nderkohe qe burimi qe gufon eshte perhera i lire per ty.Kur ne mbeshtetemi mbi te,Ai eshte i kenaqur,por kur ne e transferojme varesine tone nje tjetri,kur ne mbeshtetemi mbi urtesine tone,ose urtesine e nje shoku---me e keqja,kur ne besojme ne ndonje nga veprat tona,Ai eshte i pakenaqur,dhe to na ndreqe qe te na sjelli tek Ai.Ai eshte gjithashtu shume xheloz per shoqerine tone.Nuk duhet te kete ndonje qe bashkebisedojme me shume se sa me Jezusin.Te qendrosh vetem ne Te,kjo eshte dashuri e vertete;por te kesh shoqerim me boten,te gjesh ngushellim ne mireqeniet tona misherore,te preferosh edhe shoqerine e Te Krishtereve se sa lidhjen me Te,kjo eshte shume e pikellueshme per Zotin tone xheloz.Ai do te donte me gjithe zemer te qendronim ne Te,dhe te gezonim shoqerim te vazhdueshem me Te;dhe shume prej sprovave qe Ai na dergon kane per qellim te na ndajne zemrat tona prej krijeses,dhe ti nguliti ato me afer me Te.Le te jete nje ngushellim per ne kjo xhelozi qe do te na mbaje afer Krishtit,sepse nese Ai na do aq shume sa te kujdeset keshtu per dashurine tone ne mund te jemi te sigurte se Ai nuk do te lejonte asgje per te na demtuar,dhe do te na mbroje prej te gjithe armiqve tane.O qe te mund te kemi hir kete dite per te mbajtur zemrat tona ne nje dliresi te shenjte vetem per te Shumedashurin tone,me nje xhelozi te shenjte duke i mbyllur syte per te gjitha terheqjet e botes!
12 shtator-mbremje
« Une do te kendoj miresine tende dhe drejtesine tende. » {Psalmi 101 :1}
Besimi triumfon mbi sproven.Kur arsyja hidhet ne burg,me kembet te lidhura ne hekur,besimi i ben muret e qelise te tingellojne me notat e tij te hareshme tek therret, « une do te kendoj miresine tende dhe drejtesine tende.Do te te kendoj ty o Zot.Besimi e heq masken e zeze prej fytyres se trazires dhe zbulon engjellin mbrapa.Besimi shikon lart tek reja dhe ve re se eshte plot me meshire dhe do te derdhi bekimet e saj mbi koken e tij.Ka nje teme per kenge edhe ne gjykimet e Zotit kundrejt nesh.Sepse,se pari,sprova nuk eshte aq e rende sa mund te kishte qene ;pastaj,trazira nuk eshte aq e rrepte sa do kishim merituar te kishim patur ;dhe dhimbja jone nuk eshte aq shtypese sa barra qe te tjeret kane per te mbajtur.Besimi shikon se ne trishtimin e saj me te keq nuk ka asgje denuese ;nuk ka as edhe nje pike te zemerimit te Zotit ne te ;e gjitha eshte e derguar ne dashuri.Besimi dallon dashurine tek shkelqen si nje gur i çmuar ne kraharorin e nje Zoti te zemeruar.Besimi thote per dhembjen e tij, « kjo eshte nje medalje nderi sepse femija duhet te ndjeje fshikullen » ;dhe me pas ai kendon per rezultatin e embel te trishtimeve te tij,sepse ato punojne te miren e tij shpirterore.Jo,me teper,thote Besimi, « keto zemerdhembje te lehta,qe jane per nje çast,vene ne veper per mua nje peshe lavdie teper me te larte dhe te perjtshme. »Keshtu besimi kaleron mbi kalin e zi,duke mposhtur dhe per te mposhtur,duke shtypur arsyen njerezore dhe kuptimin misheror,dhe duke kenduar nota fitoreje midis perleshjes me te ashper.
Gjithçka qe takoj zbuloj se me ndihmon
Ne udhen time drejt gezimit qiellor :
Ku,edhe pse sprova me presin tani,
Sprovat nuk merzisin me kurre
I bekuar atje me nje peshe lavdie;
Akoma udhen nuk do ta harroj kurre,
Por mes harese e klithmes me udhehoqi
Te froni i Shpetimtarit tim te bekuar.