11 shtator
11 shtator-mengjes {Lexim i perditshem :#Eze 37 :1-39 :29} {Studim i shpejte :#Da 4:1-6:28}
“Dilni nga gjiri i tyre dhe veçohuni.” {# 2Kor 6:17}
I Krishteri,ndersa eshte ne bote,nuk duhet te jete i botes.Ai duhet te dallohet per kete ne objektin e madh te jetes se tij.Per te,”te jetosh,”duhet te jete “Krishti.”Nese han ose pin ose çfaredo qe ben,ai duhet te bej gjithçka per lavdine e Zotit.Ju mund te grumbulloni thesare;por grumbulloni lart ne qiell,ku as mola as ndryshku korruptojne,ku hajdutet nuk thyejne as vjedhin.Ju mund te perpiqeni te jeni te pasur;por le te jete ambicia juaj per te qene “i pasur ne besim,”dhe ne vepra te mira.Ju mund te ndjeni kenaqesi;por kur jeni te gezuar,kendoni psalme dhe beni melodi ne zemrat tuaja Zotit.Ne frymen tuaj po ashtu si ne qellimin tuaj,ju duhet te ndryshoni nga bota.Duke pritur perulesisht perpara Zotit,gjithmone i ndergjegjshem per pranine e tij,duke u kenaqur ne shoqerim ne te,dhe duke kerkuar vullnetin e tij,ju do te provoni se jeni te nje rrace qiellore.Dhe do te jini te ndare prej botes ne veprimet e tuaja.Nese nje gje eshte e drejte,edhe pse ju humbni prej saj,duhet bere;nese eshte e gabuar,edhe pse ju do fitonit prej saj,ju duhet te perçmoni mekatin per hir te Zotit tuaj.Ju nuk duhet te keni bashkeshoqerim me veprat e pafrytshme te erresires,por perkundrazi denojini ata.Ecni denjesisht sipas thirrjes dhe dinjitetit tuaj te larte.Kujto,o I Krishtere,se je nje bir i Mbretit te mbreterve.Prandaj,ruaje veten te panjollosur prej botes.Mos i ndyj gishtat qe se shpejti do prekin harpen qiellore;keto sy qe se shpejti do shohin Mbretin ne bukurine e tij le te mos behen dritaret e epshit---keto kembe qe se shpejti do te ecin mbi rruget prej ari le te mos perlyhen ne batak---keto zemra qe se shpejti do te mbushen me qiellin,dhe do te permbushen me entuziazem le te mos mbushen me krenari dhe me hidherim.
Atehere ngrihu shpirti im!dhe fluturo,
Mbi turmen e pamend;
Mbi gezimet e gazmorit,
Dhe shkelqimet e krenarit ;
Lart ku bukurite e perjetshme lulezojne,
Dhe kenaqesite jane te gjitha hyjnore ;
Ku pasuria nuk mund te mbaroje kurre,
Dhe ku lavdi te pafundme shndrisin.
11 shtator-mbremje
« O Zot me udhehiq ne drejtesine tende per shkak te armiqve te mi. »{#Psalmi 5 :8}
Shume e hidhur eshte armiqesia e botes kunder popullit te Krishtit.Njerezit do te harrojne mijera gabime ne te tjeret,por ato do te madherojne shkeljen me banale prej ndjekesve te Jezusit.Ne vend qe me kot te pikellohemi per kete le te nxjerrim fitim dhe perderisa kaq shume po pergjojne ndalimin tone,le te jete ky nje motiv i veçante per te ecur me kujdes perpara Zotit.Nese ne jetojme pa kujdes,bota me sy rreqebulli do ta shohe shume shpejt,dhe me qindra gjuhet e saj,do te shperndaje historine,te ekzagjeruar dhe te zbukuruar prej zellit te shpifjes.Ato do te klithin triumfalisht. « Aha !Pa shiko !Shiko se si veprojne keto Te Krishtere !Ata jane hipokrite. »Keshtu shume dem do ti behet kauzes se Krishtit,dhe shume fyerje emrit te tij.Kryqi i Krishtit eshte ne vetvete nje skandal per boten ;le te kemi kujdes qe te mos shtojme skandalet tona.Eshte « per çifutin nje gure pengese » :le te kemi kujdes qe te mos vendosim gure pengese atje ku ka mjaftueshem. « Per Greket eshte çmenduri » :le te mos shtojme çmendurine tone ne menyre qe ti japim pike perçmimit me ane te te cilit i urti i kesaj bote e perqesh ungjillin.Sa xheloze duhet te jemi per veten tone !Sa te rrepte me ndergjegjen tone !Ne pranine e kundershtareve qe do te interpretonin keq veprat tona me te mira,dhe do te vene ne dyshim motivet tona atje ku ato nuk mund te denojne veprimet tona,sa te kujdesshem duhet te jemi !Shtegetaret udhetojne si persona te dyshuar permes panairit te kotesise.Jo vetem qe jemi nen pergjim,por ka shume me teper spiune se çmendojme.Spiunazhi eshte kudo,ne shtepi dhe jashte.Nese ne biem ne duart e armikut ne do prisnim me shpejt zemergjeresi prej nje ujku,ose meshire prej nje djalli,se sa durim me difektet toan prej njerezve qe lezetojne pabesite e tyre kundrejt Zotit me skandale kunder popullit te tij.O Zot,na udhehiq perhera ne menyre qe armiqte tane te mos na zene ne kunderthenie !