14 qershor
14 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Ester 8 :1-10 :3} {Studim i shpejte :#Jobi 8 :1-10 :22}
“Gjej kenaqesine tende ne Zotin.” {#Psalmi 37:4}
Mesimdhenia e ketyre fjaleve duhet te duket shume befasuese per ato qe nuk e njohin pershpirtshmerine jetesore,por per besimtarin e sinqerte eshte veçse ngulitja e nje te vertete te njohur.Jeta e besimtarit eshte e pershkruar ketu si nje kenaqesi ne Zotin dhe keshtu qe kemi vertetimin e faktit te madh se feja e vertete gufon me lumturi dhe gezim.Njerezit e papershpirtshem dhe thjesht besimshpallesit kurre nuk e shikojne fene si nje gje te gezueshme ;per to eshte sherbim,detyre ose nevojshmeri,por kurre kenaqesi ose endje.Nese marrin pjese ne fe ndopak eshte ose qe te nxjerrin fitim me kete ose sepse nuk guxojne te bejne ndryshe.Mendimi i kenaqesise ne fe eshte kaq i çuditshem per shumicen e njerezve sa asnje dyshe fjalesh ne gjuhen e tyre nuk qendrojne aq larg njera-tjeters sa « shenjteria » dhe « kenaqesia ».Por besimtaret qe njohin Krishtin e kuptojne se kenaqesia dhe besimi jane kaq bekueshem te bashkuar sa portat e ferrit nuk mund te arrijne dot t’i ndajne dot.Ato qe e duan Zotin me gjithe zemrat e tyre,i duket se shtigjet e Tij jane shtigje kenaqesie dhe te gjitha udhet e Tij jane paqe.Te shenjtet zbulojne ne Zotin e tyre te tilla gezime,te tilla kenaqesish te mbushura plot,te tilla bekueshmeri gufuese,sa larg prej se sherbyeri Atij prej zakonit,do donin ta ndiqnin edhe sikur e gjithe bota ta flakte jashte emrin e Tij si te lige.Ne nuk e druajme Zotin per shkak te ndonje detyrimi ;besimi yne nuk eshte zinxhir,besimshpallja jone nuk eshte skllaveri,nuk jemi te terhequr zvarre ne shenjteri dhe as te shtyre ne detyre.Jo,pershpirtshmeria jone eshte kenaqesia jone,shpresa jone eshte lumturia jone,detyra jone eshte endja jone.
Kenaqesia dhe feja e vertete jane te bashkuara si rrenja dhe lulja ;aq te pandara sa e verteta dhe e sigurta ;ato jane,ne fakt,dy gure te çmuar duke shkelqyer krah per krah ne nje kornize ari.
Eshte kur shijojme dashurine Tende,
Qe gezimet tona rriten hyjnisht
Te pashprehshem si ato lart me endje
Dhe parajsa eshte poshte fillimisht.
14 qershor-mbremje
« O Zot,turpi i fytyres eshte per ne…sepse kemi mekatuar kunder Teje. » {#Danieli 9 :8}
Nje ndijim i thelle dhe nje pamje e qarte e mekatit,shemtia e tij dhe denimi qe meriton duhet te na beje te ulemi poshte perpara fronit.Ne kemi mekatuar si Te Krishtere.Sa keq qe eshte keshtu !Ashtu te favorizuar qe kemi qene,prapeseprape kemi qene mosmirenjohes :te privilegjuar pertej shume te tjereve,nuk kemi dhene fruta ne perpjestim.Kush eshte ai,edhe pse ka filluar betejen e krishtere para shume kohesh,qe nuk do skuqej kur shikon mbrapa te kaluaren ?Persa i perket diteve perpara se te riperteriteshim,u falshin dhe u harrofshin ;por qe prej atehere,edhe pse nuk kemi mekatuar si me pare,prapeseprape kemi mekatuar kundra drites dhe dashurise—drites qe ka depertuar me te vertete mendjet tona dhe dashurise qe ne te cilen jemi gezuar.O,mizoria e mekatit te nje shpirti te falur !Nje mekatar i pafalur mekaton me çmim te lire ne krahasim me mekatin e njerit prej te zgjedhurve te Zotit,qe ka patur shoqerim me Krishtin dhe ka mbeshtetur koken e tij mbi kraharorin e Jezusit !Shiko Davidin !Shume do flasin per mekatin e tij,por ju lutem te shikoni pendimin e tij,dhe te degjoni kockat e tij te thyera,teksa secila prej tyre ben rrefim me dhimbje e renkim !Vini re lotet e tij teksa bien mbi toke dhe psheretimat e thella me te cilat shoqeron melodine e embel te harpes se tij !Jemi hallakatur :prandaj,le te kerkojme frymen e pendimit.Shikoni perseri Pjetrin !Ne flasim shume per Pjetrin duke mohuar Mjeshtrin e tij.Kujtoni,eshte e shkruar, « Ai qau me hidherim. »A nuk kemi ne mohime te Zotit tone per tu vajtuar me lote ?Sa keq !Keto mekatet tona,para dhe mbas tjetersimit,do na dergonin ne vendin e zjarrit te pashueshem nese nuk do ishte per meshiren sovrane qe na ka bere te ndryshojme,duke na shkulur prej djegjes si dege peme.Shpirti im,perkulu nen nje ndijim te mekatshmerise tende te natyrshme dhe adhuro Zotin tend.Admiro hirin qe te shpeton—meshiren qe te kursen—dashurine qe te fal !