13 qershor
13 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Ester 4:1-7:10} {Studim i shpejte:#Jobi 3:1-7:21}
“Kush deshiron,le ta marre falas,ujin e jetes.” {#Zbulesa 22 :17}
Jezusi thote, « merrni falas. »Ai nuk deshiron as pagese as pergatitje.Ai nuk kerkon levdim prej emocioneve tona virtuoze.Nese nuk keni ndjenja te mira,por nese jeni te vullnetshem,jeni te ftuar ;prandaj ejani !Nuk keni as besim as pendim, --ejani te Ai dhe Ai do t’ua japi.Ejani ashtu si jeni dhe merrni « Falas, » pa çmim dhe pa para.Ai i jep Veten nevojtareve.Cezmet publike ne cepat e rrugeve tona jane gje e vlershme ;dhe me zor se do perfytyronim ndonjerin te druante harxhim prej kuletes se tij,kur qendron perpara njeres prej tyre,dhe te therrase, « Nuk mund te pij sepse nuk kam pese paunde ne xhep. »Sado i varfer ai njeri te jete,atje eshte burimi dhe ashtu siç eshte,ai mund te pije prej tij.Udhetare te etur teksa kalojne aty prane,qofshin te veshur me basme ose pelhure dulis nuk pyesin per ndonje autorizim per te pire ;qenia e çezmes publike atje eshte autorizimi i tyre per te pire prej ujit te saj lirisht.Bujaria e disa miqve te mire e ka vene kristalin freskues aty dhe ne pijme prej tij dhe nuk bejme pyetje.Ndoshta te vetmet njerez qe duhet te largohen te etur permes rruges ku ka nje çezme publike,jane zonjat dhe zoterinjte elegante qe ndodhen ne karrocat e tyre.Ato jane shume te etur por nuk mund as te mendojne se qeni aq vulgar sa te dalin jashte per te pire.Ato mendojne se do t’i ulte,te pine ne nje çezme publike te perbashket :keshtu qe ato kalojne prane me buze te thara.O,sa shume qe ka qe jane te pasur me vete veprat e tyre te mira dhe prandaj nuk mund te vijne te Krishti ! « Nuk dua te shpetohem »,thojne ata, « ne te njejten menyre si lavirja dhe sharamani. »Cfare !Te shkoj ne parajse ne te njejten menyre si oxhakfshiresi.A nuk ka udhe tjeter per ne lavdi perveç asaj qe udhehoqi atje hajdutin ?Nuk do shpetohem ne ate menyre.Te tille mburravece krenare duhet te qendrojne pa ujin e gjalle ;por,
KUSH DESHIRON
LE TA MARRE FALAS, UJIN E JETES.
13 qershor-mbremje
« Largo nga une kotesine dhe genjeshtren. » {#Proverba 30 :8}
« Perendia im,mos u largo nga une. {#Psalmi 38 :21}
Ketu ne kemi dy mesime te medha—cfare te shpergjerojme dhe çfare te pergjerojme.Gjendja me e lumtur per nje Te Krishtere eshte gjendja me e shenjte.Ashtu siç ka me shume nxehtesi sa me afer diellit,po ashtu ka me teper lumturi sa me afer Krishtit.Asnje I Krishtere nuk gezon ngushellim kur syte e tij jane te ngulitur ne kotesi—ai nuk gjen ngushellim nese shpirti i tij nuk eshte i ngjallur ne shtigjet e Zotit.Bota mund te fitoje lumturine ne nje vend tjeter por ai nuk mund.Nuk i qortoj njerezit e papershpirtshem se turren te kenaqesite e tyre.E pse valle ?Le te ngopen.Ajo eshte gjithçka qe kane per gezim.Nje grua e krishtere qe deshperohej per riskun e burrit te saj,ishte gjithmone shume e mire me te,sepse ajo thonte, « Kam frike se kjo eshte e vetmja bote ne te cilen ai do jete i lumtur dhe prandaj e kam mbledhur mendjen ta bej ne te sa me te lumtur sa mundem. »Te Krishteret duhet te kerkojne kenaqesite e tyre ne nje sfere me te larte se sa kotesite pashije ose gezimet mekatare te botes.Defrimet e kota jane te rrezikshme per shpirtrat e riperteritur.Kemi degjuar per nje filozof i cili,ndersa po shikonte yjet,ra ne nje grope ;por sa thelle bien ato qe shikojne poshte.Renia e tyre eshte fatale.Asnje I Krishtere nuk eshte i sigurte kur shpirti i tij eshte i plogesht dhe Zoti i Tij eshte larg prej tij.Cdo I Krishtere eshte perhera i sigurte persa i perket vendosjes se tij ne Krisht por nuk eshte i sigurte ne lidhje me perjetimin ne shenjteri dhe shoqerimin me Jezusin ne kete jete.Kur I Krishteri largohet prej Zotit te tij,gati sa nuk vdes nga uria shpirterisht dhe perpiqet te ushqehet me kotesira,atehere djalli gjen oren e tij te epersise.Ai mund ndonjehere te jete barabar me femijen e Zotit qe eshte aktiv ne sherbimin e Mjeshtrit te tij por beteja eshte ne pergjithesi e shkurter :ai qe rreshqet teksa shkon poshte ne Lendinen e Peruljes,sa here qe ben nje hap te gabuar,fton Apollonin ta mesymi.O per hir me shume per te ecur me perulje me Zotin tone !