12 qershor
12 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Ester 1:1-3:15} {Studim i shpejte:#Gjoni 1:1-2:13}
“Ti u peshove ne peshoret dhe u gjet qe te mungonte diçka.” {#Danieli 5 :27}
Eshte mire qe te peshohemi ne peshoren e Fjales se Zotit.Do t’ju duket nje ushtrim i shenjte te lexoni ndonje psalm te Davidit dhe teksa persiatni mbi çdo varg,te pyesni veten, « A mund ta them kete ?A e kam ndjere ashtu si Davidi ?A eshte thyer ndonjehere zemra ime per shkak te mekatit ashtu si ai ishte kur shkroi psalmet e tij pendestare ?A ka qene shpirti im plot me mirebesim ne oren e veshtiresise ashtu si ai ishte kur kendoi meshirat e Zotit ne shpellen e Adullamit,ose ne fortesat e En-Gedit ?A e ngre valle kupen e shpetimit dhe i drejtohem emrit te Zotit ? »Me pas kthehuni tek jeta e Krishtit dhe teksa lexoni pyesni veten sa shume i perputheni shembelltyres se Tij.Perpiquni te zbuloni nese keni butesine,peruljen,frymen e dashur qe Ai vazhdimisht nguliti dhe shfaqi.Merrni me pas,letrat dhe shikoni nese mund te shkoni me apostullin ne ate qe ai tha me pervoje.A keni klithur valle ashtu si ai—«ç’njeri i mjere jam !Kush do te me shpetoje nga ky trup vdekje ? »A e keni ndjere ndonjehere vete uljen e tij ?A ju eshte dukur vetja kreu i mekatareve dhe me i vogli prej te gjithe te shenjteve ?A keni njohur ndonje gje prej perkushtimit te tij ?A mund te bashkoheni me te dhe te thoni, « per mua te jetosh eshte Krishti dhe te vdesesh eshte fitim » ?Nese e lexojme keshtu Fjalen e Zotit si nje test per gjendjen tone shpirterore,do kemi arsye te mire per te ndaluar shume here dhe te themi, « Zot,ndjej se nuk kam qene kurre ketu,o me sill ketu !me jep pendim te vertete,ashtu siç lexoj ketu.Me jep besim te vertete ;me jep zell me te ngrohte ;me ndiz me dashuri me te zjarrte ;me jep hirin e butesise ;me bej me shume si Jezusi.Mos lejo me gjate qe « te gjendem me mungese »,kur peshohem ne peshoret e shenjtores,me frike se mos me mungon diçka ne peshoret e gjykimit. « Gjykoni veten qe te mos gjykoheni. »
12 qershor-mbremje
« Qe na ka shpetuar dhe na ka thirrur me nje thirrje te shenjte. » {#2 Timoteut 1:9}
Apostulli perdor kohen e kryer te plote dhe thote, « Qe na ka shpetuar. »Besimtaret ne Krishtin Jezus jane te shpetuar.Ato nuk shikohen si njerez qe jane ne nje gjendje shpresedhenese dhe se fundmi mund te shpetohen por ato jane tashme te shpetuar.Shpetimi nuk eshte nje bekim per tu gezuar shpirtdhenes mbi nje shtrat dhe per t’i ngritur kenge ne nje gjendje te ardhshme lart,por nje gje per t’u fituar,marre,premtuar dhe gezuar tani.I Krishteri eshte perkryershmerisht i shpetuar sipas qellimit te Zotit;Zoti e ka caktuar ate per shpetimin dhe ai qellim eshte i permbushur.Ai eshte gjithashtu i shpetuar prej çmimit qe eshte paguar per te: “Gjithçka u krye” ishte klithma e Shpetimtarit perpara se te vdiste.Besimtari eshte gjithashtu perkryershmerisht i shpetuar prej kreut te tij te beselidhjes,sepse ashtu si ra ne Adam po ashtu jeton ne Krisht.Ky shpetim i plote eshte i shoqeruar prej nje thirrjeje te shenjte.Ato qe Shpetimtari shpetoi mbi kryq,ne kohen e duhur thirren me ane te fuqise se Zotit Frymes se Shenjte per shenjteri:ato lene mekatet e tyre;ato perpiqen te jene si Krishti;ato zgjedhin shenjterine,jo per shkak te detyrimit por prej forces se natyres se re qe i shpie ato te gezohen ne shenjteri po ashtu sa natyrshem sa me pare kishin kenaqesi ne mekat.Zoti as nuk i zgjodhi as nuk i thirri per shkak se ishin te shenjte por Ai i thirri ato qe te jene te shenjte dhe shenjteria eshte hijeshia e prodhuara prej vepres se Tij ne to.Persosjet qe shikojme ne nje besimtar jane po aq veper e Zotit sa edhe vete shlyerja.Keshtu del ne pah shume embelsisht plotesia e hirit te Zotit.Shpetimi duhet te jete prej hirit sepse Zoti eshte autori i Tij:dhe çfare motivi perveç hirit mund ta shtyje Zotin valle per te shpetuar fajtorin?Shpetimi duhet te jete prej hirit sepse Zoti vepron ne menyre te tille qe drejtesia jone te perjashtohet perjeta.I tille eshte privilegji i besimtarit—nje shpetim i tanishem;e tille eshte deshmia se ai eshte i therritur per te—nje jete e shenjte.