11 qershor
11 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Nehemia 13 :1-13 :31} {Studim i shpejte :#Esra 9 :1-10 :3}
“Ne e duam sepse Ai na deshi ne me pare.” {#1Gjoni 4 :19}
Nuk ka drite ne planet perveç asaj qe vjen prej diellit ;dhe nuk ka dashuri te vertete per Jezusin ne zemer perveç asaj qe vjen prej Vete Zotit Jezus.Prej ketij burimi gufues te dashurise se pafundme te Zotit,duhet te gjeje burimin e gjithe dashuria jone per Zotin.Kjo duhet te jete perhera nje e vertete e sigurte dhe e madhe se ne e duam Ate per asnje arsye tjeter perveç asaj se Ai na deshi i pari.Dashuria jone per Te eshte filizi i hijshem i dashurise se Tij per ne.Admirim te ftohte,duke studiuar veprat e Zotit,secili mund te kete por ngrohtesia e dashurise mund te ndizet ne zemer vetem prej Frymes se Zotit.Sa habi e madhe qe te tille si ne te mund te duam Jezusin !Sa e mrekullueshme se kur qeme rebeluar kunder Tij,Ai do kerkonte,me ane te nje shfaqje dashurie te tille te papershkrueshme,te na kthente drejt Tij.Jo !Kurre nuk do kishim pasur edhe nje kokerr dashurie ndaj Zotit po te mos qe mbjellur ne ne me ane te fares se dashurise se Tij per ne.Dashuria,atehere,ka per te aferm te saj dashurine e Zotit te perhapur ne zemer :por mbasi eshte e lindur keshtu ne menyre hyjnore,duhet te ushqehet ne menyre hyjnore.Dashuria eshte ekzotike ;nuk eshte nje bime qe do te lulezoje natyrshem ne token njerezore,duhet qe te ujitet prej se larti.Dashuria per Jezusin eshte nje lule e brishte dhe nese nuk merr ushqim perveç atij qe mund te nxirret prej shkembit te zemrave tona,shpejt do thahet.Ashtu si dashuria vjen prej qiellit po ashtu duhet te ushqehet me buke qiellore.Nuk mund te ekzistoje ne shkretetire perveçse nese ushqehet me mane prej se larti.Dashuria duhet te ushqehet me dashuri.Vete shpirti dhe jeta e dashurise sone per Zotin eshte dashuria e Tij per ne.
Te dua,Zot,por jo me dashuri timen
Sepse nuk kam asgje per te dhene
Te dua Zot,por e gjitha dashuria eshte Tendja
Sepse me ane te dashurise Tende jetoj.
Nuk jam asgje dhe gezohem te jem
I zbrazur,i humbur dhe i gelltitur ne Ty.
11 qershor-mbremje
“Ketu Ai ka copetuar shigjetat e zjarrta te harkut,mburojen dhe shpaten e luftes.” {#Psalmi 76:3}
Klithma e lavdishme e Shpetimtarit tone “Gjithçka u krye,”ishte kambana e vdekjes e te gjithe kundershtareve te popullit te Tij,copetimi i shigjetave te harkut,mburojes dhe shpates se luftes.”Shiko heroin e Golgotes duke perdorur kryqin si nje kudher dhe vuajtjet e Tij si nje çekiç,duke bere cope cope dengun e mekateve tona,ato “shigjeta te harkut” te helmuara;duke zene poshte çdo fajesim dhe duke shkaterruar çdo akuze.Cfare goditjesh te lavdishme Thyesi i fuqishem jep,me nje çekiç shume teper me te rende se sa arma mitologjike e Torit!Shikoni se si thumbat djallezore fluturojne copa copa dhe shqytet e ferrit thyhen si ene prej balte!Shikoni,Ai nxjerr prej millit te saj,punim i djallit,shpaten e kobshme me pushtet satanik!Ai e thyen ne gjunjte e Tij,ashtu si nje njeri thyen drurin e thate te nje vandaku,dhe e hedh ne zjarr.Te dashur,asnje mekat i ndonje besimtari nuk mund te jete tani nje shigjete qe ka per ta plagosur ne menyre vdekjeprurese,asnje denim nuk mund te jete tani nje shpate per ta vrare ate,sepse denimi i mekatit tone u mbajt prej Krishtit,nje shlyerje e plote u krye per te gjitha shkeljet tona prej Zevendesuesit dhe Sigurise sone te bekuar.Kush do akuzoje valle tani?Kush do denoje valle tani?Krishti vdiq dhe per me teper u ngjall.Jezusi ka zbrazur kukuren e ferrit,ka shuajtur çdo thumb te zjarrte dhe ka copetuar majen e çdo shigjete zemerimi;toka eshte e mbuluar me rrizgat dhe mbetezat e armeve te luftes se ferrit,te cilat jane tani te dukshme per te na kujtuar per rrezikun tone te meparshem dhe per çlirimin tone te madh.Mekati nuk do te sundoje me te ne.Jezusi i ka dhene fund dhe e ka hedhur tutje perjeta.O ti armik,shkaterrimet kane perfunduar perjetesisht.Ju qe zini ne goje emrin e Zotit,flisni per veprat e mrekullueshme te Tij,mos mbani qetesi,as gjate dites,as kur dielli perendon.Beko Zotin o shpirti im.