10 qershor

Publié le par alban

 

10 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Nehemia 11:1-12:47} {Studim i shpejte:#Esra 6:1-8:17}

 

“Jetojme per Zotin.” {#Romakeve 14:8}

 

Nese Zoti do ta kishte dashur,secili prej nesh mund te kishte hyre ne qiell ne çastin e tjetersimit.Nuk ishte absolutisht e nevojshme per pergatitjen tone per pavdekesine qe te mund te qendronim ketu.Eshte e mundur per nje njeri te merret lart ne qiell dhe te gjendet i pergatitur per te qene nje pjesemarres i trashegimise se te shenjteve ne drite,edhe pse sapo ka besuar ne Jezus.Eshte e vertete se shenjterimi yne eshte nje proçes i vazhdueshem dhe i gjate dhe ne nuk do te perkryhemi derisa te leme trupat tane dhe te hyjme brenda velit;por prapeseprape po te kishte dashur keshtu Zoti,Ai mund te na kishte ndryshuar ne prej paperkryerjes ne perkryerje dhe te na kishte marre ne qiell menjehere.Atehere pse jemi valle ketu?A do mbante Zoti valle femijet e Tij jashte parajses edhe nje çast te vetem me gjate se sa do ishte e nevojshme?Pse eshte ushtria e Zotit te gjalle akoma ne fushen e betejes atehere kur nje mesymje e vetme mund t’i jape fitoren?Pse femijet e Tij po bredhin akoma andej kendej mes nje labirinti atehere kur nje fjale e vetme prej buzeve te Tij do t’i sillte ne qendren e shpresave te tyre ne qiell?Pergjigjja eshte –ato jane ketu qe te mund te “jetojne per Zotin”,dhe te mund te sjellin te tjere te njohin dashurine e tyre.Ne qendrojme ne toke si mbjelles per te shperndare fare te mire;si pendare per te punuar token e palevruar;si korriere per te shpallur shpetimin.Ne jemi ketu si “kripa e tokes,” per te qene nje bekim per boten.Ne jemi ketu per ti dhene lavdi Krishtit ne jeten tone te perditshme.Ne jemi ketu si punetore per Te dhe si “bashkepunetore te Tij.”Le te kemi kujdes qe jeta jone t’i pergjigjet qellimit te saj.Le te jetojme jete te shenjte,te dobishme,te zellshme per “lavderimin e hirit te Tij te lavdishem.”Nderkohe ne deshirojme me zjarr te jemi me Te,dhe perdita kendojme—

 

Zemra ime eshte me Te ne fronin e Tij

Dhe semundja mund te shkurtoje pritjen

Cdo mengjes duke degjuar per zerin,

“Ngrihu dhe eja.”

 

10 qershor-mbremje

 

“Dhe pikerisht ato deshmojne per mua.” {#Gjoni 5:39}

 

Jezu Krishti eshte Alfa dhe Omega e Bibles.Ai eshte tema e vazhdueshme e faqeve te tij te shenjta;nga e para te e fundit ato deshmojne per Te.Ne krijim ne e dallojme menjehere Ate si Nje prej Triadhes se shenjte;kemi nje shikim te Tij ne premtimin e fares se gruas;e shikojme te simbolizuar ne arkun e Noeut;ecim me Abrahamin teksa ai sheh diten e Mesias;banojme ne tentat e Izakut dhe Jakobit,duke u ushqyer me premtimin e hirshem;degjojme Izraelin e moçem te flase per Shilon;dhe ne simbolet e shumta te ligjit gjejme bollshen hijen e Shpetimtarit.Profete dhe mbreter,prifterinj dhe predikues,te gjithe shikojne ne nje drejtim—ato te gjithe qendrojne ashtu si kerubinet mbi ark,duke deshiruar te shikojne brenda dhe te lexojne misterin e shlyerjes se madhe te Zotit.Akoma me dukshem ne Dhjaten e Re,Zoti yne eshte subjekti e gjithanshem.Nuk eshte nje shufer ari ketu ose atje,ose pluhur ari i shperndare imtas por ketu ju qendroni mbi nje dysheme te forte ari;sepse i gjithe thelbi i Dhjates se Re eshte Jezusi i kryqezuar dhe edhe fjalia e saj mbyllese eshte e stolisur me emrin e Shpetimtarit.Ne duhet gjithmone te lexojme Shkrimin ne kete drite;duhet te konsiderojme Fjalen si nje pasqyre ne te cilen Krishti shikon poshte prej qiellit;dhe ne,duke pare te ajo,shikojme fytyren e Tij te pasqyruar si ne nje qelq—turbullt,eshte e vertete,por sido qe te jete,ne nje menyre te tille sa te jete nje pergatitje e bekuar per ta pare Ate ashtu siç do ta shikojme balle per balle.Ky volum permban letrat e Jezu Krishtit per ne,te parfumosura me dashurine e Tij.Keto faqe jane veshjet e Mbretit tone dhe ato bien ere mirre,aloe dhe kaisie.Shkrimi eshte qerrja mbreterore ne te cilen Jezusi kaleron dhe eshte e shtruar me dashuri per bijat e Jeruzalemit.Shkrimet jane shpergenjt e femijes se shenjte Jezus;çmbeshtilli ato dhe gjen Shpetimtarin.Thelbi i Fjales se Zotit eshte Krishti.

Publicité

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article