10 shtator
10 shtator-mengjes {Lexim i perditshem :#Eze 33:1-36:38} {Studim i shpejte:#Da 1:1-3:30}
“Pastaj u ngjit lart ne mal dhe thirri ata qe deshi;ata i erdhen.”{#Marku 3:13}
Ketu ishte sovraniteti.Frymet e paduruara mund te pezmatohen dhe inatosen sepse ato nuk jane te thirrura ne vendet e larta ne sherbese,por lexues ta dish duke u gezuar se Jezusi therret ate qe do.Nese ai do te me lere si detyre te jem portier ne shtepine e tij,une do ta bekoj Ate me gezim per hirin e tij qe me lejon te bej ndonje gje ne sherbimin e tij.Thirrja e sherbetoreve te Krishtit vjen nga lart.Jezusi qendron mbi mal,gjithmone mbi boten ne shenjteri,zell,dashuri dhe pushtet.Ato qe Ai therret duhet te ngjiten lart ne mal te Ai,ato duhet te kerkojne te ngrihen ne nivelin e tij duke jetuar ne shoqerim te vazhdueshem me te.Ato ndoshta nuk mund te jene te afte per tu ngjitur ne nderime klasike,ose te arrijne spikame diturie,por ato ashtu si Moisiu duhet te ngjiten ne malin e Zotit dhe te kene lidhje familjare me Zotin e padukshem,ose perndryshe nuk do mund kurre te jene te pershtatshem per te shpallur ungjillin e paqes.Jezusi shkonte menjane per te mbajtur bashkeshoqeri te larte me Atin,dhe ne duhet te hyjme ne te njejten bashkeshoqerim nese do donim te bekonim te afermin tone.Nuk eshte per tu çuditur se apostujt u veshen me fuqi kur ato zbriten poshte te fresket prej malit ku Jezusi ishte.Kete mengjes ne duhet te perpiqemi te ngjisim malin e shoqerimit,qe atje te caktohemi per punen e nje jete per te cilen ne jemi vene veçante.Le te mos shikojme sot fytyren e njeriut derisa te shikojme Jezusin.Koha e kaluar me Te perfaqson nje interes te bekuar.Ne gjithashtu do te flakim jashte djaj dhe do bejme mrekulli nese shkojme poshte ne bote te ngjeshur me ate energji hyjnore qe vetem Krishti mund te jape.Nuk eshte e dobishme te shkosh ne betejat e Zotit nese nuk jemi te armatosur me arme qiellore.Ne duhet te shikojme Jezusin,kjo eshte kryesorja.Ne fronin e meshires ne do te presim gjate derisa Ai te na manifestohet ashtu si nuk i manifestohet botes,dhe derisa ne mund te themi me vertetesi,”Ne ishim me te ne Malin e Shenjte.”
10 shtator-mbremje
« Ujqerit e mbremjes. » {#Hab 1 :8}
Ndersa pergatisja kete volum,kjo shprehje e veçante me erdhi ne mend aq shpesh,qe me qellim qe ta hiqja qafe bezdishmerine e saj te vazhdueshme vendosa ti kushtoja nje faqe.Ujku i mbremjes,i terbuar prej nje dite urie,ishte me i eger dhe me grabitqar se sa do kishte qene ne mengjes.A nuk do perfaqsonte krijesa e terbuar dyshimet dhe ndruajtjet tona pas nje dite hutimi,humbjesh ne tregti,dhe ndoshta fyerjesh te pazemerta prej te afermit tone ?Shiko se si mendimet tona ulerijne ne veshet tone, « Ku eshte Zoti yt tani ? » Sa te pangopur dhe te babezitur jane ato,duke gelltitur te gjithe sugjerimet e ngushellimit,dhe duke qendruar po aq te uritur sa me perpara.Bari i Madh,vrit keta ujqer te mbremjes,dhe urdheroje delen tende te shtrihet ne kullota te gjelberta,e pashqetesuar prej mosbesimit te pangopur.Sa te ngjashem jane djajte e ferrit me ujqerit e mbremjes,sepse kur kopeja e Krishtit eshte ne dite me re dhe te erret,dhe dielli i saj duket se po perendon,ato nxitohen te shqyejne dhe te gllaberojne.Ato zor se do te sulmojne Te Krishterin ne driten e dites se besimit,por ne muzgun e konfliktit te shpirtit ato bien mbi te.O Ti qe ke dhene jeten tende per delet,ruaji ato prej kthetrave te ujkut.
Mesuesit e rreme qe gjuajne me shkathtesi dhe me zell per jeten e çmuar,duke gllaberuar njerezit me genjeshtrat e tyre,jane po aq te rrezikshem dhe te urryeshem sa ujqerit e mbremjes.Erresira eshte elementi i tyre,mashtrimi eshte karakteri i tyre,shkatarrimi eshte fundi i tyre.Ne jemi shume ne rrezik prej tyre kur ato veshin lekuren e deles.I bekuar eshte ai qe ruhet prej tyre,sepse mijera jane bere pre e ujqerve te rrezikshem qe hyjne brenda grigjes se Kishes.
Cfare mrekullie hiri eshte kur perndjekes te zjarrte tjetersohen sepse atehere ujku banon me qengjin,dhe njerez te prirjeve mizore te pakontrollueshme behen te bute dhe te mesueshem.O Zot,tjeterso shume te tille :per te tille ne do te lutemi sonte.