9 shtator

Publié le par alban

9 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Eze 29 :1-32 :32}  {Studim i shpejte :#Eze 46:1-48:35}

 

“M’u drejto dhe une do te te pergjigjem dhe do te te njoftoj gjera te medha dhe te padepertueshme qe ti nuk i di.” {#Jer 33 :3}

 

Ka perkthime te ndryshme te ketyre fjaleve.Nje version e perkthen, « do te te tregoj gjera te medha dhe te forta. »Nje tjeter, « te medhaja dhe te rezervuara ».Tani,ka gjera te rezervuara dhe te veçanta ne eksperiencen e Te Krishterit :te gjitha zhvillimet e jetes shpirterore nuk jane te gjitha njelloj te lehta per tu arritur.Jane gjendjet dhe ndjenjat e perbashketa te pendimit,dhe besimit,dhe gezimit,dhe shpreses,qe gezohen prej se gjithe familjes ;por ka nje bote kenaqesi te madhe,shoqerimi,dhe bashkimi me Krishtin,qe eshte larg prej se qeni vendi banues i perbashket i besimtareve.Te gjithe ne nuk e kemi privilegjin e larte te Gjonit,per tu mbeshtetur mbi kraharorin e Jezusit ;ose te Palit,per tu ngritur lart ne qiellin e trete.Ka lartesi ne njohurine perjetuese te gjerave te Zotit qe syri i shqiponjes i mendimit mendjemprehte dhe filozofik nuk ka pare kurre :Zoti vetem mund te na shpjere neve atje,por qerrja ne te cilen Ai na çon lart,dhe kuajt e zjarrte me ane te cileve qerrja terhiqet,jane lutjet mbizoteruese.Lutja mbizoteruese eshte fitimtare mbi Zotin e meshires, « Me fuqine e saj ai pati fuqi me Zotin :po,ai pati fuqi mbi engjellin,dhe mbizoteroi :ai qau,dhe i beri pergjerime :Ai e gjeti ate ne Betel,dhe atje Ai foli me ne. »Lutja mbizoteruese e shpie Te Krishterin ne Karmel,dhe e mundeson ate te mbuloje qiellin me re bekimi,dhe token me ujera meshire.Lutja mbizoteruese e shpie Te Krishterin lart ne Pisga,dhe i tregon atij trashegimine e rezervuar ;ajo na ngren ne Tabor dhe na shperfytyron,deri ne shembelltyren e Zotit te tij,ashtu si Ai eshte,po ashtu jemi dhe ne ne kete bote.Nese ju do donit te arrinit diçka me te larte se sa perjetesim te zakonshem zvarrites,shiko te Shkembi qe eshte me i larte se ju,dhe veshtro me syrin e besimit permes dritares se lutjes se bezdisshme.Kur ti e hap dritaren nga ana jote,nuk do te kyçet nga ana tjeter.

 

 

9 shtator-mbremje

 

« Rreth fronit ishin njezet e kater frone te tjere dhe mbi ta ishin ulur njezet e kater pleq te veshur me rroba te bardha. » {#Zbulesa 4 :4}

 

Per keto perfaqsues se te shenjteve ne qiell thuhet se jane rreth fronit.Ne pjesen e Kantikut te Kantikeve ku Salomoni kendon per Mbretin e ulur ne tryezen e tij,disa e perkthejne ne « tryeze te rrumbullaket. »Prej kesaj,disa ekpozues,mendoj,pa e shtremberuar tekstin,kane thene, « Ka barazi midis te shenjteve. »Kjo ide eshte e percjelle prej afersise se njejte te njezet e kater pleqve.Gjendja e frymeve te lavderuara ne qiell eshte ajo e afersise me Krishtin,vizionit te qarte te lavdise se tij,hyrjes se vazhdueshme ne oborrin e tij,dhe shoqerim familiar me personin e tij :ne kete drejtim nuk ka asnje dallim midis nje te shenjti dhe nje tjeter,por i gjithe populli i Zotit,apostujt,martiret,pastoret,ose Te Krishtere te panjohur dhe te thjeshte,do te ulen te gjithe afer fronit,ku ato do te veshtrojne perhera mbi Zotin e tyre te ekzaltuar,dhe do te kenaqen me dashurine e tij.Ato do te jene te gjithe afer me Krishtin,te gjithe te mahnitur me dashurine e tij,te gjithe duke ngrene dhe duke pire ne te njejten tryeze me te,te gjithe te shumedashur si te perzgjedhurit dhe shoket e tij edhe pse jo te gjithe te shperblyer barabar si sherbyesit e tij.Besimtaret ne toke le te imitojne te shenjtet ne qiell ne afersine e tyre me Krishtin.Ne ne toke le te jemi siç jane pleqte ne qiell,te ulur rreth fronit.Le te jete Krishti objekti i mendimeve tona dhe qendra e jeteve tona.Si mund te durojme te jetojme ne nje largesi te tille prej Te Shumedashurit tone ?Zoti Jezus,na terhiq me afer me ty.Na thuaj, « qendroni ne Mua,dhe Une do te qendroj ne ju » ;dhe na lejo te kendojme, « Dora e tij e majte eshte nen koken time,dhe dora e tij e djathte me perqafon. »

 

O me ngri me lart,me afer teje,

Dhe tek ngrihem me i paster e i duhur,

O perulesia e shpirtit tim

Te me ule me poshte kembeve te tua;

Duke besuar me pak vetveten,me teper provoj

Ngushellimin e bekuar te dashurise tende.

 

Publicité

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article