8 shtator

Publié le par alban

8 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Eze 25 :1-28 :26}  {Studim i shpejte :#Eze 43:1-45:25}

 

“Fryti yt vjen prej meje” {Osea 14 :6}

 

Fryti jone vjen prej Zotit si  bashkim.Fryti i deges vjen prej rrenjes.Kepute lidhjen,dega vdes,dhe asnje fryt nuk prodhohet.Me ane te virtytit te bashkimit tone me Krishtin ne prodhojme fryt.Cdo vile rrushi ne fillim vjen prej rrenjes,me pas ka kaluar ne kercell,dhe ka rrjedhur nepermjet eneve te limfes,dhe formohet se jashti ne fryt,por ishte ne fillim ne kercell;po ashtu çdo veper e mire ishte ne fillim ne Krisht,dhe me pas prodhohet ne ne.O I Krishtere,vleresohe kete bashkim te çmuar me Krishtin;sepse duhet te jete burimi i te gjithe prodhimtarise qe ti mund te shpresosh te njohesh.Nese nuk do ishe i bashkuar me Jezu Krishtin,ti do ishe me te vertete nje dege sterile.

 

Fryti jone vjen prej Zotit si provani shpirterore.Kur pikat e veses bien prej qiellit,kur rete shikojne poshte prej qiellit,dhe jane gati te distilojne thesarin e tyre te lenget,kur dielli i shndritshem rrit kokrrat e viles,çdo miresi qiellore i peshperin pemes dhe i thote,”Fryti jot vjen prej meje.”Fryti i detyrohet shume rrenjes---kjo eshte thelbesore per pjellorine---por i detyrohet shume edhe ndikimeve te jashtme.Sa shume qe i detyrohemi provanise te hirshme te Zotit!ne te cilen Ai na ushqen vazhdimisht me gjallerim,mesim,ngushellim,force ose çdo gje tjeter qe ne duam.Kesaj ne ia detyrojme te gjithe dobishmerine tone dhe virtytin tone.

 

Fryti jone vjen prej Zotit si nje perkujdesje e urte.Tehu i mprehte i thikes se kopshtarit nxit prodhimtarine e pemes,duke krasitur vilet,dhe duke rralluar vilet dhe duke prere filizat e tepert.Po ashtu eshte,I Krishtere,me ate krasitje qe Zoti te jep ty. “Ati im eshte vreshtari.Cdo shermend ne Mua qe nuk jep fryt,Ai e heq dhe çdo dege qe mban fryt e krasit,qe te jape me shume fryt.”Perderisa Zoti yne eshte autori i hireve tona shpirterore,le ti japim Atij te gjithe lavdine e shpetimit tone.

 

 

8 shtator-mbremje

 

« Madheshtia teper e madhe e fuqise se Tij per ne qe besojme,sipas veprimit te fuqise se Tij te pushtetshme,te cilen Ai e vuri ne veprim te Krishti,kur e ngjalli Ate prej te vdekurve. » {Efe 1 :19,20}

 

Ne ringjalljen e Krishtit,ashtu si ne shpetimin tone,nuk u shfaq asgje qe i mungonte pushteti hyjnor.Cfare duhet te themi per ato  qe mendojne se tjetersimi veperohet prej vullnetit te lire se njeriut,dhe i detyrohet prirjes se tij te mire ?Kur te shohim te vdekurit te ngrihen prej varrit me ane te fuqise se tyre,atehere mund te shpresojme te shohim mekatare te papershpirtshem te kthehen te Krishti me ane te vete vullnetit te tyre te lire.Nuk eshte fjala e predikuar,as Fjala e lexuar ne vetvete ;çdo fuqi gjalleruese rrjedh prej Frymes se Shenjte.Kjo fuqi ishte e parezistueshme.Te gjithe ushtaret dhe kryeprifterinjte nuk mund ta mbanin dot trupin e Krishtit ne varr ;vete Vdekja nuk mund ta mbante Jezusin ne prangat e saj :po ashtu e parezistueshme eshte fuqia e shfaqur ne besimtarin kur ai ngrihet ne risi jete.Asnje mekat,asnje korruptim,as djajte ne ferr,as mekataret mbi toke,nuk mund ta ndaloje dore e hirit te Zotit kur Ai ka per qellim te tjetersoje nje njeri.Nese Zoti i plotfuqishem thote, « Ti do duash, »njeriu nuk do te thote, « nuk dua. »Ve re se fuqia qe ngriti Krishtin prej se vdekuri ishte e lavdishme.Ajo pasqyroi nder mbi Zotin dhe tmerr mbi rremetin e lig.Po ashtu ka nje lavdi te madhe per Zotin ne tjetersimin e çdo mekatari.Ishte fuqi e perjetshme. « Krishti duke qene i ngjallur prej se vdekuri nuk vdes me ;vdekja nuk ka me pushtet mbi te. »Po ashtu dhe ne,duke qene te ngjallur prej se vdekuri,nuk shkojme prapa perseri te veprat tona te vdekura ose te korruptimet tona te vjetra,por ne jetojme ne Zotin. « Sepse Ai jeton,ne jetojme gjithashtu. » « Sepse ne jemi te vdekur dhe jeta jone eshte e fshehur me Krishtin ne Zotin. » « Ashtu si Krishti u ngjall prej se vdekuri me ane te lavdise se Atit,edhe ne po ashtu duhet te ecim ne risi jete. »Se fundi,ne tekst vini re bashkimin e jetes se re me Jezusin.E njejta fuqi qe e ngjalli Koken vepron jete ne gjymtyret.Cfare bekimi te gjallerohemi bashke me Krishtin !

 

Publicité

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article