7 shtator

Publié le par alban

7 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Eze 22:1-24:27}  {Studim i shpejte:#Eze 40:1-42:20}

 

“Por pasi nuk mundeshin t’ia sillnin per shkak te turmes,zbuluan pullazin ne vendin ku ishte Ai,dhe si hapen nje te çare,e ulen poshte hasren ku dergjej i paralizuari.”{#Marku 2:4}

 

Besimi eshte plot me shpikje.Shtepia ishte plot,nje turme  bllokonte deren,por besimi gjeti nje udhe per te shkuar te Zoti dhe per te vendosur njeriun e paralizuar perpara Tij.Nese ne nuk i çojme mekataret atje ku Jezusi eshte me ane te metodave te zakonshme ne duhet te perdorim metoda te jashtezakonshme.Duket se sipas #Llukes 5:19,se nje pullaz duhej te zbulohej qe kishte per te bere tym dhe kishte per te shkaktuar nje fare rreziku per ato poshte,por atje ku rasti eshte shume urgjent ne nuk duhet te shqetesohemi per ndermarrjen e ca rreziqeve dhe per thyerjen e miresjelljes.Jezusi ishte atje per te sheruar,dhe prandaj çfare do qe te ndodhi,besimi guxon gjithçka keshtu qe barra e tij e paket e paralizuar te mund te kete mekatet e saj te falura.O sikur te kishim me besim guxues ne mes nesh!A nuk mund ne,i dashur lexues,ta kerkojme ate kete mengjes per veten tone dhe per bashkepunetoret tone,dhe a nuk do te perpiqeshim sot te kryenim ndonje veprim te guximshem per dashurine e shpirtrave dhe lavdine e Zotit.

 

Bota eshte duke shpikur vazhdimisht;gjenia i sherben e gjitha qellimeve te deshires njerezore:a nuk mund te shpike besimi gjithashtu,dhe te arrije me ane te ca menyrave te reja te perjashtuarit perreth nesh qe jane duke vdekur?Ishte prania e Jezusit qe nxiti kurajo fitimtare ne kater mbajtesit e burrit te paralizuar:a nuk eshte Zoti ne mes nesh?A e kemi pare fytyren e Tij  per veten tone kete mengjes?A e kemi ndjere fuqine e tij sheruese ne vete shpirtrat tone?Nese po,atehere permes deres,permes dritares,ose permes çatise,duke çare gjithe pengesat le te punojme derrçe per te sjelle shpirtrat e varfer te Jezusi.Te gjitha mjetet jane te mire dhe te denje kur besimi dhe dashuria jane te vendosur me te vertete per te shpetuar shpirtrat.Nese uria per buke mund te shkatarroje mure prej guri,me siguri uria per shpirtrat nuk ka per tu penguar ne perpjekjet e saj.O Zot,na bej te shpejte per te sugjeruar metoda per te arritur te semurin tend te gjore nga mekati,dhe me trimeri ti nxjerrim jashte çdo rreziku.

 

 

7 shtator-mbremje

 

« Ka nje stuhi te madhe ne det qe nuk mund te qetesohet. » {#Jeremia 49 :23}

 

Ne dime pak se çfare stuhie mund te kete tani mbi det.Ne jemi te sigurte ne dhomen tone te qete,por atje larg mbi detin e kripur stuhia mund te jete duke rrezikuar ne menyre mizore jetet e njerezve.Degjoni se si djajte e vdekjes angullijne midis litareve ;se si çdo korbete kercet ndersa dallget godasin si nje kryedash mbi anijen !Zoti ju ndihmofte o te shkrete  njerez te lodhur dhe te bere qull !Lutja ime shkon lart te Zoti i madh i detit dhe i tokes,qe Ai te qetesoje stuhine,dhe t’ju sjelle ne limanin e deshiruar !Por une duhet te ofroj lutjen time veç atehere kur mund ti vi ne ndihme atyre njerezve te kalitur qe rrezikojne jeten e tyre aq vazhdimisht.A kam bere ndonje gje per to ?Cfare mund te bej ?Sa shpesh deti i papermbajtshem ka gelltitur marinarin !Mijera trupa shtrihen atje ku perlat jane ne thellesi.Ka trishtim vdekje mbi det,qe i behet jehone ne zine e gjate te vejushave dhe jetimeve.Kripa e detit eshte ne shume sy nenash dhe vejushash.Shkulme pa keqardhje,ju keni perpire dashurine e gruas,dhe pritjen e vatrave.Cfare ringjallje do te kete prej shpellave te thellesise kur deti do te ktheje te vdekurit e tij !Deri atehere do te kete trishtim mbi det.Sikur te ishte ne simpati me dhembjet e tokes,deti po bren perhera mijera brigje,duke psheretire me nje britme te trishtueshme,duke buçitur me nje kercitje te mbytur,duke shkumezuar me nje pakenaqesi te zhurmshme,duke u pezmatuar me nje zemerim te ngjirur,ose duke cakelluar prej zerave te dhjetra mijerave guraleceve.Ulerima e detit mund te jete e gezueshme per nje fryme te hareshme,por per birin e trishtimit,oqeani i madh,i madh eshte akoma me i deshperuar se sa bota e madhe,e madhe.Kjo nuk eshte shplodhja jone dhe shkulma e paqete na thote keshtu.Ka nje toke ku nuk ka me det---fytyrat tona jane te kthyera drejt saj me vendosmeri ;ne po shkojme tek vendi per te cilin Zoti ka folur.Deri atehere,ne hedhim trishtimet tona Zotit qe shkeli detin ne kohet e vjetra dhe qe hapi nje udhe per popullin e tij permes thellesive.

 

Publicité

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article