6 shtator

Publié le par alban

6 shtator-mengjes   {Lexim i perditshem :#Eze 20 :1-21 :32} {Studim i shpejte:#Eze 37:1-39:29}

 

“Te panjollosur midis nje brezi te mbrapshte dhe te shtrember,midis te cilit ju ndriçoni si drita ne bote.” {#Filipianet 2 :15}

 

Ne perdorim drita per te vene ne dukje.Ashtu duhet te ndriçoje nje njeri I Krishtere ne jeten e tij,qe ndonjeri te mos mund te jetoje me te nje jave pa njohur ungjillin.Biseda e tij duhet te jete e tille qe te gjithe ato qe jane rreth tij duhet te dallojne qarte kush eshte ai,dhe kujt i sherben ;dhe duhet te shikoje imazhin e Jezusit te pasqyruar  ne veprimet e tij te perditshme.Dritat jane bere me kast per drejtim.Ne duhet te ndihmojme ato rreth e perqark nesh qe jane ne erresire.Ne duhet ti shpiem atyre Fjalen e jetes.Ne duhet ti deftejme mekataret drejt Shpetimtarit,dhe te lodhurin te nje vend shplodhes hyjnor.Njerezit ndonjehere lexojne Biblen e tyre,dhe deshtojne ta kuptojne ;ne duhet te jemi te gatshem,si Filipi,te mesojme hulumtuesin per sa i perket domethenies se Fjales se Zotit,udhen e shpetimit,dhe jeten e pershpirtshmerise.Dritat perdoren gjithashtu per paralajmerim.Mbi shkembinjte tona dhe batullat tona nje far eshte i sigurte per tu ngritur.Te Krishteret duhet te dine se ka shume drita te rreme te shfaqura kudo ne bote,dhe prandaj eshte nevoja per driten e duhur.Anijet ndihmese te Satanit jane perhera jashte ne veprim,duke tunduar te papershpirtshmin te mekatoje  nen emrin e kenaqesise ;ato ngrene lart driten e gabuar,le te jete detyra jone te vendosim driten e vertete mbi çdo shkembi te rrezikshem,te veme ne dukje çdo mekat,dhe te themi ku shpie,qe keshtu te jemi te lare prej gjakut te çdo njeriu,duke shkelqyer si drita ne kete bote.Dritat kane gjithashtu nje ndikim shume kurajues,dhe po keshtu kane dhe Te Krishteret.Nje Krishter duhet te jete nje ngushellues,me fjale miredashese ne buzet e tij,dhe simpati ne zemren e tij ;ai duhet te çoje dritedielli kudo qe shkon,dhe te perhape lumturi rreth tij.

 

 

 

6 shtator-mbremje

 

« Por nese udhehiqeni prej Frymes,ju nuk jeni nen Ligj. »  {#Gal 5 :18}

 

Ai qe shikon te karakteri dhe pozicioni i tij nga nje pikepamje ligjore,jo vetem qe do deshperohet kur te vije ne fund te konsiderates se tij,por nese do ishte nje njeri i urte do te deshperohej qe ne fillim ;sepse nese jemi per tu gjykuar mbi bazen e ligjit,nuk do te kete te justifikuar asnje mish te gjalle.Sa te bekuar tek dime se ne banojme ne pronen e hirit dhe jo te ligjit !Ndersa mendoj per gjendjen time perpara Zotit pyetja nuk eshte, « A jam i perkryer ne vetvete perpara ligjit ? »por, « A jam i perkryer ne Krishtin Jezus ? »Kjo eshte nje çeshtje shume e ndryshme.Ne nuk kemi nevoje per te hulumtuar, « A jam natyrshmerisht pa mekat ? »por, «A jam lare ne pishinen e hapur per mekatin dhe papastertine ? »Pyetja nuk eshte « A i jam ne vetvete i kendshem Zotit ? »por eshte « A jam i pranuar ne Shume te Dashurin ? »I Krishteri e shikon deshmine e tij prej majes se Sinait,dhe behet i alarmuar ne lidhje me shpetimin e tij ;do te ishte shume me mire sikur te lexonte titullin e tij me driten e Kalvarit. « Pse »,thote ai, « besimi im permban mosbesim,pse nuk eshte i afte te me shpetoje. »Merre me mend sikur te kishte marre ne konsiderate objektin e besimit te tij ne vend te besimit te tij,atehere ai do te kishte thene, « Nuk ka deshtim ne te,dhe prandaj jam i sigurte. »Ai psheretin mbi shpresen e tij : « Ah !shpresa ime eshte e demtuar dhe e zbehur prej nje kujdesi te ankthshm per gjerat e tashme ;si mund te pranohem valle ? »Sikur ai te kishte veshtruar bazen e shpreses se tij,ai do te kishte pare se premtimi i Zotit qendron i sigurte,dhe se çfaredo te jene dyshimet tona,betimi dhe premtimi nuk deshton kurre.Ah !besimtar,eshte perhera me e sigurte per ty te udhehiqesh prej Frymes ne lirine e ungjillit se sa te veshesh pranga ligjore.Gjykohe veten se çfare eshte Krishti dhe jo çfare je ti.Satani do te perpiqet te prishi paqen tende duke te sjelle nder mend mekatesine dhe paperkryerjen tende :ti mund ti pergjigjesh akuzave te tij vetem duke i mbajtur besnikerisht ungjillit dhe duke kundershtuar te veshesh zgjedhen e skllaverise.

 

Publicité

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article