5 shtator
5 shtator-mengjes {Lexim i perditshem :#EZE 17:1-19:14} {Studim i shpejte:#EZE 33:1-36:38}
“I mjeri une qe banoj ne Meshek dhe qe strehohem ne çadrat e Kedarit! »
Si I Krishtere te duhet te jetosh ne mes te nje bote te papershpirtshme,dhe nuk do te te sherbente per ndonje gje te bertisje « i mjeri une. »Jezusi nuk u lut qe ne te largohemi prej kesaj bote,dhe per ate qe Ai nuk u lut,ti nuk ke pse ta deshirosh.Eshte shume me mire forca e Zotit per te perballuar veshtiresine,dhe ti japesh lavdi Atij ne te.Armiku eshte gjithmone zgjuar per te zbuluar luhatshmeri ne sjelljen tone ;ji pra i shenjte.Kujto se syte e te gjitheve jane mbi ty,dhe se pritet me shume nga ty se prej çdo njeriu tjeter.Perpiqu te mos japesh raste per kritike.Le te jete miresia jote i vetmi gabim qe ata te mund te zbulojne ne ty.Ashtu si Danieli,shtrengoi qe te thone per ty, « Nuk do te gjejme kurre ndonje pretekst kunder Danielit,veç se po ta gjejme kunder tij ne vet ligjin e Perendise se tij. »Kerko te jesh i dobishem po aq sa i qendrueshem.Ndoshta ti mendon, « Nese te isha ne ndonje pozicion me te favorshem do mund te sherbeja kauzen e Zotit,por une nuk mund te bej ndonje gje te mire ketu ku jam, »por sa me te keqinj te jene njerezit ne mes te te cileve ti jeton,aq me ato kane nevoje per perpjekjet e tua ;nese ato jane te mbrapshte,aq me teper per ty per ti sjelle ne udhe te mbare ;dhe nese ato jane pervers,aq me teper per ty per ti kthyer zemrat e tyre tek e verteta.Ku duhet te jete mjeku perveçse atje ku ka shume te semure ?Ku ka per tu fituar nderi prej ushtarit perveçse ne zjarrin me te nxehte te betejes ?Dhe kur i lodhur prej grindjes dhe mekatit qe has ne çdo ane,merr ne konsiderate se te gjithe te shenjtet kane duruar te njejtin mundim.Ato nuk u shpien ne qiell mbi shtreter me push,dhe ti mos prit se do udhetosh me lehte se ato.Atyre iu desh te rrezikonin jeten e tyre ne vendet e larta te fushes,dhe ti nuk do te kurorezohesh derisa edhe ti te kesh duruar veshtiresine ashtu si nje ushtar i mire i Jezu Krishtit.Prandaj, « qendroni te patundur ne besim,silluni si burra,behuni te forte. »
5 shtator-mbremje
« A ke arritur valle deri ne burimet e detit ? » {#Jobi 38 :16}
Disa gjera ne natyre duhet te mbesin nje mister edhe per hetuesit me inteligjente dhe me sipermarres.Njohuria njerezore ka kufi pertej se cileve nuk mund te kaloje.Njohuria universale eshte vetem per Zotin.Nese eshte keshtu per gjerat qe shihen dhe te perkohshme,une mund te rri i siguruar se eshte aq me teper keshtu ne çeshtjet shpirterore dhe te perjetshme.Pse atehere kam torturuar trurin tim me spekullimet persa i perket fatit dhe vullnetit,fatit te percaktuar,dhe pergjegjesise njerezore ?Keto te verteta te erreta dhe te thella nuk jam me i afte ti kuptoj se sa te zbuloj thellesite qe fshihen poshte,prej te cilave oqeani i vjeter ka depot e tij ujore.Pse jam kaq kureshtar per te njohur arsyen e provanise se Zotit tim,motivin e veprimeve te tij,qellimin e vizitave te tij ?A do jem ndonjehere i afte te mberthej diellin ne grushtin tim,dhe te mbaj universin ne pellemben time ?prapeseprapa ato jane si pikat e nje kove te krahasuara me Zotin Perendine time.Le te mos perpiqem te kuptoj te pafundmen por te shpenzoj forcen time ne dashuri.Ate qe nuk mund te fitoj me intelekt mund te zoteroj me dashuri,dhe kjo le te me mjaftoje.Une nuk mund te depertoj zemren e detit,por mund te gezoj flladet e shendetshme qe fryjne mbi kraharorin e tij,dhe mund te lundroj mbi dallget e tij blu me erera te mbara.Nese te mund te hyja ne burimet e detit,bema nuk do ti sherbente asnje qellimi te dobishem si per mua ashtu edhe per te tjeret,nuk do te shpetonte varken qe fundoset,ose te kthente mbrapa marinarin e mbytur gruas se tij vajtuese dhe femijeve te tij ;as edhe zgjidhjet e mia te mistereve te thella nuk do te me vlenin as edhe nje therrime,sepse dashuria me e vogel per Zotin,dhe akti me i thjeshte i bindjes,jane me mire se sa njohurite me te thella.Zoti im,te pafundmen ta le ty,dhe te lutem te largosh prej meje nje dashuri te tille per pemen e njohurise aq sa te me mbante larg prej pemes se jetes.