4 shtator
4 shtator-mengjes {Lexim i perditshem :#Eze 14 :1-16 :63} {Studim i shpejte:#Eze 29:1-32:32}
“Po dua,qofsh i pastruar.” {#Marku 1:41}
Erresira zanafillese degjoi Fjalen e Zotit,”le te jete drita”dhe menjehere dita ishte,dhe Fjala e Zotit Jezus eshte e barabarte ne madheshti me ate fjale te lashte fuqie.Shpetimi ashtu si Krijesa ka fjalen e saj te fuqise.Jezusi flet dhe behet.Lepres nuk i bente derman asnje mjekim njerezor,por ajo iku menjehere prej “Une dua” te Zotit.Semundja nuk shfaqte shenja shpresedhenese ose tregues rimekembje,natyra nuk ndihmonte ne asgje per sherim,por fjala vetem kreu te tere vepren aty ne vend dhe perhera.Mekatari eshte nen nje peshe me te mjerueshme se sa leprozi;le te imitoje shembullin e tij dhe te shkoje te Jezusi,’duke e pergjeruar Ate dhe duke u perulur gjunjet perpara Tij.”Le te ushtroje ate pak besim te vogel qe ka,edhe pse nuk do shkonte me larg se sa “Zot,nese ti do,mund te me besh te paster”;dhe nuk ka asnje dyshim per sa i perket rezultatit te kerkeses.Jezusi sheron te gjithe qe vijne dhe nuk flak jashte asnje.Duke lexuar tregimin ne te cilin teksti yne i mengjesit ben pjese,ia vlen te vesh re me perkushtim se Jezusi preku leprozen.Ky person i papaster kishte shkelur rregullat e ligjit ritual dhe kishte dale me force nga shtepia,por Jezusi jo vetem qe nuk e qortoi por edhe Ai vete e theu ligjin ne menyre qe ti dilte perpara.Ai beri nje shkembim me leprozin,sepse ndersa e sheroi ate,Ai mori prej asaj prekje nje felliqesire Levitike.Po keshtu pra Jezu Krishti u be per ne mekat,edhe pse ne vetvete Ai nuk e njohu mekatin,ne menyre qe ne te behemi drejtesia e Zotit ne te.O sikur mekataret e shkrete te shkonin te Jezusi,duke besuar ne fuqine e vepres se tij te bekuar zevendesuese,ato do te mesonin shpejt fuqine e prekjes se tij te hirshme.Ajo dore qe shumezoi buket,qe shpetoi Pjetrin prej zhytjes,qe mbeshtet te shenjtet e deshperuar,qe kurorezon besimtaret,po ajo dore do te preke çdo mekatar kerkues,dhe ne nje çast do ta beje te paster.Dashuria e Jezusit eshte burimi i shpetimit.Ai na do,Ai na shikon,Ai na prek,NE JETOJME.
4 shtator-mbremje
« Do te keni peshore te sakta,pesha te sakta,efa te sakte,hin te sakte. » {#Le 19 :36}
Peshat,shkallet,dhe masat duhet te ishin te gjitha sipas standartit te drejtesise.Me siguri asnje I Krishtere nuk ka nevoje ti permendet kjo gje ne tregtine e tij,sepse nese drejtesia te fshihej ne gjithe boten perreth,do te gjente nje strehe ne zemrat besimtare.Megjithate ka peshore te tjera qe peshojne gjera shpirterore dhe morale,dhe keto kane nevoje shpesh per nje kontroll.Ne do te therrasim kontrollorin sonte.
Peshoret ku ne peshojme karakterin tone dhe te njerezve te tjere,a jane ato dhe aq te sakta ?A nuk i kthejme ne gramet tona te miresise ne kilograme dhe shiniket e shkelqesise te te tjereve ne peke ?Shiko peshat dhe masat ketu,I Krishtere.Shkallet ne te cilat ne masim sprovat dhe mundimet tona,a jane sipas standartit ?Pali qe pati per te vuajtur me shume se ne,i quajti mundimet e tij te lehta,dhe prapeseprape ne shpesh i konsiderojme tonat te jene te renda---me siguri diçka duhet te jete gabim me peshat !Ne duhet te tregojme kujdes per kete çeshtje,ne menyre qe te mos raportohemi ne gjykaten lart per tregeti te padrejte.Ato peshat me ane te te cilave ne masim besimin tone doktrinal,a jane aq te ndershme ?Doktrinat e hirit duhet te kene te njejten peshe per ne ashtu si parimet e Fjales,as me shume dhe as me pak ;por eshte per tu ndrojtur se per shume veta nje shkalle ose nje tjeter peshohet pandershmerisht.Eshte nje çeshtje madhore te japesh nje mase te sakte me te vertete.I Krishtere,ji i kujdesshem ketu.Ato masat ne te cilat ne vleresojme detyrimet tona dhe pergjegjesite tona duken teper te vogla.Kur nje njeri i pasur nuk jep me shume per kauzen e Zotit se sa i varferi,a eshte kjo nje efa e sakte dhe nje hin i sakte ?Kur pastoret jane pergjysem te uritur,a eshte kjo nje gje e ndershme ?Kur te varferit jane te perçmuar,ndersa te pasurit e papershpirtshem admirohen,a eshte kjo nje peshore e sakte ?Lexues,ne mund ta zgjasim listen,por preferojme ta leme ate si punen tende te mbremjes per te gjetur dhe per te shkatarruar te gjitha peshoret peshat dhe masat e pasakta.