3 shtator

Publié le par alban

3 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Eze 10 :1-13 :23} {Studim i shpejte :#Eze 25 :1-28 :26}

 

« O ti qe te dashuron zemra ime. » {#Kantiku i kantikeve 1:7}

 

Eshte mire qe te jesh i afte,pa ndonje „nese“ ose „per“ ti thuash Zotit Jezus---„Ti qe te dashuron zemra ime.“Shume mund te thone per Jezusin vetem se shpresojne se e duan Ate;ato besojne se e duan Ate;por vetem nje perjetim i varfer dhe i ceket do te kenaqej te qendronte ketu.Asnjeri nuk duhet ti jape pushim frymes se tij derisa ai ndihet i sigurte per nje çeshtje te nje rendesie jetesore te tille.Ne nuk duhet te kenaqemi me nje shprese siperfaqsore se Jezusi na do,dhe me nje besim te paket se ne e duam Ate.Te shenjtet e vjeter pergjithsisht nuk flisnin me „por“ dhe „nese“ dhe „shpresa“ dhe „besime“,por ato folen pozitivisht dhe troç.“E di se Ke kam besuar,“ thote Pali.“E di se Shpetimtari im jeton,“ tha Jobi.Fito njohuri pozitive te dashurise tende per Jezusin,dhe mos ji i kenaqur derisa te mund te flasesh per interesin tend ne Ate si nje realitet,gje qe e ke siguruar duke patur marre deshmine e Frymes se Shenjte dhe vulen e Saj mbi shpirt me ane te besimit.

 

Dashuria e vertete per Krishtin eshte ne çdo rast vepra e Frymes se Shenjte,dhe duhet te vihet  ne veper prej Asaj.Ajo eshte shkaku i efektshem i saj;por arsyeja pse ne e duam Jezusin qendron ne vete Ate.Pse e duam Jezusin?Sepse na deshi i pari.Pse e duam Jezusin?Sepse Ai „dha jeten e tij per ne.“Ne kemi jeten me ane te vdekjes se tij;ne kemi paqen me ane te gjakut te tij.Edhe pse Ai ishte i pasur,prapeseprape per hirin tone ai u be i varfer.Pse e duam Jezusin?Per shkak te shkelqesise se personit te tij.Ne jemi te mbushur me nje fare ndijimi te bukurise se tij!nje admirim i hireve te tij!nje ndergjegjshmeri te perkryerjes se tij te pafundme!Madheshtia e tij,miresia e tij,dhe dashuria e tij,ne nje rreze te shkelqyeshme,bashkohen per te mrekulluar shpirtin deri sa eshte kaq i mahnitur sa therret,“Po,Ai eshte krejtesisht i dashur.“Dashuri e bekuar kjo---nje dashuri qe lidh zemren me zinxhire me te bute se sa mendafshi,dhe prapeseprae me te forte se sa diamanti!

 

 

3 shtator-mbremje

 

« Zoti ve ne prove te drejtin. »  {#Psalmi 11 :5}

 

Te gjitha ngjarjet jane nen kontrollin e Provanise ;rrjedhimisht te gjitha sprovat e jetes sone te jashtme e kane origjinen tek Shkaku i Pare i madh.Jashte portes se arte te urdherimeve te Zotit ushtrite e sproves marshojne para ne rresht,te veshura ne armuren e tyre te hekurt,dhe te armatosur me armet e tyre te luftes.Te gjitha provanite jane porta per sproven. Edhe hiret tona,ashtu si trendafilat,kane gjembat e tyre.Njerezit mund te mbyten ne detrat e mireqenies po ashtu si ne lumenjt e zemerdhembjes.Malet tona nuk jane shume te larte,dhe fushat tona nuk jane shume te ulta per tundimet :sprovat rrine ne pusi ne te gjitha rruget.Kudo,lart dhe poshte,ne jemi te vizituar dhe te rrethuar me rreziqe.Prapeseprape asnje rrebesh nuk bie pa leje prej rese kercenuese ;çdo pike ka urdherin e saj para se te nxitoje drejt tokes.Sprovat qe vijne prej Zotit dergohen per te provuar dhe per te forcuar hiret tona,dhe keshtu menjehere per te ilustruar fuqine e hirit hyjnor,te provojne sinqeritetin e virtyteve tona,dhe per ti shtuar energjise se tyre.Zoti yne ne urtesine e tij te pafundme dhe dashurine e tij te tepruar,i jep nje vlere kaq te larte besimit te popullit te tij sa Ai nuk do ti kurseje ato prej atyre sprovave me ane te te cilave besimi forcohet.Ju nuk do te kishit zoteruar kurre besimin e çmuar qe tani te mbeshtet nese sprova e besimit tuaj nuk do kishte qene si mes per mes zjarrit.Ju jeni nje peme qe kurre nuk do rrenjosej aq mire nese era nuk do te kishte shkundur para dhe mbrapa,dhe te te bente te kapje fort te vertetat e çmueshme te hirit beselidhes.Lehtesite e botes jane nje armik i madh per besimin ;ato lirojne nyjet e vleres se shenjte,dhe kepusin dellin e kurajes se shenjte.Balloni asnjehere nuk ngrihet lart nese litaret nuk prehen ;mundimi i ben kete sherbim te mprehte shpirtrave besimtare.Kur kokrra e grurit flen ne rehati ne levore ajo eshte e padobishme per njeriun,duhet te shoshitet perpara se vlera e saj te njihet.Keshtu I Perjetshmi e sprovon te drejtin,sepse i ben ato te pasurohen prej Zotit.

 

Publicité

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article