2 shtator

Publié le par alban

2 shtator-mengjes  {Lexim i perditshem :#Ezekiel 5 :1-9 :11}  {Studim i shpejte :#Eze 23 :1-24 :27}

 

« E vjerra e Simonit dergjej me ethe,dhe ata i folen Jezusit menjehere per te. »  {Marku 1 :30}

 

Shume interesant eshte ky shikim brenda ne shtepine e peshkatarit apostullor.Ne e shikojme menjehere se gezimet dhe punet e kesaj vatre nuk jane pengese per ushtrimin e plote te sherbeses,jo,se perderisa ato japin nje mundesi per te deshmuar personalisht vepren e hirshme te Zotit ne secilin,ato mund te mesojne nje mesues me mire se çdo disipline tjeter tokesore.Papistet dhe sektare te tjere mund ta nenvleresojne martesen,por Krishterimi i vertete dhe jeta familjare shkojne mire bashke.Shtepia e Pjetrit ishte ndoshta nje kasolle peshkatari te varfer,por Zoti i Lavdise hyri aty,gjeti strehe aty,dhe kreu aty nje mrekulli.Sikur libri yne i vogel te lexohej kete mengjes ne ndonje kasolle te varfer,ky fakt le ti jape zemer banuesve per te kerkuar shoqerine e Mbretit Jezus.Zoti gjendet me shpesh ne kasolle te vogla se sa ne pallate te medha.Jezusi po shikon rreth dhomes tende tani dhe po pret te jete i hirshem me ty.Ne shtepine e Simonit semundja pati hyre,ethet ne nje forme vdekjeprurese paten sfilitur vjerren e tij,dhe sapo erdhi Jezusi ato i folen per mundimin e trishtueshem dhe ai u nxitua te shtrati i pacientit.A keni ju ndonje semundje ne shtepine tende kete mengjes ?Jezusi do tju duket ku e ku mjeku me i mire,shko te ai menjehere dhe fliti per problemin.Menjehere parashtroja rastin.Ka lidhje me nje prej popullit te tij,dhe prandaj nuk do te jete e parendesishme per te.Ve re,se menjehere Shpetimtari riperteriti gruan e semure ;asnje nuk mund te sheroje ashtu si ai.Ne nuk mund te sigurojme se Zoti do te heqe menjehere çdo semundje prej atyre qe duam,por ne dime se lutja besimtare per te semurin eshte shume me e mundshme te ndiqet prej riperteritjes se sa çdo gje tjeter ne bote ;dhe atje ku kjo nuk vlen,ne duhet ti nenshtrohemi me butesi vullnetit te tij prej te cilit jeta dhe vdekja jane te percaktuar.Zemra e dhembshur e Jezusit pret te degjoje dhembjet tona,le ti derdhim ato ne veshin e tij te duruar.

 

 

2 shtator-mbremje

 

« Po te mos shihni shenja dhe mrekulli,ju nuk besoni fare. » {#Gjoni 4 :48}

 

Deshira e zjarrte per mrekulli ishte simptoma e gjendjes se semure te zemres se njerezve ne kohen e Zotit tone ;ato refuzuan ushqim te forte,dhe digjeshin per mrekulli.Nuk donin te kishin Ungjillin per te cilin ato kaq shume kishin nevoje ;ato kerkuan me zell mrekullite qe Jezusi nuk vendosi perhera tua jape.Ne ditet tona shume duhet te shikojne shenja dhe mrekulli,ose perndryshe ato nuk do te besojne.Disa kane thene ne zemren e tyre, « duhet te ndjej tmerr te thelle ne shpirt,ose perndryshe nuk do te besoj kurre te Jezusi. »Mirepo po sikur nuk do ta ndjeje kurre,ashtu si ndoshta nuk do mund ta ndjesh kurre ?A do shkoje ne ferr prej merise kundrejt Zotit,sepse ai nuk do te te trajtoje si nje tjeter ?Njeri i ka thene vetvetes, « Sikur te kisha nje enderr,ose sikur te mundja te ndjeja nje shkundullime te papritur qe nuk e di çfare,atehere do te besoja. »Keshtu pra,ju te vdekshem te padenje enderroni se Zoti im duhet te marre urdhra prej jush !Ju jeni lypes ne porten e tij,duke kerkuar per meshire,dhe ju duhet te hartoni rregulla dhe rregullore se si ai duhet ta jape ate meshire.A mendoni se ai do ti nenshtrohet kesaj ?Zoti im ka nje fryme zemergjere,por ai ka nje zemer mbreterore te drejte,ai shkelmon çdo urdherim dhe ruan veprimin e tij sovran.Pse,lexues i dashur,nese i tille eshte rasti yt,digjesh per shenja dhe mrekulli ?A nuk eshte ungjilli vete shenja dhe mrekullia e tij ?A nuk eshte kjo nje mrekullia e mrekullive,se « Zoti aq shume e deshi botes sa dha Birin e tij te vetemlindur,qe kushdo qe beson ne te  te mos vdese ? »Me siguri ajo fjale e çmueshme, « ai qe do,le te vije dhe te marre prej ujit te jetes lirisht »dhe ai premtim solemn, « ai qe vjen te une,nuk do ta hedh jashte, » jane me mire se sa shenjat dhe mrekullite !Nje Shpetimtar i vertete duhet te besohet.Ai eshte vete e verteta.Pse do ti kerkosh prove vertetesie per Nje qe nuk mund te genjeje ?Vete djajte e deklarojne ate te jete Biri i Zotit ;a nuk do ta besosh ate ?

 

Publicité

Publié dans Shtator

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article