9 qershor

Publié le par alban

9 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Nehemia 9 :1-10 :39} {Studim i shpejte :#Esra 3 :1-5 :14}

 

“Zoti ka bere gjera te medha per ne,dhe jemi tere gezim.” {#Psalmi 126 :3}

 

Disa Te Krishtere jane per fat te keq te prirur te shikojne anen e erret te çdo gjeje dhe te zgjaten me shume ne ate qe kane kaluar se sa ne ate qe Zoti ka bere per to.Pyet per pershtypjen e tyre te jetes se krishtere dhe ato do te pershkruajne konfliktet e tyre te vazhdueshem,pikellimet e tyre te thella,kundershtite e tyre te trishtueshme dhe mbrapshtesine e zemrave te tyre,prapeseprape rralle ndonje aluzion per meshiren dhe ndihmen qe Zoti i ka dhene.Por nje I Krishtere,shpirti i te cilit eshte ne nje gjendje te shendetshme,do te shfaqet perpara me gezim dhe do te thote, « Do te flas jo per veten time por ne nder te Zotit.Ai me ka nxjerre prej gropes se tmerrshme dhe jashte llagemit dhe ka vene kembet e mia mbi nje shkemb dhe me ka forcuar dhe ka vene nje kenge te re ne gojen time,nje kenge lavdie per Zotin tone.Zoti ka bere gjera te medha per mua,dhe jam i gezuar. »Nje permbledhje perjetimi si kjo eshte gjeja me e mire qe nje femije i Zotit mund te paraqese.Eshte e vertete se kalojme sprova por eshte po aq e vertete se jemi te çliruar prej tyre.Eshte e vertete se kemi korruptimet tona dhe me vajtim e dime kete gje,por eshte po aq e vertete se kemi nje Shpetimtar te gjithemjaftueshem,qe mposht keto korruptime dhe na çliron prej pushtetit te tyre.Duke shikuar mbrapa do te ishte e gabuar te mohonim faktin se kemi qene ne Batakun e Deshperimit dhe jemi zvarritur ne Lendinen e Peruljes por do te ishte gje e keqe te harronim se i kemi kapercyer keto pa dem dhe me perfitim ;nuk kemi mbetur ne to,fale Ndihmesit dhe Udheheqesit tone te Plotfuqishem,I Cili na ka sjelle « jashte ne nje vend te fresket. »Sa me te thella trazirat tona,aq me me ze te larte falenderimet tona Zotit qe na ka udhehequr permes gjithe ketyre gjerave dhe na ka ruajtur deri tani.Dhembjet tona nuk mund te prishin melodine e lavderimeve tona,ne i konsiderojme ato te jene pjesa bas e kenges se jetes sone, « Zoti ka bere gjera te medha per ne dhe jemi tere gezim. »

 

9 qershor-mbremje

 

« Kerkoni ne shkrimet. » {#Gjoni 5 :39}

 

Fjala greke ketu e perkthyer ne kerko,do te thote nje kerkim kureshtar,te zellshem,te imte dhe te perpikte ashtu si njerezit bejne kur kerkojne ar ose gjahtaret kur ndjekin gjahun pa e lene te marre fryme.Ne nuk duhet te jemi te kenaqur me nje lexim siperfaqsor te nje a dy kapituj por me fenerin e Frymes duhet qe me nge te kerkojme domethenien e fshehur te fjales.Shkrimi i Shenjte nevojit kerkimin—shume prej Tij mund te mesohet vetem me ane te nje studimi te kujdesshem.Ka qumesht per te sapolindurit por edhe mish per njerezit e forte.Rabinet me urtesi thojne se nje mal lende varet ne çdo fjale,po,ne çdo titull te Shkrimit.Tertuliani therret, « E adhuroj plotesine e Shkrimeve. »Asnje njeri qe thjesht kalon perciptas librin e Zotit nuk mund te nxjerre perfitim prej tij ;ne duhet te germojme dhe rremojme derisa te fitojme thesarin e fshehur.Porta e fjales hapet vetem me çelesin e zellit.Shkrimet kerkojne te kerkohen.Ato jane shkrimet e Zotit,duke mbajtur vulen dhe lejen e botimit hyjnor—kush do guxoje valle t’i trajtoje me mendjelehtesi ?Ai qe i perçmon ato perçmon Zotin qe i shkroi.Mos e dhente Zoti qe ndonje nga ne te lejoje qe Biblat tona te behen deshmitare te menjehershme kundra nesh ne diten e madhe kur do japim llogari.Fjala e Zotit do te shperbleje kerkimin.Zoti nuk na fton te shoshisim nje mal byku per nje kokerr gruri ketu ose aty por Bibla eshte grur i shoshitur—nuk kemi veçse te hapim porten e hambarit dhe ta gjejme ate.Shkrimi pjek studentin.Ai eshte plot surpriza.Nen mesimin e Frymes se Shenjte,per syrin hulumtues ai ndrit me shkelqimin e zbuleses,ashtu si nje tempull i madh i shtruar me ar te punuar,dhe i mbuluar me çati rubini,emeraldesh dhe çdo lloj guri te çmuar.Nuk ka mall si ai malli i te vertetes se Shkrimit.Se fundmi,Shkrimet zbulojne Jezusin : « Dhe pikerisht ato deshmojne per mua. »Asnje motiv me i fuqishem nuk mund t’i vihet ne dukje lexuesve te Bibles se sa  ky :Ai qe gjen Jezusin gjen jeten,parajsen,te gjitha gjerat.Lum ai qe duke kerkuar Biblen,zbulon Shpetimtarin e Tij.

 

 

Publicité

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article