8 qershor

Publié le par alban

 

8 qershor-mengjes {Lexim i perditshem :#Nehemia 7 :1-8 :18} {Studim i shpejte :#Esdra 1 :1-2 :23}

 

“Ne te vertete shume njerez rane te vrare,sepse kete lufte e kishte dashur Perendia.” {#1Kronika 5 :22}

 

Luftetar,ti qe lufton nen flamurin e Zotit Jezus,ve re kete varg me gezim te shenjte sepse ashtu siç ishte ne ditet e hershme po ashtu eshte dhe tani,nese lufta eshte e Zotit,fitorja do te jete e sigurte.Bijte e Rubenit dhe Gaditet dhe gjysma e fisit te Manasese me zor mblodhen dyzet e pese mije luftetare dhe prapeseprape ne lufte me Hagaritet ato theren « burra,nje qind mije, » « sepse gjate betejes i thirren Perendise,qe e degjoi lutjen e tyre,sepse ata kishin pasur besim tek Ai. »Zoti nuk shpeton me shume por me pak ;na perket neve te shkojme perpara ne emrin e Te Perjetshmit nese jemi veçse nje dore njerezish sepse Zoti i Ushtrive eshte me ne si Kapiteni yne.Ato nuk lane pas dore mburojen,shpaten dhe harkun,po ashtu ato nuk e vendosen besimin e tyre ne keto arme ;ne duhet te perdorim te gjithe mjetet e pershtatshme por mirebesimi yne duhet te prehet ne Zotin vetem sepse Ai eshte shpata dhe mburoja e popullit te Tij.Arsyeja e madhe e suksesit te tyre te jashtezakonshem qendron ne faktin se « lufta ishte e Zotit. »Te dashur,duke luftuar me mekatin jashte dhe perbrenda,me gabimin doktrinal ose praktik,me ligesine shpirterore ne vendet e larta ose te uleta,me djajte dhe aleatet e djajve,ju jeni duke bere luften e Te Perjetshmit dhe perderisa Ai nuk mund te mposhtet,nuk duhet te druani disfaten.Mos u tulat perpara numrit me te madh,mos u mrrudh prej veshtiresive ose pamundesive,mos u lesho perpara plageve ose vdekjes,godit me shpaten me dy tehe te Frymes dhe te vraret do shtrihen kapice.Beteja eshte e Zotit dhe Ai do te dorezoje armiqte e Tij ne duart tona.Me kembe te palekundshme,dore te forte,zemer te patrembur dhe zell te zjarrte,versulu ne beteje dhe ushtrite e se liges do te perhapen si byku perpara stuhise.

 

Ne kembe !Ne kembe per Jezusin !

Konflikti nuk do zgjase

Kete dite zhurma e betejes

Tjetren kenga e fitores:

Atij qe mposht

Do t’i jipet nje kurore jete

Ai me Mbretin e lavdise

Do mbreteroje perjeta.

 

8 qershor-mbremje

 

« Tani do te shikosh ne se fjala ime do te shkoje ne vend apo jo ? » {#Numrat 11 :23}

 

Zoti i pati bere nje premtim te sigurte Moisiut se per nje periudhe nje mujore do ushqente me mish kampin e madh ne shkretetire.Moisiu,duke qene i zene prej nje ngerçi mosbesimi shikon te mjetet e jashtme dhe nuk di se si valle mund te permbushet premtimi.Ai pa te krijesa ne vend te Krijuesit.Por a pret Krijuesi qe krijesa te permbushe premtimin per Te ?Jo ;Ai qe ben premtimin perhera e permbush ate i pandihmuar me vete plotfuqishmerine e Tij.Nese Ai flet,eshte e kryer—e bere prej Tij.Premtimet e Tij nuk varen per permbushjen e tyre prej bashkepunimit te fuqise se vocerr te njeriut.Ne mund ta dallojme menjehere gabimin qe beri Moisiu.Dhe prapeseprape sa zakonisht qe ne bejme te njejtin gabim !Zoti ka premtuar te plotesoje nevojat tona dhe ne shikojme te krijesa per te bere ate qe Zoti ka premtuar te beje ;dhe atehere,sepse e shikojme se krijesa eshte e dobet dhe e pakte,i jipemi mosbesimit.Pse shikojme valle nga ajo ane ?A do shikoje valle ne polin e veriut per te mbledhur fruta qe piqen ne diell ?Me siguri qe nuk do veproje  me me çmenduri se kaq se sa kur shikon te i dobeti per force dhe te krijesa per te bere punen e Krijuesit.Atehere le ta bejme pyetjen ne drejtimin e duhur.Mbeshtetja e besimit nuk eshte mjaftueshmeria e mjeteve te dukshme per permbushjen e premtimit por gjithemjaftueshmeria e Zotit te padukshem,I Cili me shume siguri do te beje ashtu si ka thene.Mbasi kemi pare qarte se zgjidhja e nyjes vjen prej Zotit dhe jo prej krijeses,e guxojme te mosbesojme,pyetja e Zotit na drejtohet fuqishem : « Krahu i Zotit eshte shkurtuar ndofta ? »Ndodhte gjithashtu,ne meshiren e Tij,qe bashke me pyetjen te vetetije ne shpirtrat tone ajo deklarate e bekuar, « Tani do te shikosh nese fjala ime do te shkoje ne vend apo jo ? »

Publicité

Publié dans Qershor

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article