Gjithçka prej Hirit dhe e Verteta e vjeter
Ne kete kategori do te gjeni dy shkrime nga Spurgeon,i pari eshte Gjithçka prej Hirit dhe i dyti eshte nje permbledhje tre artikujsh a shkrimesh qe une desha ta quaja E Verteta e vjeter sipas vete fjaleve qe Spurgeon perdor ne fillimin e artikullit te trete,mbrojtje e Kalvinizmit.
Gjithçka prej Hirit
Nje Fjale e Zellshme me Ato
Qe po kerkojne Shpetimin
Me ane te Zotit Jezu Krisht
Prej C.H.Spurgeon
« Por aty ku u shtua mekati,hiri u shtua edhe më me bollek. » {Romakeve 5:20}
Permbajtja
1) PER TY
2) PER CFARE ESHTE FJALA?
3) ZOTI SHFAJESON TE PAUDHIN
4) ESHTE ZOTI AI QE SHFAJESON
5) "I DREJTE DHE SHFAJESUES"
6) PERSA I PERKET CLIRIMIT PREJ SE MEKATUARI
7) PREJ HIRIT PERMES BESIMIT
8) BESIMI,CFARE ESHTE?
9) SI MUND TE ILUSTROHET BESIMI?
10) PSE JEMI TE SHPETUAR NEPERMJET BESIMIT?
11) SA KEQ!NUK MUND TE BEJ ASGJE!
12) RRITJA E BESIMIT
13) RIPERTERITJA DHE FRYMA E SHENJTE
14) "SHPETIMTARI IM JETON"
15) PENDIMI DUHET TE SHOQEROHET ME FALJEN
16) SI ESHTE I DHENE PENDIMI?
17) FRIKA E RENIES PERFUNDIMTARE
18) PERFORCIM
19) PSE TE SHENJTET KEMBNGULIN?
20) MBYLLJA
1
PER TY
AI QE FOLI dhe shkroi kete mesazh do te jete shume i zhgenjyer nese nuk shpie shume te Zoti Jezus.Ky mesazh perhapet ne varesi femijerore mbi fuqine e Zotit Fryma e Shenjte,per ta perdorur ate ne tjetersimin e milionave nese I pelqen keshtu.Pa dyshim se shume burra e gra te varfer do te marrin ne dore kete volum,dhe Zoti do t’i vizitoje ato me hir.Per t’iu pergjigjur ketij qellimi,pikerisht gjuha me e thjeshte eshte zgjedhur,dhe shume shprehje te perditshme jane perdorur.Por nese njerez te pasur dhe me rang do t’i hidhnin nje sy ketij libri,Fryma e Shenjte mund t’i preke ato gjithashtu;perderisa ajo qe mund te kuptohet prej te pashkolluarve nuk eshte aspak me pak terheqese per te shkolluarit.Oh sikur disa qe e lexojne te behen fitues te medhenj shpirtrash!
Kush valle e di sa shume do te gjejne shtegun drejt paqes me ate qe lexojne ketu?Nje pyetje me e rendesishme per ty,lexues i shtrenjte,eshte kjo—A do jesh valle nje nga keto?
Dikush ndertoi nje çezme publike anesh rruges,dhe vari nje kupe me nje zinxhir te vogel.Iu tha me pas se nje kritik arti i shquar kishte gjetur shume te meta me ndertimin e tij.
“Por,” ai tha,”a pijne shume njerez te etur aty?”Me pas i thane se mijera njerez te varfer,burra,gra dhe femije,shuajten etjen ne kete burim ;dhe ai buzeqeshi dhe tha,se nuk i vinte veshin verejtjeve te kritikut,dhe veçse shpresonte se ne ndonje dite vere te nxehte vete kritiku te mbushte kupen,dhe te freskohej,dhe te lavderonte emrin e Zotit.
Ketu eshte burimi im dhe ketu eshte kupa ime:gjej te mete nese te pelqen;por pi me te vertete prej ujit te jetes.Vetem per kete e vras mendjen.Me mire te bekoj shpirtin e rruge-fshiresit ose rrecka mbledhesit me te varfer,se sa ti pelqej dikujt me gjak princi dhe te deshtoj ta tjetersoj per Zotin.
Lexues,a je serioz duke lexuar keto faqe?Nese po,jemi te nje mendjeje fillimisht;por çeshtja e pasur si qellim ketu nuk eshte asgje me pak se gjetja prej teje e Krishtit dhe Parajses.Oh sikur ta kerkonim kete bashke!Bej keshtu duke perkushtuar kete liber te vogel me lutje.A nuk do te bashkohesh me mua duke shikuar lart te Zoti dhe duke i kerkuar Atij te te bekoje ndersa lexon?Provania ka vene keto faqe ne udhen tende,nuk ke veçse pak kohe te kursyer per ti lexuar ato,dhe ndjehesh vullnet mire per ti dhene vemendje.
Keto jane shenja te mira.Valle kush e di se koha e caktuar e bekimit ka ardhur per ty?Sidoqe te jete,”Fryma e Shenjte thote,Sot,nese degjoni zerin e tij,mos e ngurtesoni zemren tuaj.”
2
PER CFARE ESHTE FJALA?
Kam degjuar per nje histori;mendoj se vjen prej veriut te Anglise :nje sherbenjes kerkonte nje grua te varfer,duke synuar ta ndihmoje ;sepse ai e dinte se ajo ishte shume e varfer.Me parat ne dore,ai trokiti ne dere ;por ajo nuk u pergjigj.Ai kujtoi keshtu se ajo nuk ishte ne shtepi dhe u largua.Me pas ai e takoi ate ne kishe dhe i tha se pati kujtuar nevojen e saj : « Therrita ne shtepine tende dhe trokita shume here dhe ma merr mendja se nuk ishe ne shtepi sepse nuk pata pergjigje.” “Ne çfare ore therritet,zoteri?” “Ishte rreth mesdites.” “Oh,i dashur,” ajo tha, “Te degjova zoteri dhe me vjen shume keq se nuk u pergjigja;por mendova se ishte ai qe kerkonte qerane.”Shume gra te varfra e dine se çfare do te thote kjo.Tani,eshte deshira ime qe te gjej degjim dhe prandaj dua te them se nuk po therras per qerane;me te vertete,nuk eshte objekti i ketij libri per t’ju kerkuar ndonje gje,por t’ju them se shpetimi eshte i gjithe prej hirit,qe do te thote,falas,pa shperblim,pa paguar asgje.
Shpesh here,kur jemi te ankthshem per te fituar vemendjen,degjuesi yne mendon, “Ah!tani do me thuhet se cila eshte detyra ime.Eshte thirrja e njeriut ne lidhje me ate qe i detyrohet Zotit dhe jam i sigurte se nuk kam asgje me se te paguaj.Nuk do te jem ne shtepi.”Jo,ky liber nuk vjen per te bere nje kerkese ndaj teje,por per te te sjelle diçka.Nuk do te flasim ne lidhje me ligjin,detyren dhe denimin,por per dashurine,miresine,faljen,meshiren dhe jeten e perjetshme.Prandaj mos vepro pra sikur te mos ishe ne shtepi:mos i mbyll veshet as mos ki nje zemer te shkujdesur.Nuk po te kerkoj asgje ne emer te Zotit ose njeriut.Nuk eshte qellimi im qe te te kerkoj ndonje gje prej duarve te tua;por une vij ne emrin e Zotit per te te sjelle nje dhurate falas marrja e te ciles do te jete per ty nje gezim i tanishem dhe i perjetshem.Hap deren dhe ler pergjerimet e mia qe te hyjne brenda. “Eja tani dhe le te arsyetojme se bashku.”Vete Zoti te fton ne nje mbledhje ne lidhje me lumturine tende te menjehershme dhe te pafundme dhe Ai nuk do ta kishte bere kete nese nuk do te donte te miren.Mos e kundershto Zotin Jezus qe troket ne deren tende ;sepse Ai troket me nje dore qe u gozhdua ne dru per nje te tille si ty.Perderisa qellimi i Tij i vetem eshte e mira jote,perkul veshin tend dhe eja te Ai.Degjo me zell dhe fjala e mire le te ngulitet ne shpirtin tend.Mund te jete se ora ka ardhur per ty per te hyre ne ate jete te re qe eshte fillimi i parajses.Besimi vjen prej degjimit dhe leximi eshte nje lloj degjimi:besimi mund te vije te ty ndersa je duke lexuar kete liber.Pse jo?O Fryme e bekuar e te gjithe hirit,bej qe te ndodhe keshtu!
3
ZOTI SHFAJESON TE PAUDHIN
Ky mesazh eshte per ty.Do te gjesh tekstin ne letren drejtuar Romakeve,ne kapitullin e katert dhe ne vargun e peste:
Por atij qe nuk punon,por beson ne Ate qe shfajeson te paperendishmit,besimi i llogaritet si drejtesi.
Te terheq vemendjen me keto fjale, “Ai qe shfajeson te paperendishmit. »Keto me duken fjale shume te mrekullueshme.A nuk je i befasuar se ka me te vertete nje shprehje te tille ne Bibel, “Qe shfajeson te paperendishmit ? »Kam degjuar se njerezit qe urrejne doktrinat e kryqit e sjellin ate si nje akuze kunder Zotit,se Ai shpeton njerez te ligj dhe pranon per Veten me te felliqurin e te ndyreve.Shiko se si ky Shkrim pranon akuzen dhe e shpall qarte!Me ane te gojes se sherbetorit te Tij,me ane te frymezimit te Frymes se Shenjte,Ai merr per Veten titullin e “Ai qe shfajeson te paperendishmin.”Ai i ben te drejte ato qe jane te padrejte,fal ato qe meritojne te denohen,dhe favorizon ato qe nuk meritojne favor.Mendove,apo jo,se shpetimi ishte per te mirin?se hiri i Zotit ishte per te pastertin dhe te shenjtin,te cilet jane pa mekate?Te ka rene ne mendje se nese do ishe i shkelqyer,atehere Zoti do te te shperbleje;dhe ke menduar se per shkak se nuk je i dinje,nuk mund te kete menyre se si te gezosh favorin e Tij.Duhet te jesh ndopak i befasuar teksa lexon nje tekst si ky: “Ai qe shfajeson te paperendishmin.” Nuk habitem se je i befasuar;sepse me gjithe njohjen e thelle me hirin e madh te Zotit,une kurre nuk kam reshtur te habitem prej saj.A nuk tingellon e befasueshme,apo jo,se mund te jete e mundur per nje Zot te shenjte te shfajesoje nje njeri te pashenjte?Sipas legalizmit te natyrshem te zemrave tona,ne jemi gjithmone duke folur ne lidhje me vete miresine dhe vleren tone dhe me kryeneçesi nuk i ndahemi mendimit se duhet te kete ndonje gje perbrenda nesh me qellim qe te fitojme vemendjen e Zotit.Tani,Zoti,qe shikon tejpertej genjimeve tona,e di se nuk ka as dhe nje fare miresie çfaredo qofte perbrenda nesh.Ai thote se “nuk ka asnje te drejte,as edhe nje.”Ai e di se “e gjithe drejtesia jone eshte rrobe e felliqur,” dhe prandaj Zoti Jezus nuk erdhi ne bote per te gjetur miresine dhe drejtesine ne ndonjerin nga ne.
Ai vjen,jo sepse jemi te drejte por per te na bere ashtu:Ai shfajeson te paperendishmin.
Kur nje avokat vjen ne gjykate,nese eshte nje njeri i ndershem,ai deshiron te mbroje rastin e nje njeriu te pafajshem dhe ta shfajesoje perpara gjykates prej gjerave false me te cilat akuzohet.Duhet te jete objektivi i avokatit te shfajesoje njeriun e pafajshem dhe ai nuk duhet te perpiqet t’i dale ne mbrojtje pales se fajshme.Nuk qendron ne te drejten ose ne pushtetin e njeriut te shfajesoje me te vertete fajtorin.Kjo eshte nje mrekulli e rezervuar vetem per Zotin.Perendia,Sovrani pafundshmerisht i drejte,e di se nuk ka as dhe nje njeri te drejte mbi toke qe ben te miren dhe nuk mekaton dhe prandaj,ne sovranitetin e pafundshem te natyres se Tij hyjnore dhe ne shkelqimin e dashurise se Tij te pashprehshme,Ai merr persiper punen,jo dhe aq per te justifikuar te drejtin se sa per te justifikuar te paperendishmin.Zoti ka shestuar rruge dhe menyra per ta bere njeriun e paperendishem te qendroje i pranuar drejtesisht perpara Tij :Ai ka ngritur nje sistem me ane te cilit me drejtesi te perkryer Ai mund te trajtoje fajtorin sikur te kishte qene gjithe jeten e tij i perjashtuar prej shkeljes,po,mund ta trajtoje ate sikur te ishte teresisht i perjashtuar prej mekatit.Ai shfajeson te paperendishmin.
Jezu Krishti erdhi ne bote per te shpetuar mekataret.Eshte nje gje shume befasuese—nje gje prej te ciles duhet mrekulluar mbi gjithçka tjeter prej atyre qe e gezojne ate.E di se eshte per mua deri ne kete dite mrekullia me e madhe qe kam degjuar ndonjehere qe Zoti te me kete shfajesuar mua.E ndjej veten te jem nje shuk padenjesie,nje mase korruptimi dhe nje kapice mekati,jashte prej dashurise se Tij te plotfuqishme.E di me siguri te plote se jam i shfajesuar me ane te besimit qe eshte ne Krishtin Jezus dhe jam i trajtuar sikur te jem perkryershmerisht i drejte dhe se jam bere nje trashegimtar i Zotit dhe nje bashketrashegimtar me Krishtin dhe prapeseprape prej natyre e kam vendin midis më mekatareve.Une qe jam edhe i padenje jam i trajtuar sikur te isha i denje.Jam dashur po me aq dashuri sikur te kem qene gjithmone i pershpirtshem,ndersa me perpara une isha i paperendishem.Kush nuk do ishte i habitur prej kesaj ?Mirenjohja per nje favor te tille qendron e veshur ne rroba habie.
Tani,ndersa kjo eshte shume befasuese,do doja qe te vinit re se sa te vlershem e ben ungjillin per ty dhe per mua.Nese Zoti shfajeson te paperendishmin,atehere,shok i shtrenjte,Ai mund te te shfajesoje ty.A nuk je pikerisht nje njeri i tille?Nese je i patjetersuar ne kete çast,eshte nje pershkrim shume i pershtatshem per ty ;ke jetuar pa Zotin,ke qene i kunderti i te pershpirtshmit ;ne nje fjale,ke qene dhe je i paperendishem.Ndoshta as qe nuk ke zene ndonje here vend ne ndonje kishe te Dielen,por ke jetuar ne mosperfillje ndaj dites,shtepise dhe Fjales se Zotit—kjo provon se ke qene i paperendishem.Akoma me trishtueshem,ndoshta ke provuar madje edhe te dyshosh qenien e Zotit dhe nuk reshtur te pohosh nje gje te tille.Ke jetuar ne kete toke te hijshme,e cila eshte plot me deshmite e pranise se Zotit dhe nderkohe ke mbyllur syte ndaj provave te qarta te pushtetit dhe Hyjnise se Tij.Ke jetuar sikur te mos kishte Zot.Me te vertete,do kishe qene shume i kenaqur nese do kishe mundur t’i vertetoje vetes me siguri se nuk ka fare Zot.
Ndoshta ke jetuar per shume vite ne kete rruge,keshtu qe je i vendosur mire ne rruget e tua dhe prapeseprape Zoti nuk gjendet ne asnje nga to.Nese do quheshe
I PAPERENDISHEM
do te te pershkruante po aq mire sa sikur deti te quhej uje i kripur.Apo jo ?
Ndoshta je nje njeri i nje soji tjeter ;rregullisht ke ndjekur te gjitha format e jashtme te fese dhe prapeseprape nuk i ke vene zemren tende aspak,por ke qene me te vertete i papershpirtshem.Edhe pse je takuar me njerez te Zotit,nuk e ke takuar kurre Zotin per veten tende ;ke qene ne kor dhe prapeseprape nuk e ke levduar Zotin me zemren tende.Ke jetuar pa ndonje dashuri per Zotin ne zemren tende ose vemendje per urdheresat e Tij ne jeten tende.Epo mire,ti je pikerisht lloji i njeriut te cilit ky ungjill i dergohet—ky ungjill qe thote se Perendia shfajeson te paperendishmin.Eshte shume e mrekullueshme por eshte lumturisht e vlefshme per ty.Thjesht,te pershtatet pikerisht ty.Apo jo ?Sa do doja qe ta pranoje kete gje !Nese je nje njeri i ndjeshem do te kuptosh hirin e mrekullueshem te Zotit qe furnizon nje te tille si ti dhe do t’i thuash vetes, « Shfajeson te paperendishmin !Pse,atehere,une nuk do shfajesohesha dhe menjehere ? »
Tani,ve re me tej se duhet te jete keshtu—qe shpetimi i Zotit eshte per ato qe nuk e meritojne ate dhe nuk kane pergatitje per te.Eshte e arsyeshme qe thenia gjendet ne Bibel ;sepse,shok i shtrenjte,asnjeri tjeter nuk ka nevoje te shfajesohet perveçse atyre qe nuk kane shfajesim te vetin.Nese ndonjeri prej lexuesve te mi eshte perkryershmerisht i drejte,ai nuk ka nevoje per shfajesim.E ndjen se po e ben detyren mire dhe pothuajse po e ben qiellin borxhli.C’me duhet mua nje Shpetimtar,ose meshira ?C’me duhet mua shfajesimi ?Ke per t’u lodhur kesaj here me librin tim sepse nuk do te kete interes per ty.
Nese ndonjeri prej jush po mbahet keshtu me të madh,me degjo pak.Po aq me siguri sa je i gjalle,do humbasesh.Ju njerez te drejte me drejtesi te vete vepres suaj,jeni ose mashtrues ose te mashtruar ;sepse Shkrimi nuk mund te genjeje dhe thote qarte, « Nuk ka asnje te drejte,jo,as edhe nje. »Sidoqe te jete nuk kam ungjill per t’i predikuar shtinjakeve,jo,as edhe nje fjale te tij.Jezu Krishti Vete nuk erdhi per te thirrur te drejtin dhe nuk kam per te bere ate qe Ai nuk beri.Sikur te te therrisja,nuk do vije dhe prandaj nuk do te te therras nen ate karakter.Jo,por me mire te ftoj te hedhesh syte mbi ate drejtesine tende derisa te shikosh se çfare mashtrimi qe eshte.Nuk eshte as gjysem më thelbesore se sa nje cergë.Mos ki pune më me të !Mbathja tutje prej saj !Oh beso se te vetmit njerez qe mund t’u nevojitet shfajesimi jane ato qe nuk jane ne vetvete te drejte !Ata kane nevoje qe diçka duhet kryer per to per t’i bere te drejte perpara fronit te gjykimit te Zotit.Te jesh i sigurte !Zoti ben vetem ate qe eshte e nevojshme.Urtesia e pafundme kurre nuk rreket per ate qe eshte e panevojshme.Jezusi kurre nuk ndermerr ate qe eshte e kote.Te bej te drejte ate qe eshte i drejte nuk eshte pune per Zotin—kjo do ishte nje pune per nje te çmendur ;por te bej te drejte ate qe eshte i padrejte—kjo eshte pune per dashurine dhe meshiren e pafundme.Te shfajesosh te paperendishmin—kjo eshte nje mrekulli e denje per Zotin.Dhe me siguri qe eshte ashtu.
Tani,shiko.Nese gjendet diku ne bote nje mjek qe ka zbuluar mjekime te sigurta dhe te çmuara,te kush dergohet valle ky mjek ?Te ato qe jane si jo me mire te shendetshem ?Nuk besoj.Shpjere ne nje distrikt ku nuk ka njerez te semure dhe ai ndjen se nuk eshte ne vendin e tij.Nuk ka asgje per te per te bere. «Te shendetshmit nuk kane nevoje per nje mjek,por veçse ato qe jane te semure. »A nuk eshte po aq e qarte se mjekimet e medhenj te hirit dhe shelbimit jane per te semuret ne shpirt ?Ato nuk mund te jene per te shendetshmit,sepse nuk do t’i hynin ne pune.Shok i shtrenjte,nese ti ndjen se je i semure shpirterisht,Mjeku ka ardhur ne bote per ty.Nese je krejtesisht i rrenuar prej mekatit tend,je pikerisht njeriu i pasur si qellim ne planin e shpetimit.Po te them se Zoti i dashurise pati pikerisht njerez te tille si ti ne syrin e Tij kur rregulloi sistemin e hirit.Merr me mend sikur nje njeri zemergjere te vendoste te falte te gjithe ato qe i jane borxhli ;eshte e qarte se kjo gje mund te zbatohet vetem per ato qe jane me te vertete borxhlinj.Nje njeri i detyrohet atij nje mije paunde ;nje tjeter i detyrohet pesedhjete paunde ;secili nuk ka veçse te beje llogarine dhe detyrimi i tij do te fshihet.Por njeriu me zemergjere nuk mund te fale borxhet e atyre qe nuk i detyrohen asgje atij.Eshte jashte pushtetit te Plotfuqishmerise te fale atje ku nuk ka mekat.Prandaj,falja nuk mund te jete per ty qe nuk ke mekat.Falja duhet te jete per fajtorin.Ndjesa duhet te jete per mekatarin.Do ishte absurde te flasesh per faljen e atyre qe nuk kane nevoje per falje—per faljen e atyre qe nuk kane bere kurre shkelje.
A mendon se ke per te humbur sepse je nje mekatar ?Kjo eshte arsyeja pse ti mund te shpetohesh.Sepse e pranon se je nje mekatar do doja te te jipja zemer te besosh se hiri eshte i caktuar per nje te tille si ti.Nje prej shkrimtareve tane himnesh guxoi madje te thote :
Nje mekatar eshte nje gje e çmuar ;
Fryma e Shenjte e ka bere ashtu.
Eshte me te vertete keshtu,se Jezusi kerkon dhe shpeton ate qe eshte i humbur.Ai vdiq dhe beri nje shlyerje te vertete per mekatare te vertete.Kur njerezit nuk jane duke luajtur me fjalet,ose nuk po e quajne veten “mekatare te mjere,” thjesht per katikule,ndjehem i ngazellyer t’i takoj ato.Do te isha i gezuar sikur t’i flisja gjithe naten mekatareve te sinqerte.Bujtina e meshires kurre nuk i mbyll dyert e saj te ketilleve,as gjate diteve te javes as Te Dielen.Zoti yne Jezus nuk vdiq per mekate te perfytyruar,por gjaku i zemres se Tij u derdh per te lare njollat e thella kermez,qe asgje tjeter nuk mund te fshije.Ai qe eshte mekatar sterr i zi—ai eshte lloji i njeriut per te cilin Jezu Krishti erdhi per ta bere bore te bardhe.Nje predikues ungjilli ne nje rast predikoi prej vargut, “Sepata eshte vene tashme te rrenja e pemeve,” dhe shprehu nje predikim te tille sa nje prej degjuesve te tij i tha, “Njerezit do mendonin se i ke predikuar kriminaleve.Predikimi yt duhet te ishte mbajtur ne ndonje burg.” “Oh,jo,” tha njeriu i mire, “sikur te kisha predikuar ne ndonje burg,nuk do predikoja prej ketij vargu,atje do predikoja prej vargut “Ja nje thenie per t’u besuar dhe qe ia vlen te pranohet:Krishti Jezus erdhi ne bote per te shpetuar mekataret.”Pikerisht keshtu.Ligji eshte per krenaret per te perulur mburrjen e tyre:ungjilli eshte per te humburit per te hequr deshperimin e tyre.Nese nuk je i humbur,ç’fare ke te besh valle me nje Shpetimtar?A duhet te shkoje bariu mbrapa atyre qe nuk kane dale kurre nga udha?Pse valle gruaja duhet te pastroje shtepine e saj per qindarkat qe nuk rane kurre nga kuleta e saj?Jo,mjekimi eshte per te semuret;ngjallja eshte per te vdekurin;falja eshte per fajtorin;liria eshte per ato qe jane te lidhur:hapja e syve eshte per ato qe jane te verber.Si mund te çmohet valle Shpetimtari dhe vdekja e Tij mbi kryq dhe ungjilli i faljes nese njerezit nuk do quheshin fajtore dhe te denje per denim?Mekatari eshte arsyeja e qenies se ungjillit.Ti,shoku im,qe po i drejtohet tani fjala,nese je i padenje,nese meriton ferrin,je lloji i njeriut per te cilin ungjilli eshte caktuar,rregulluar dhe shpallur.Perendia shfajeson te paperendishmin.
Do doja qe ta beja kete gje shume te qarte.Shpresoj se e kam bere tashme te tille ;por akoma,ashtu siç eshte e qarte,eshte vetem Zoti qe mund te beje nje njeri ta kuptoje ate.Se pari nje njeriu te shpergjumur i duket e mahnitshme qe shpetimi te mund te jete me te vertete per ate si nje i humbur dhe fajtor.Ai mendon se duhet te jete per te si nje njeri pendestar,duke harruar se pendimi eshte pjese e shpetimit te tij. “Oh,” thote ai, “por me duhet te jem keshtu dhe ashtu,”—gje qe eshte e vertete sepse ai do te jete keshtu dhe ashtu si rezultat i shpetimit;por shpetimi vjen te ai perpara se te kete ndonje prej rezultateve te shpetimit.Shpetimi vjen te ai,ne fakt,ndersa ai meriton vetem kete pershkrim te neveritshem,te ulet,varfanjak,te zhveshur, “i paperendishem.”Eshte gjithçka qe ai eshte kur ungjilli i Zotit vjen per ta shfajesuar ate.
Prandaj,me lejoni te nxit cilindo qe nuk kane gje te mire ne vetvete—qe druajne se nuk kane as dhe nje ndjenje te mire,ose çfaredo qofte qe te mund t’i rekomandoje Zotit—qe te besojne fort se Zoti yne i hirshem eshte i afte dhe do qe t’i pranoje ato pa ndonje gje te rekomandueshme dhe t’i fale ato vetvetiu jo sepse ato jane te mire por sepse Ai eshte i mire.A nuk ben Ai te shkelqeje diellin i Tij mbi te ligun po ashtu si dhe mbi te mirin?A nuk jep valle Ai periudha te frutshme dhe a nuk dergon valle shiun dhe driten e diellit ne kohen e duhur mbi kombet me te paperendishme?Po,madje edhe Sodoma pati diellin e saj dhe Gomorra vesen e saj.Oh shok,hiri i madh i Zotit tejkalon përftimin tim dhe përftimin tend dhe do doja qe ti te mendoje ashtu siç duhet per te!Aq lart sa qiejt jane mbi token,po aq lart jane mendimet e Zotit mbi mendimet tona.Ai mund te fale bollshem.Jezu Krishti erdhi ne bote per te shpetuar mekataret:falja eshte per fajtorin.
Mos u perpiq ti besh retushim vetes dhe ta besh veten diçka ndryshe nga çje me te vertete;por eja ashtu siç je te Ai qe shfajeson te papershpirtshmin.Nje artist i madh para ca kohesh pati pikturuar nje pjese te qytetit ku jetonte dhe deshironte,per qellime historike,te perfshinte ne pikturen e tij disa karaktere te mirenjohur ne qytet.Nje fshesar i pakrehur,i rreckosur dhe i papaster ishte i njohur nga te gjithe dhe kishte nje vend te pershtatshem per te ne pikture.Artisti i tha njeriut te ashper dhe te leckosur, “do te te paguaj mire nese do te vish tek studioja ime dhe te me lejosh te te pikturoj.”Ai erdhi ne mengjes por shpejt u kthye mbrapsht per ne punen e vet sepse kishte lare fytyren dhe krehur floket dhe kishte ngjeshur nje kostum te mire.Ai nevojitej si nje lypes dhe nuk ishte ftuar ne nje tjeter cilësi.Po ashtu,ungjilli do te te prese ty ne sallat e tij nese vjen si nje mekatar dhe jo ndryshe.Mos prit per permirsim por eja menjehere per shpetimin.Zoti shfajeson te paperendishmin dhe kjo ka te beje me ty ashtu si je tani dhe i pershtatet gjendjes tende me te keqe.
Eja ashtu siç je i veshur si mos me keq.Dua te them me kete,eja te Ati yt qiellor me gjithe mekatet dhe mekatshmerine tende.Eja te Jezusi pikerisht ashtu siç je,lebroz,i felliqur,i zhveshur,as gati per te jetuar as gati per te vdekur.Eja,ju qe jeni funderrinat e shoqerise;ejani,edhe pse me zor se guxoni te shpresoni per ndonje gje perveçse vdekjen.Ejani edhe pse deshperimi po ju kaplon,duke ngjeshur kraharorin tuaj si nje makth i kobshem.Ejani dhe kerkojini Zotit te shfajesoje nje tjeter te paperendishem.E pse Ai nuk do ta bente nje gje te tille?Ejani sepse kjo meshire e madhe e Zotit eshte synuar per te tille si ju.Po e paraqes ne gjuhen e tekstit dhe nuk mund ta bej me fort se kaq:Vete Zoti Perendi i ve Vetes kete titull te hirshem, “Ai qe shfajeson te paperendishmin.”Ai ben te drejte dhe ben te trajtohen si te drejte ato qe prej natyre jane te paperendishem.A nuk eshte kjo nje fjale e mrekullueshme per ty?Lexues,mos u vono ta marresh ne konsiderate kete çeshtje.