Gjithçka prej Hirit

Publié le par alban

                                                                   4

                                          “ESHTE ZOTI AI QE SHFAJESON”

                                                                                                           Romakeve 8:33

 

 

Nje gje e mrekullueshme eshte kjo,se qenit i shfajesuar,ose i bere i drejte.Nese nuk do kishim thyer kurre ligjet e Zotit nuk do na nevojitej sepse do ishim te drejte ne vetvete.Ai qe gjithe jeten e tij ka bere gjerat qe duhej te bente dhe qe nuk ka bere kurre ndonje gje qe nuk duhej ta kishte bere,eshte i shfajesuar prej ligjit.Por ti,lexues i shtrenjte,nuk je i ketij lloji,jam me se i sigurte.Ti je shume i ndershem per te pretenduar se qeni pa mekat dhe prandaj ke nevoje te shfajesohesh.Tani,nese shfajeson veten,do jesh thjesht nje vete mashtrues.Prandaj mos bej perpjekje per nje gje te tille.Kurre nuk ia vlen.Nese pyet sivellezerit tend te vdekshem per te te shfajesuar,çfare mund te bejne valle ata?Mund t’i shtysh disa nga ato te flasin mire per ty ngaqe i ke bere ndere te vogla dhe te tjeret do te te pergojojne ngaqe ke bere me pak se kaq.Gjykimi i tyre nuk vlen shume.

Teksti yne thote, “Eshte Zoti Ai qe shfajeson,” dhe kjo eshte ku e ku me e sakte.Eshte nje fakt i çuditshem dhe qe duhet konsideruar me kujdes.Eja dhe shiko.

Ne rradhe te pare,askush tjeter perveç Zotit nuk do kishte menduar  ndonjehere te shfajesoje ato qe jane fajtore.Ato kane jetuar ne rebelim te hapur;kane bere te keqen me te dyja duart;kane shkuar me keq e me keq;jane kthyer te mekati edhe mbasi e paguan shtrenjte per te dhe prandaj per pak kohe kane qene te detyruar ta braktisin.Ato kane thyer ligjin dhe kane shkelur ungjillin.Ato kane refuzuar shpalljet e meshires dhe kane kembngulur ne paudhesi.Si mund te falen dhe te shfajesohen valle?Sivellezerit e tyre,duke u deshperuar per shkak te tyre,thojne, “Ato jane raste te pashprese.”Edhe Te Krishteret i shikojne ato me trishtim se sa me shprese.Por jo ashtu Zoti i tyre.Ai,ne shkelqimin e hirit te Tij zgjedhes duke i pasur zgjedhur ato perpara themelimit te botes,nuk do te prehet derisa t’i kete shfajesuar dhe t’i kete bere te jene te pranueshem ne Shumetedashurin.A nuk eshte e shkruajtur, “ata qe Ai ka paracaktuar,keta edhe i ka thirrur;dhe ata qe ka thirrur,keta edhe i ka shfajesuar;dhe ata qe ka shfajesuar,ketyre u ka dhene edhe lavdi.”?Keshtu qe ju e shikoni se ka disa qe Zoti vendos te shfajesoje:e pse ti dhe une nuk do benim pjese ne kete numer?Asnje tjeter perveç Zotit nuk do kishte menduar ndonjehere te me shfajesoje mua.Jam nje mrekulli per vete veten time.Nuk dyshoj se ky hir gjendet po ashtu dhe ne te tjere.Shikoni Saulin e Tarses,i cili shkumezonte me urrejtje kundra sherbetoreve te Zotit.Si nje ujk i uritur ai zinte per fyti qengjat dhe delet nga te gjitha anet dhe prapeseprape Zoti e hodhi poshte pergjate rruges per ne Damask dhe i ndryshoi zemren dhe aq plotesisht e shfajesoi sa shume shpejt ky njeri u be predikuesi me i madh i shfajesimit me ane te besimit qe ka jetuar ndonjehere.Shpesh duhet te jete mahnitur se u shfajesua me ane te besimit ne Krishtin Jezus;sepse ai ishte nje here e nje kohe nje pedant i vendosur per shpetimin me ane te veprave te ligjit.Asnje perveç Zotit nuk do kishte menduar te shfajesoje nje njeri te tille si Saul persekutuesi;por Zoti Perendi eshte i lavdishem ne hir.

Por,edhe nese ndonjeri do kishte menduar te shfajesonte te paperendishmin,askush perveç Zotit nuk mund ta bente nje gje te tille.Eshte krejtesisht e pamundur per njeriun te fale mekate qe nuk jane kryer kundra tij.Nje njeri te ka lenduar rende;mund ta falesh dhe shpresoj se po;por asnje njeri tjeter nuk mund ta fale perveç teje.Nese padrejtesia eshte kryer ndaj teje,falja duhet te vije prej teje.Nese ne kemi mekatuar ndaj Zotit,eshte ne pushtetin e Zotit te fale;sepse mekati eshte kundra Tij.Prandaj Davidi thote ne Psalmin e pesedhjete e nje: “Kam mekatuar kunder Teje,vetem kunder Teje,dhe kam bere ate qe eshte e keqe per syte e Tu”;sepse atehere Zoti,kundra te Cilit eshte kryer shkelja,mund te fshije shkeljen.Ate qe i detyrohemi Zotit,Krijuesi yne i madh mund ta fale,nese i pelqen;dhe nese Ai e fal,eshte e falur.Askush perveç Zotit te madherishem,kundra te Cilit kemi kryer mekatin,nuk mund te fshije ate mekat;prandaj,le te kemi kujdes qe te shkojme te Ai dhe te kerkojme meshire ne duart e Tij.Le te mos shtihemi ne rruge te gabuar prej atyre qe do donin qe t’i rrefenim mekatet;ato nuk gjejne autorizim ne Fjalen e Zotit per pretendimet e tyre.Por edhe sikur te ishin te caktuar te shpallin faljen ne emer te Zotit,duhet akoma te jete me mire per ne qe te shkojme vete te Zoti i madh permes Jezu Krishtit,Nderhyresi dhe te kerkojme dhe te gjejme falje ne doren e Tij;perderisa ne jemi te sigurte se kjo eshte menyra e drejte.Feja ndermjetesuese permban nje rrezik teper te madh:do beje me mire te merreshe vete me punet e shpirtit tend dhe mos t’i lesh ne duart e askujt.

Vetem Zoti mund te shfajesoje te paperendishmin;por Ai mund ta beje ate ne menyre te perkryer.Ai hedh mekatet tona mbrapa kurrizit te Tij,i fshin ato ;Ai thote se edhe sikur te kerkoheshin,nuk do gjeheshin dot.Prej asnje arsye tjeter perveçse prej vete miresise se Tij te pafundme.Ai ka pergatitur nje menyre te lavdishme me ane te ciles mund t’i beje mekatet flake te kuqe po aq te bardha sa bora dhe t’i largoje shkeljet tona prej nesh po aq larg sa lindja eshte prej perendimit.Ai thote, “Nuk do t’i kujtoj mekatet e juaja.”Ai ben çmos per ti dhene fund mekatit.Ne kohet e vjetra njëri therriti i mrekulluar, “Cili Perendi eshte si Ti,qe fal paudhesine dhe e kapercen shkeljen e mbetjes se trashegimise se Tij?Ai nuk e mban pergjithnje zemerimin e Tij,sepse i pelqen te jete i meshirshem.”{#Mikea 7.18}

Ne nuk po flasim per drejtesi as per sjelljen e Zotit ndaj njerezve sipas hakut.Nese pretendon te sillesh me Zotin e drejte sipas ligjit,zemerim i perjetshem te kercenon sepse ky eshte ai qe meriton.I bekuar qofte emri i Tij,Ai nuk na ka trajtuar sipas mekateve tona;por Ai sillet me ne sipas hirit falas dhe zemerdhembshurise se pafundme dhe Ai thote, “Do te te pranoj hirshem dhe do te te dua me zemergjeresi.”Besohe kete sepse eshte me siguri e vertete se Zoti i madh eshte i afte te trajtoje fajtorin me meshire te bollshme;po,Ai eshte i afte te trajtoje te paperendishmit sikur te kishin qene gjithmone te pershpirtshem.Lexo me kujdes shembelltyren e birit plangprishes dhe shiko se si ati fales e priti arrakatin e kthyer me po aq dashuri sa sikur te mos ishte larguar kurre dhe sikur te mos te ishte felliqur kurre me gra te perdala.Aq larg shkoi ne kete pike sa vellai i madh filloi te ankohej;por ati kurre nuk e terhoqi mbrapa dashurine e tij.Oh vellai im,sado fajtor qe mund te jesh,nese veçse kthehesh te Zoti dhe Ati yt,Ai do te te trajtoje sikur nuk te kishe bere kurre faj!Ai do te shikoje si te drejte dhe do te sillet me ty ne perputhje me kete.Cfare thua valle ne lidhje me kete?

A nuk e kupton—sepse dua qe ta nxjerr qarte ne pah se çfare gjeje e shkelqyeshme qe eshte—se ashtu si askush perveç Zotit nuk do kishte menduar te shfajesonte te paperendishmin dhe askush perveç Zotit nuk do mund ta bente kete gje,prapeseprape Zoti mund ta beje kete?Shiko se si apostulli sfidon, “Kush do te ngreje padi kunder te zgjedhurve te Perendise?Perendia eshte Ai qe shfajeson.”Nese Zoti ka shfajesuar nje njeri atehere eshte e bere mire,drejt,perfundimisht.Kam lexuar ca fjale ne nje reviste e cila eshte plot me helm kundra ungjillit dhe atyre qe e predikojne ate,se ne mbajme nje lloj teorie me ane te ciles perfytyrojme se mekati mund te hiqet prej njerezve.Ne nuk mbajme asnje teori,ne shpallim nje fakt.Fakti me i madh nen qiell eshte ky—se Krishti me ane te gjakut te Tij te çmuar e heq me te vertete mekatin dhe se Zoti,per hir te Krishtit,duke u sjellur me njerezit sipas meshires hyjnore,fal fajtoret dhe i shfajeson ato,jo prej ndonje gjeje qe Ai shikon ne to ose qe parashikon se do kete ne to por sipas pasurive te meshires se Tij qe qendron ne Vete zemren e Tij.Kete ne kemi predikuar,predikojme dhe do te predikojme per aq gjate sa te jetojme. “Eshte Zoti Ai qe shfajeson”—qe shfajeson te paperendishmin;Atij nuk i vjen turp te beje nje gje te tille,as dhe ne nuk kemi turp ta predikojme kete gje.

Shfajesimi qe vjen prej Vete Zotit nuk duhet te vihet ne dyshim.Nese Gjykatesi me le te lire,kush valle mund te me denoje?Nese gjykata me e larte ne univers me ka shpallur te drejte,kush do te me padise valle ?Shfajesimi prej Zotit eshte nje pergjigje e mjaftueshme per nje ndergjegje te zgjuar.Zoti Fryma e Shenjte me ane te mjeteve te Tij i  hukat paqe gjithe natyres sone dhe nuk kemi me frike.Me kete shfajesim ne mund t’i pergjigjemi te gjithe vrumbullimave dhe perqeshjeve te Satanit dhe njerezve te paperendishem.Me kete ne do jemi te afte te vdesim:me kete ne do te ringjallemi me guxim dhe do te perballim gjyqin e madh te mbrame.

Guximtar do te qendroj ne ate dite te madhe,

Sepse kush valle do me ngre padi ?

Ndersa prej Zotit tim jam i shfajesuar

Prej mallekimit dhe denimit te tmerrshem te mekatit.

                                               Zinzerdorf

Shok,Zoti mund te fshije te gjitha mekatet e tua.Nuk gjuaj kot kur them kete gje. “Te gjitha do t’u falen bijve te njerezve,mekatet dhe blasfemite.”Edhe pse je i zhytur deri ne gryke ne krim,Ai mund me nje fjale te heqe felliqjen dhe te thote, “Po dua,qofsh i pastruar.”Zoti eshte nje fales i madh.

 

“Besoj ne Faljen e Mekateve.”Po ti ?

 

Ai mund edhe tani te shpalle kete fjale, « Mekatet e tua te jane falur ;shko ne paqe ; » dhe nese Ai e ben kete,asnje fuqi ne Qiell ose toke ose nen toke nuk mund te te ve nen dyshim aq me pak nen zemerim.Mos dysho fuqine e dashurise se Plotfuqishme.Ti nuk do mund te falje te afermin tend nese ky te kishte mekatuar kundra teje ashtu si ti ke mekatuar kundra Zotit ;por ti nuk duhet te masesh grurin e Zotit me masen tende ;mendimet dhe shtigjet e Tij jane po aq te larta mbi ato te tuat sa qiejte jane lart mbi toke.

« Epo mire, » thua ti, « do ishte nje mrekulli e madhe nese Zoti te me falte. »Pikerisht keshtu.Do te ishte nje mrekulli supreme,dhe prandaj Ai mund ta beje ate ;sepse Ai ben « gjera te medha dhe te pahulumtueshme » per te cilat nuk kemi kerkuar.

Vete une u vura përfund prej nje ndijimi te tmerrshem faji,qe ma beri jeten te mjere ;por kur degjova urdherin, « Shikoni te Une dhe do te shpetoni,ju mbare skaje te tokes.Sepse Une jam Perendia dhe nuk ka asnje tjeter. »--Shikova dhe ne nje çast Zoti me shfajesoi.Jezu Krishti,i bere mekat per mua,ishte çfare pashe,dhe ai veshtrim me dha prehje.Kur ato qe u kafshuan prej gjarperinjve te zjarrte ne shkretetire shikuan te gjarpri prej bronxi,u sheruan menjehere ;dhe po ashtu dhe une kur shikova te Shpetimtari i kryqezuar.Fryma e Shenjte qe me mundesoi te besoja me dha paqe permes besimit.U ndjeva po aq i sigurte se isha falur sa perpara ndjehesha i sigurte per denim.Pata qene i sigurte per denimin tim sepse Fjala e Zotit e shpallte ate dhe ndergjegja ime i jipte deshmi ;por kur Zoti me shfajesoi u bera po aq i sigurte prej se njejtes deshmi.Fjala e Zotit ne Shkrim thote, « Ai qe beson ne Te nuk eshte i denuar, » dhe ndergjeja ime deshmon se besova dhe se Zoti duke me falur eshte i drejte.Keshtu pra une kam deshmine e Frymes se Shenjte dhe te ndergjegjes sime dhe keto te dyja jane dakord me njera tjetren.Oh sa do doja qe lexuesi im te mund te merrte deshmine e Zotit ne lidhje me kete gje dhe se shpejti ai do ta kishte deshmine ne vetvete !

Guxoj te them se nje mekatar i shfajesuar prej Zotit qendron ne nje themel me te sigurte se sa nje njeri i drejte i shfajesuar prej veprave te tij nese ka ndonje te tille.Ne nuk mund te jemi kurre te sigurte se kemi bere vepra te mjaftueshme ;ndergjegja do te mbetej perhera parehati fundi i fundit,nuk do arrinim dot persosmerine dhe do mund te kishim vetem verdiktin  luhates se nje gjykimi te gabueshem per t’u mbeshtetur ;por kur Zoti Vete shfajeson dhe Fryma e Shenjte jep deshmi per kete duke na dhene paqe me Zotin atehere ndjejme se çeshtja eshte e sigurte dhe e rregulluar nje here e mire dhe hyjme ne prehje.Asnje gjuhe nuk mund te flase per thellesine e asaj qetesie qe vjen mbi shpirtin qe ka marre paqen e Zotit qe tejkalon çdo kuptim.

 

 

 

                                                                               5

                                                        « I DREJTE DHE SHFAJESUES »

 

Pame te papershpirtshmin te shfajesuar dhe morem ne konsiderate te verteten e madhe se vetem Zoti mund te shfajesoje njeriun ;tani vijme te nje hap me tej dhe këqyrim—si mund nje Zot i drejte te shfajesoje njerezit fajtore ?Ketu ndeshemi me nje pergjigje te plote ne fjalet e Palit ne letren drejtuar Romakeve 3 :21-26.Do te lexojme gjashte vargje prej kapitullit me qellim qe te kuptojme rrjedhen e pjeses :

 

 

« Por tani drejtesia e Perendise eshte shfaqur pavaresisht nga Ligji dhe per te deshmon Ligji dhe Profetet.Drejtesia e Perendise vjen nepermjet besimit ne Jezus Krishtin,per te gjithe ata qe besojne.Nuk ka dallim ;sepse te gjithe kane mekatuar dhe u mungon lavdia e Perendise dhe po shfajesohen falas nga hiri i Tij nepermjet shpengimit qe erdhi nepermjet Krishtit Jezus.Perendia e paraqiti Ate si shperblese nepermjet besimit ne gjakun e Tij,per te treguar drejtesine e Tij sepse durimi i Perendise i kishte kaluar pa denuar mekatet e kryera me pare,e beri kete per te shfaqur drejtesine e vet ne kohen e tanishme,qe Ai te jete i drejte dhe te shfajesoje ate qe ka besim ne Jezusin. »

 

 

Me lejo qe ketu te te jap pak perjetim vetjak.Kur isha nen doren e Frymes se Shenjte,nen bindje mekati,pata nje ndijim te mprehte dhe te qarte te drejtesise se Zotit.Mekati,çfaredo qe te ishte per njerezit e tjere,u be per mua nje barre e padurueshme.Druaja me shume mekatin se sa ferrin.U bera i ndergjegjshem se isha aq tmerrshem fajtor sa kujtoj qe ndjeja se nese Zoti nuk me denoi prej mekatit Ai duhet te kishte bere ashtu.Ndjeva se Gjykatesi i te gjithe tokes duhet te denonte mekat te tille si mekatin tim.U ula ne fronin e gjykimit dhe e denova veten me vdekje sepse rrefeva se po te kisha qene ne vend te Zotit nuk mund te kisha bere gje tjeter perveçse te dergoja nje krijese fajtore ashtu si une poshte ne honin me te thelle te ferrit.Nderkohe pata ne mendjen time nje merak te madh per nderin e emrit te Zotit dhe per mos cenimin e qeverisjes se Tij morale.Ndjeva se nuk do te kenaqte ndergjegjen time nese mund te falesha padrejtesisht.Mekati qe pata kryer duhej te denohej.Por me pas ngrihej pyetja se si Zoti mund te ishte i drejte dhe prapeseprape te me shfajesoje mua qe pata qene aq fajtor.Pyeta zemren time : « Si valle Ai mund te jete i drejte dhe prapeseprape shfajesues ? »Shqetesohesha dhe lodhesha prej kesaj pyetje ;dhe nuk mund ta gjeja dot pergjigjen.Me siguri,nuk do mund te kisha shpikur kurre nje pergjigje qe do mund te kishte kenaqur ndergjegjen time.

Doktrina e shlyerjes eshte per mendjen time nje prej provave me te sigurta te frymezimit hyjnor te Shkrimit te Shenjte.Kush do te kishte menduar ose mund te kishte menduar per nje Sundues te drejte duke vdekur per nje rebel te padrejte ?Ky nuk eshte mesim mitologjie njerezore ose enderr perfytyrimi poetik.Kjo metode shlyerje eshte vetem e njohur midis njerezve sepse eshte nje fakt ;imagjinata nuk mund ta kete trilluar.Vete Zoti e caktoi ate ;nuk eshte nje çeshtje qe mund te jete sajuar.

Pata degjuar qe prej femijerise per planin e shpetimit me ane te flijimit te Jezusit ;por nuk dija me shume ne lidhje me te ne brendesine me te thelle te shpirtit tim se sa sikur te isha lindur dhe rritur Hotentot. Drita ishte aty por isha i verber ;ishte e nevojshme qe Vete Zoti te me kthjellonte.Me erdhi si nje zbulim i ri,aq i fresket sa sikur te mos e kisha lexuar kurre ne Shkrim se Jezusi u paraqit si blatim per mekatet qe Zoti te mund te jete i drejte.Besoj se kjo do te vije si nje zbulim per çdo femije te sapolindur te Zotit sa here qe ai e shikon ate ;e kam fjalen per ate doktrinen e lavdishme te zevendesimit te Zotit Jezus.U solla te kuptoja se shpetimi ishte i mundur permes flijimit zevendesues ;furnizimi qe bere ne formimin dhe rregullimin e pare te gjerave per nje zevendesim te tille.U solla te kuptoj se Ai qe eshte Biri i Zotit,i bashke-barabarte dhe i bashke-perjetshem me Atin,që se hershmi qe bere Kreu beselidhes i nje populli te zgjedhur ne menyre qe ne ate cilesi te vuante per to dhe t’i shpetonte.Po aq sa renia jone nuk ishte se pari nje renie vetjake,sepse ne rame ne perfaqsuesin tone federues,Adamin e pare,u be e mundur per ne te rimekembemi prej nje perfaqsuesi te dyte,prej Atij qe ka marre persiper te jete kreu beselidhes i popullit te Tij,qe te jete keshtu Adami i tyre i dyte.Pashe se perpara se te kisha mekatuar me te vertete pata rene prej mekatit se eterve te mi te pare ; dhe u gezova prandaj se keshtu u be e mundur per mua persa i perket ligjit te ngrihem lart prej nje kreu dhe perfaqsuesi te dyte.Renia prej Adamit la nje rrugedalje ;nje tjeter Adam mund te çbeje rrenimin e bere prej se parit.Kur isha i ankthshem ne lidhje me mundesine e faljes sime prej nje Zoti te drejte,kuptova dhe pashe me ane te besimit se Ai qe eshte Biri i Zotit u be njeri dhe ne vete personin e Tij te bekuar mbajti mekatin tim ne vete trupin e Tij mbi peme.Pashe se ndeshkimi qe me jep paqen ra mbi Te dhe se u sherova prej vurratave te Tij.Shok i shtrenjte,a e ke pare ndonjehere kete ?A ke kuptuar ndonjehere se si Zoti mund te jete plotesisht i drejte,duke mos falur denimin as duke mos topitur tehun e shpates,dhe prapeseprape mund te jete pafundmesisht i meshirshem dhe mund te shfajesoje te papershpirtshmin qe drejtohet te Ai ?Kjo eshte e mundur sepse Biri i Zotit,i lavdishem mbi gjithçka ne personin e Tij te pashoq,ndermori te permbushe ligjin duke mbajtur denimin qe une meritoja dhe prandaj pra Zoti eshte i afte te tejkaloje mekatin tim.Ligji i Zotit u shpagua me shume prej vdekjes se Krishtit se sa do te qe shpaguar sikur te gjithe shkelesit te ishin derguar ne ferr.Sepse Biri i Zotit duke vuajtur per mekatin ishte nje krijim me i lavdishem i qeverisjes se Zotit se sikur gjithe rraca te vuante.

Jezusi mbajti denimin me vdekje ne vendin tone.Shiko mrekulline !Ja atje Ai qendron varur mbi kryq !Kjo eshte pamja me e mrekullueshme qe ke per te pare ndonje here.Bir i Zotit dhe Bir i Njeriut,atje Ai qendron varur,duke duruar dhimbje te pashprehshme,i drejti per te padrejtin,per te na sjelle te Zoti.Oh,lavdia e asaj pamje !I pafajshmi i ndeshkuar !I Shenjti i denuar !I Bekuari ne perjetesi i bere mallkim !E lavdishmja e pafundme e nenshtruar nje vdekjeje te turpshme !Aq me shume qe shikoj te vuajtjet e Birit te Zotit aq me shume i sigurte jam se ato i pershtaten rastit tim.Pse valle Ai vuajti,nese nuk ishte per te larguar prej nesh ndeshkimin ?Nese,atehere,Ai e largoi ate me ane te vdekjes se Tij,atehere eshte i larguar dhe ato qe besojne ne Te nuk kane pse te kene frike.Keshtu duhet te jete se perderisa shlyerja u be,Zoti eshte i afte te fale pa lekundur bazen e fronit te Tij ose pa njollosur sado pak statutin.Ndergjegja merr nje pergjigje te plote prej pyetjes se saj te tmerrshme.Zemerimi i Zotit kundra shkeljes,çfare do qofte ajo,patjeter qe duhet te jete pertej çdo perftimi te kobshem.Mire e tha Moisiu, « E kush e njeh fuqine e zemerimit Tend ? »Prapeseprape kur ne degjojme Zotin e lavdise te klithe, « Pse me ke braktisur » dhe e shikojme Ate duke dhene shpirtin,ndjejme se drejtesia e Zotit ka marre nje shpagim te bollshem me ane te bindjes ndaj nje vdekjeje kaq te perkryer dhe kaq te tmerrshme,e kryer prej nje personi aq hyjnor.Nese vete Zoti perkulet perpara vete ligjit te Tij,çfare mund te behet valle me shume ?Ka me shume ne shlyerjen me merite se sa ne gjithe mekatin njerezor pa merite.Honi i madh i vete flijimit te dashur te Jezusit mund te gelltise malet e mekateve tona,ato te gjithe.Per hir te miresise se pafundme te ketij njeriu te vetem perfaqsues,Zoti mund te shikoje me favor mbi njerez te tjere,sado te pavlershem qofshin keto perbrenda dhe prej vetes se tyre.Ishte nje mrekulli mrekullish qe Zoti Jezu Krisht te mund te qendroje ne vendin tone dhe

 

Te mbaje qe ne te mos mbajme kurre

Zemerimin e drejte te Atit te Tij.

 

Por Ai ka bere keshtu tashme. “Gjithçka u krye.”Zoti do te kurseje mekatarin sepse Ai nuk kurseu Birin e Tij.Zoti nuk i merr parasysh shkeljet tuaja sepse Ai i vendosi ato shkelje mbi Birin e Tij te Vetemlindur gati dy mije vjet me pare.Nese beson ne Jezus(kjo eshte çeshtja),atehere mekatet e tua u hoqen tutje prej Tij qe ishte qengji flijues per popullin e Tij.

Cfare eshte te besosh ne Te?Nuk eshte thjesht te thuash, « Ai eshte Zot dhe Shpetimtari, » por t’i besosh Atij teresisht dhe plotesisht dhe ta marresh Ate per te gjithe shpetimin tend prej kesaj kohe dhe perhera—Zoti yt,Mjeshtri yt,gjithçkaja yt.Nese do ta zësh Ate,Ai tashme te ka zënë.Nese besoni ne Te,po ju them se nuk mund te shkosh ne ferr;sepse kjo do te thoshte ta beje pa efekt flijimin e Krishtit.Nuk mund te jete e mundur qe nje flijim te pranohet dhe prapeseprape shpirti per te cilin ai flijim u mor te vdese.Nese nje shpirt besimtar te mund te denohet,atehere pse nje flijim?Nese Jezusi vdiq ne vendin tim,pse do me duhej te vdisja edhe une?Cdo besimtar mbrohet me te drejten se flijimi u be me te vertete per te:me ane te besimit ai ka vene duart e tij mbi te dhe e ka bere te tijen dhe prandaj ai mund te prehet i sigurte se nuk do vdese kurre.Zoti nuk do ta merrte kete blatim ne emrin tone per te na denuar me vdekje me pas.Zoti nuk mund te lexoje faljen tone te shkruar ne gjakun e vete Birit te Tij dhe me pas te na godase.Do te ishte e pamundur.Oh paçni hir menjehere per te shikuar te Jezusi dhe te filloni me fillimin,me Jezusin,I Cili eshte Kreu i Burimit te meshires per njeriun fajtor!

“Ai shfajeson te paperendishmin.”Eshte Zoti Ai qe shfajeson, »prandaj dhe vetem per kete arsye mund te kryhet, dhe Ai e ben kete permes flijimit shlyes te Birit te Tij hyjnor.Prandaj mund te kryhet drejtesisht—aq drejtesisht sa asnje nuk do ta vere ndonjehere ne dyshim—aq teresisht sa ne te tmerrshmen dite te fundit,kur qielli dhe toka nuk do te gjenden me,nuk do te kete asnje qe do mohoje vlefshmerine e shfajesimit. “Kush eshte ai qe denon?Krishti vdiq,”Kush do te ngreje padi kunder te zgjedhurve te Perendise?Perendia eshte Ai qe shfajeson.”

Tani,shpirt i varfer!a do vish pra ne kete barke shpetimi pikerisht ashtu siç je?Ketu ka siguri prej mbytjes!Prano çlirimin e sigurte. “Nuk kam asgje me vete,” po thua.Nuk te kerkohet te sjellesh ndonje gje me vete.Njerezit qe ia mbathin per te shpetuar jeten e tyre do linin mbrapa edhe rrobat.Brof per ate,pikerisht ashtu siç je.

Do te te them kete gje ne lidhje me mua per te te dhene zemer.Shpresa ime e vetme per qiellin qendron ne shlyerjen e plote te kryer mbi kryqin e Kalvarit per te paperendishmin.Mbi ate une mbeshtetem fort.Nuk kam hijen e shpreses ne ndonje gje tjeter.Ti je ne te njejten gjendje si dhe une;sepse asnje nga ne nuk ka ndonje gje te vlershme per t’i qëne themel besimit.Le te bashkojme duart dhe te qendrojme bashke ne kemben e kryqit dhe t’ia besojme shpirtrat tane nje here e pergjithmone Atij qe derdhi gjakun e Tij per fajtorin.Do te shpetohemi prej nje dhe se njejtit Shpetimtar.Nese vdes duke i besuar Atij,edhe une duhet qe te vdes.Cfare mund te bej me shume per te provuar vete mirebesimin tim ne ungjillin qe te ve perpara?

Publicité

Publié dans Shkrime nga Spurgeon

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article