Gjithçka prej Hirit
6
Ne kete pike do doja t’i thoja nje ose dy fjale te shkoqura atyre qe e kuptojne menyren e shfajesimit me ane te besimit qe eshte ne Krishtin Jezus por qe trazohen se nuk mund te reshtin se mekatuari.Nuk mund te jemi kurre te lumtur,ne prehje,ose shpirterisht te shendetshem derisa te behemi te shenjte.Duhet ta heqim qafe mekatin;por si mund te behet valle kjo gje?Kjo eshte per shume pyetja per jete a vdekje.Natyra e vjeter eshte shume e forte dhe ata jane perpjekur ta perkulin dhe ta zbusin;por nuk do te nenshtrohet dot dhe i duket vetja,edhe pse te ankthshem per te qene me te mire,me keq se me perpara.Zemra eshte kaq e ngurte,vullneti eshte kaq kokeforte,pasionet jane kaq te terbuara,mendimet jane kaq te hallakatura,imagjinata eshte kaq e pasundueshme,deshirat jane kaq te egra sa njeriu ndjen se ka nje kafaz me kafshe te egra perbrenda qe do ta brejne perpara se te sundohen prej tij.Ne mund te themi ne lidhje me natyren tone ate çfare Zoti i tha Jobit ne lidhje me Leviatanin: “A do te lozesh me te si me nje zog apo do ta mbash lidhur per vajzat e tua?”Nje njeri qe shpreson te kontrolloje me ane te vete forces se tij keto fuqi te papermbajtshme qe banojne brenda natyres se tij te rene,do ishte si dikush qe do shpresonte te mbante eren e veriut ne pellemben e dores se tij.Kjo eshte nje bëmë me e madhe se seciles prej veprave te sajuara te Herkulit:Zoti eshte i nevojshem ketu.
“Mund te besoj se Jezusi do fale mekatin,” thote njeri, “por me pas ajo qe me trazon eshte se mekatoj perseri dhe se ndjej aq prirje te tmerrshme per te ligen perbrenda meje.Po me aq siguri sa nje gur,nese ky hidhet ne ajer,shpejt bie poshte perseri ne toke,po ashtu dhe une,edhe pse ngrihem ne qiell prej predikimit te zellshem,kthehem perseri ne gjendjen time te pandjeshme.Sa keq!Joshem shpejt prej syve hipnotizues te mekatit dhe mbahem keshtu si nen magjepsje,keshtu qe nuk mund te shpetoj prej vete çmendurise sime.”
Shok i shtrenjte,shpetimi do ishte nje pune trishtueshem e paplote nese nuk do merrej me kete pjese te gjendjes sone te rrenuar.Ne duam te pastrohemi po ashtu dhe te falemi.Shfajesimi pa shenjterimin nuk do ishte aspak shpetim.Do ta quante leprozin te paster dhe do ta linte te vdiste prej semundjes se tij;do te falte rebelimin dhe do te lejonte rebelin te mbese nje armik ndaj mbretit te tij.Do te hiqte rrjedhojat por do te mbyllte syte ndaj shkakut dhe kjo gje do te linte para nesh nje detyre te pashprese dhe te pafundme.Do te ndalonte rrymen per nje fare kohe por do linte nje burim te hapur felliqjeje,i cili shpejt a vone do shperthente me fuqi me te madhe.Sill ne mendje se Zoti Jezus erdhi per te hequr mekatin ne tre menyra;Ai erdhi per te hequr denimin e mekatit,fuqine e mekatit dhe se fundmi,pranine e mekatit.Menjehere mund te arrish te pjesa e dyte—fuqia e mekatit mund te thyhet menjehere;dhe keshtu do te jesh ne udhe per te e treta,domethene,heqjen e pranise se mekatit. “Ne e dime se Ai u shfaq per te shpetuar popullin e Tij prej mekateve te tyre.”Zoti yne Jezus erdhi per te shkaterruar në ne veprat e djallit.Ajo qe u tha ne lindjen e Zotit u shpall gjithashtu ne vdekjen e Tij ;sepse kur ushtari tejshpoi ijen e Tij,prej kesaj rrodhi gjak dhe uje per te nxjerre ne pah kurën e dyfishte me ane te ciles ne çlirohemi prej fajit dhe felliqjes se mekatit.
Nese,sidoqofte,jeni te trazuar prej fuqise se mekatit,dhe prej prirjeve te natyres suaj,gjë qe mund te jete shume e mundur,ketu ka nje premtim per ju.Kini besim ne te sepse gjendet ne nje beselidhje te hirit qe eshte e sigurte dhe e rregulluar ne te gjitha gjerat.Zoti qe nuk mund te genjeje,ka thene ne Ezekiel 36 :26 :
“Do t’ju jap nje zemer te re dhe do te shtie brenda jush nje shpirt te ri;do te heq nga mishi juaj zemren prej guri dhe do t’ju jap zemer prej mishi.”
E shikoni pra,e gjithe eshte “Une do te,” dhe “Une do te”. “Une do te jap,” dhe do te heq.”Ky eshte stili mbreteror i Mbretit te mbreterve,qe eshte i afte te permbushe te gjithe vullnetin e Tij.Asnje fjale e Tij nuk do te bie ndonjehere pertoke.
Zoti e di shume mire se nuk mund ta ndryshosh vete zemren tende dhe se nuk mund ta pastrosh vete natyren tende;por Ai di gjithashtu se mund t’i kryeje te dyja keto.Ai mund te beje Etiopianin qe te ndryshoje lekuren e tij dhe leopardin pullat e tij.Degjo kete dhe habitu:Ai mund te te krijoje per here te dyte;Ai mund te te beje te lindesh serish.Kjo eshte nje mrekulli hiri por Fryma e Shenjte do ta kryeje kete.Do te ishte nje gje shume e mrekullueshme nese ndonjeri te qendronte poshte Ujevares se Niagares dhe te mund te fliste nje fjale qe do ta bente lumin Niagara te ngjitet kunder rrymes dhe te hidhet perpjete asaj humnere mbi te cilen ai rrokulliset me force te mahnitshme.Asgje perveç fuqise se Zotit nuk mund te arrije ate mrekulli;krahasimi do te ishte me se i pershtatshem ne lidhje me ate qe do te ndodhte nese rrjedha e natyres suaj te permbysej.Te gjitha gjerat jane te mundshme per Zotin.Ai mund te permbyse drejtimin e deshirave tuaja dhe rrymen e jetes suaj dhe ne vend qe te shkoj tatepjete prej Zotit,Ai mund ta beje gjithe qenien tuaj qe te anoje drejt Zotit.Kjo eshte,ne fakt,ajo qe Zoti ka premtuar te beje per te gjithe ato qe jane ne beselidhje;dhe ne dime prej Shkrimit se te gjithe besimtaret jane ne beselidhje.Me lejoni te lexoj fjalet perseri:
“Une do t’u shtie perbrenda nje fryme te re,do te heq nga mishi i tyre zemren prej guri dhe do t’ju jap nje zemer prej mishi.”{#Ezekiel 11:19}
Cfare premtim i mrekullueshem!Dhe eshte po dhe amen per ne në Krishtin Jezus per lavdi te Zotit.Le ta mberthejme;le ta pranojme si te vertete dhe ta pervetesojme per veten tone.Atehere ai do te permbushet per ne dhe kemi per te kenduar ne ditet dhe vitet e mepasshem per ate ndryshim te mrekullueshme qe hiri sovran i Zotit ka kryer në ne.
Ia vlen mire te merret ne konsiderate se kur Zoti heq zemren e ngurte,kjo veper eshte e kryer dhe kur kjo eshte kryer nje here,asnje fuqi e njohur nuk mund ta heqe ndonjehere ate zemer te re qe Ai jep dhe ate fryme te drejte qe Ai vë perbrenda nesh. “Sepse dhuntite dhe thirrja e Perendise jane te pakthyeshme;”domethene pa pasur pendim nga ana e Tij;Ai nuk merr ate qe ka dhene nje here.Le t’ju riperterise dhe do te jeni te perteritur.Permiresimet dhe pastrimet e njeriut shpejt i vjen fundi sepse qeni kthehet tek ajo qe ka vjellur;por kur Zoti ve nje zemer te re perbrenda nesh,zemra e re eshte atje perhera dhe kurre nuk do te kthehet më ne gur serish.Ai qe e beri ate mish do ta mbaje ashtu.Ketu,ne mund te gezohemi dhe te jemi te lumtur perhera ne ate qe Zoti krijon ne mbreterine e hirit te Tij.
Per ta shtjelluar kete pike shume thjeshte—a keni degjuar ndonjehere per ilustrimin e zotit Rouland me macen dhe me dosen?Do ta paraqes sipas menyres sime per te ilustruar fjalet shprehese te Shpetimtarit tone—“Duhet qe te lindni serish.”A e shikoni ate mace?Cfare krijese e paster qe eshte ajo!Sa me shkathtesi e pastron veten me gjuhen dhe putrat e saj!Eshte nje pamje shume e bukur!A keni pare ndonjehere nje dose ta beje kete gje?Jo,nuk keni pare kurre nje gje te tille.Eshte kundra natyres se saj.Ajo parapelqen te zhgerryhet ne balte.Shko dhe mesoi nje dose te lahet dhe do shikosh se sa pak sukses do kesh.Do te ishte me te vertete nje permirsim higjenik i madh nese dosa do mund te ishte e paster.Mesoini dosave te lahen dhe te pastrohen ashtu si macja!Pune e padobishme.Mund me ane te forces te lash ate dose por ajo shpejton per te balta dhe shpejt ndotet ashtu si perhera.E vetmja menyre me ane te ciles mund te arrini qe nje dose te lahet eshte ta transformosh ne nje mace;atehere ajo do te lahet dhe do jete e paster,por ama jo deri atehere!Merrni me mend permbushjen e ketij transformimi dhe atehere çfare ishte e veshtire ose e pamundur eshte mjaft e lehte;dosa ketej e tutje do te jete e pershtatshme per dhomen e ndenjjes.Keshtu eshte me nje njeri te paperendishem;nuk mund ta detyrosh te beje ate çfare nje njeri i perteritur ben vullnetarisht;mund ta mesosh ate dhe t’i japesh nje shembull te mire,por ai nuk mund te mesoje artin e shenjterise sepse nuk ka mendje per ate;natyra e tij e shpie ne nje tjeter udhe.Kur Zoti e shnderron ne nje njeri te ri,atehere te gjitha gjerat veshin nje aspekt te ndryshem.Kaq i madh eshte ndryshimi sa nje here degjova nje te riperteritur te thoje, “Ose e gjithe bota ka ndryshuar,ose perndryshe une kam ndryshuar.”Natyra e re ndjek te drejten po aq natyrshem sa edhe natyra e vjeter bredh mbas genjeshtres.Cfare bekimi te marresh nje natyre te tille!Vetem Fryma e Shenjte mund ta jape ate.
A nuk ju beri pershtypje valle se çfare gjeje e mrekullueshme qe eshte per Zotin t’i jape nje njeriu nje zemer te re dhe nje fryme te drejte?Ndoshta keni pare nje gaforre deti qe mbasi ka luftuar me nje tjeter gaforre ka humbur nje prej kthetrave te saj dhe nje ktheter e re eshte rritur.Kjo eshte nje gje e jashtezakonshme por eshte shume e habitshme fakti qe nje njeriu t’i jipet nje zemer e re.Kjo,me te vertete,eshte nje mrekulli pertej fuqive te natyres.Ketu ka nje peme.Nese pret njeren prej degeve te saj nje tjeter mund te rritet ne vendin e saj por a mund te ndryshosh pemen;a mund te embelsosh limfen e tharte;a mund te besh valle ferrat te mbajne fiq?Mund ta shartosh me diçka me te mire dhe kjo eshte analogjia qe natyra na jep per vepren e hirit;por te ndryshosh krejtesisht limfen jetesore te pemes do te ishte nje mrekulli me te vertete.Nje mrekulli dhe mister i tille i fuqise se Zotit vepron ne te gjithe ato qe besojne ne Jezusin.Nese ia dorezoni veten vepres se Tij hyjnore,Zoti do te ndryshoje natyren tuaj;Ai do te nenshtroje natyren e vjeter dhe do te hukase jete te re perbrenda jush.Vendoseni besimin tuaj ne Zotin Jezu Krisht dhe Ai do te heqe zemren e ngurte jashte prej mishit tuaj dhe do t’ju jape nje zemer mishi.Atje ku gjithçka ishte e ngurte,gjithçka do te jete e bute;atje ku gjithçka ishte e çoroditur,gjithçka do te jete e virtytshme:atje ku gjithçka prihej tatepjete,gjithçka do te ngrihet se larti me force te vrullshme.Luani i zemerimit do t’i lere vendin qengjit te butesise;korbi i papastertise do te fluturoje para pellumbit te pastersise;gjarperi i poshter i mashtrimit do te shtypet nen thembren e se vertetes.
Kam pare me vete syte e mi ndryshime te tilla te mrekullueshme me karakter shpirteror dhe moral per te cilat nuk e vras me mendjen.Do mundja,nese do ishte e pershtatshme,te tregoj ato qe nje here ishin gra te ndyra qe jane tani te pastra si bora e mbledhur grumbuj-grumbuj dhe burra blasfemues qe tani kenaqin njerezit rreth e perqark tyre me perkushtim te madh.
Hajdutet jane bere te ndershem,pijanecet te përkorë,genjeshtaret te sinqerte dhe tallesit te zellshem.Kudo qe hiri i Zotit i eshte shfaqur njeriut e ka shtyre ate te mohoje papershpirtshmerine dhe epshet mondane dhe te jetoje me maturi,me drejtesi dhe me pershpirtshmeri ne kete bote te lige te tashme:dhe,lexues i shtrenjte,te njejten gje do te bej per ty.
“Nuk mund ta bej kete ndryshim,” thote njeri.Kush tha qe mund ta besh?Shkrimi qe cituam nuk flet per ate qe njeriu do beje por ate qe Zoti do beje.Eshte premtimi i Zotit dhe i perket Atij te permbushe vete zotimet e Tij.Besoi Atij per permbushjen e Fjales se Tij per ty dhe do te kryhet. “Por si valle mund te behet kjo gje?” “E ç’te duhet ty?A i duhet Zotit qe te shpjegoje metodat e Tij perpara se ti t’i besosh Atij ?Vepra e Zotit ne kete çeshtje eshte nje mister i madh :Fryma e Shenjte e kryen ate.Ai qe beri premtimin ka pergjegjesine te mbaje premtimin dhe Ai eshte ne lartesine e detyres.Zoti,i Cili premtoi kete ndryshim te mrekullueshem,me siguri qe do ta zbatoje ate ne te gjithe ato qe marrin Jezusin,sepse te gjithe ketyreve Ai i jep pushtet te behen Bijte e Perendise.Oh,e besofshit kete !Oh u tregofshit te drejte me Zotin e hirshem per te besuar se Ai mund dhe do ta beje kete per ju,edhe pse mrekulli e madhe !Oh,besofshit se Zoti nuk mund te genjeje !Oh,i mirebesofshit Atij per nje zemer te re dhe nje fryme te drejte sepse Ai mund t’jua japi keto !Zoti ju dhente besim ne premtimin e Tij,besim ne Birin e Tij,besim ne Frymen e Shenjte,besim ne Te dhe Atij i qofte lavderimi,nderi dhe lavdia perjeta e perjeta !Amen.