28 janar

Publié le par alban

 

28 janar-mengjes  {Lexim i perditshem :#Eksodi 32 :1-34 :35}  {Studim i shpejte :#Eksodi 22 :1-24 :18}

 

“Te perkryer ne Krishtin Jezus.”  {#Kolosianet 1 :28}

 

A nuk e ndjen ne vete shpirtin tend se perkryerja nuk eshte ne ty ?A nuk ta meson kete valle e perditshmja ?Cdo lot qe rrjedh prej syrit tend,qan « paperkryerje » ;çdo psheretime qe shperthen prej zemres tende,therret « paperkryerje » ;çdo fjale e vrazhde qe del prej buzeve te tua,shqipton « paperkryerje ».Ke pasur teper shpesh nje pamje te vete zemres tende per te enderruar edhe per nje çast per ndonje perkryerje ne ty.Por mes ketij ndergjegjesimi paperkryerje,ketu ka ngushellim per ty—je i « perkryer ne Krishtin Jezus. »Ne syte e Zotit,je « i perplote ne Te ; »madje edhe tani je i «  pranuar ne Shumetedashurin. »Por ka nje perkryerje te dyte,akoma per tu realizuar,qe eshte e sigurte per gjithe trashegimtaret.A nuk eshte kenaqesi dhenese te shikosh perpara atehere kur çdo njolle mekati ka per tu hequr prej besimtarit,dhe do te paraqitet i pamete perpara fronit,pa njolle,rrudhe ose ndonje gje te tille ?Kisha e Krishtit do te jete atehere kaq e paster,sa as dhe syri i Gjithedijes nuk do te shikoje ndonje njolle ose cen ne te ;kaq e shenjte dhe kaq e lavdishme,sa Harti nuk shkoi pertej te vertetes kur tha—

 

Me petkat e Shpetimtarit tim veshur

I shenjte si I Shenjti.

 

Atehere do te dime,dhe do te shijojme dhe ndjejme lumturine e kesaj fjalie te gjere edhe pse te shkurter,”te perplote ne Krisht.”Jo deri atehere ne do te kuptojme plotesisht lartesite dhe thellesite e shpetimit te Jezusit.A nuk kercen prej gezimit zemra jote nga nje mendim i tille?I zi ashtu si je,nje dite do te jesh i bardhe;i felliqur si je,do te jesh i paster.O,ky eshte nje shpetim i mrekullueshem!Krishti merr nje krimb dhe e transformon ne engjell;Krishti merr nje gje te zeze dhe te shformuar dhe e ben te paster dhe te pashoqe ne lavdine e saj,te pakrahasueshme ne bukurine e saj,dhe e pershtatshme per shoqerine e serafineve.O shpirti im,qendro dhe admiro kete te vertete te bekuar te perkryerjes ne Krisht.

 

28 janar-mbremje

 

“Barinjte u kthyen duke e ngritur lart e duke levduar Perendine per gjithçka qe degjuan e pane te cilat ishin tamam siç u ishin folur atyre.” {#Lluka 2:20}

 

Cili ishte subjekti i lavdise se tyre?Ato lavderuan Zotin per ate qe paten degjuar—per sihariqin se nje Shpetimtar ishte lindur.Le ti kopjojme ato;po ashtu edhe ne le te ngrejme nje kenge falenderimi se edhe ne kemi degjuar per Jezusin dhe shpetimin e tij.Ato lavderuan gjithashtu Zotin per ate qe paten pare.Ketu eshte muzika me e embel—ate qe kemi perjetuar,ate qe kemi ndjere perbrenda,ate qe kemi bere tonen—“gjerat tonat ne lidhje me Mbretin.”Nuk mjafton te degjosh per Jezusin:degjimi i thjeshte mund te akordoje harpen por gishtat e besimit te gjalle duhet te krijojne muziken.Nese keni pare Jezusin me pamjen e besimit,mos lejo pelhure merimange te varet midis telave te harpes,por lavdero me ze te larte hirin sovran,zgjo Psalterin dhe harpen tende.Nje arsye se pse ato lavderuan Zotin ishte bashkepajtimi midis asaj qe paten degjuar dhe asaj qe paten pare.Vini re fjalin e fundit—“tamam siç u ishte folur atyre.”A nuk ju eshte dukur ungjilli perbrenda jush ashtu si Bibla tha se do te jete?Jezusi tha se do tju jape prehje—a nuk keni gezuar valle paqen me te embel ne Te?Ai tha se do te keni gezim,dhe ngushellim,dhe jete duke besuar ne Te—a nuk keni marre te gjitha keto gjera?A nuk jane udhet e tij udhe te kendshme dhe shtigjet e tij shtigje paqe?Me siguri se do te thoni bashke me mbretereshen e Shebes,”As dhe gjysma nuk me ishte thene.”Krishti me eshte dukur me i embel se ç’kane folur sherbetoret e tij.Veshtrova shembelltyren e tij ashtu siç ato e kishin pikturuar,por ishte thjesht nje shkarravine e krahasuar me veten e tij;sepse Mbreti ne bukurine e tij ia kalon çdo zemerdashurie te perfytyrueshme.Me siguri qe ate qe kemi pare ecen me nje hap,jo,ia kalon,asaj qe kemi degjuar.Atehere le te lavderojme Zotin per nje Shpetimtar kaq te shtrenjte,dhe kaq te kenaqshem.

Publicité

Publié dans Janar

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article