31 janar
31 janar-mengjes {#Lexim i perditshem :#Eksodi 40 :1-40 :38} {Studim i shpejte:#Eksodi 32:1-34:35}
“Zoti Drejtesia jone.” {#Jeremia 23:6}
Te Krishterit te mendoje per drejtesine e perkryer te Krishtit do ti jape gjithmone nje qetesi,paqe dhe lehtesim te madh.Sa shpesh qe te shenjtet e Zotit jane zemerleshuar dhe te trishtuar!Nuk mendoj se duhet te jene te tille.Nuk mendoj se do ishin te tille nese do mundnin te shikonin perhera perkryerjen e tyre ne Krisht.Ka disa qe flasin perhera ne lidhje me korruptimin,dhe prishjen e zemres,dhe ligesine e lindur te shpirtit.Kjo eshte e vertete,por pse te mos shkojme pak me tutje,dhe te kujtojme se jemi “te perkryer ne Krishtin Jezus.”Nuk eshte per tu habitur se ato qe po rrijne mbi vete korruptimin e tyre veshin shikime te tilla te pikelluara;por me siguri nese ne kujtojme se “Krishti u be per ne drejtesi,”ne do jemi ne hare.Edhe çfare pastaj nese vuajtjet me trishtojne,edhe pse Satani me sulmon,edhe pse mund te kete shume gjera per t’u perjetuar perpara se te shkoj ne qiell,ato jane te kryera per mua ne beselidhjen e hirit hyjnor;nuk ka asgje qe mungon ne Zotin tim,Krishti ka kryer gjithçka.Ne kryq tha,”Gjithçka u krye!” dhe nese gjithçka eshte kryer,atehere jam i perkryer ne Te,dhe mund te gezohem me gezim te pashprehshem dhe plot me lavdi,”Jo duke pasur drejtesine qe vjen prej ligjit por ate qe eshte permes besimit ne Krisht,drejtesine qe eshte prej Zotit me ane te besimit.”Nuk do te gjeni ne kete ane te qiellit njerez me te shenjte se ata qe marrin ne zemrat e tyre drejtesine e Krishtit.Kur besimtari thote,”Jetoj vetem ne Krishtin;prehem vetem ne Te per shpetim;dhe besoj se sado i pavlere jam akoma i shpetuar ne Jezusin;”atehere ja ku ngrihet si nje motiv mirenjohjeje ky mendim—“A nuk do te jetoj valle per Krishtin?A nuk do ta dua Ate dhe ti sherbej Atij,duke pare se jam i shpetuar me ane meritave te tij?””Dashuria e Krishtit na shtrengon,””qe ato qe jetojne te mos jetojne per veten e tyre por per Ate qe vdiq per to.”Nese te shpetuar me ane drejtesise se ngarkuar,do te vleresojme tej mase drejtesine e perçuar.
31 janar-mbremje
“Atehere Ahimatsi filloi te vrapoje neper rrugen e fushes dhe e kaloi Kushin.” {#2 Samuel 18:23}
Te vraposh nuk eshte gjithçka,por eshte shume e rendesishme rruga qe perzgjedhim :nje kembe e shpejte mbi koder dhe poshte ne lugine nuk do te eci me nje hap me nje udhetar me te ngadalte mbi toke te sheshuar.Si eshte valle me udhetimin tim shpirteror,a jam duke u stermunduar mbi kodren e vete veprave te mia dhe poshte ne perrosken e vete perluljeve dhe vendimeve te mia,apo eci permes shtegut te sheshte “Beso dhe jeto?”Sa gje e bekuar qe eshte te presesh Zotin me ane besimit!Shpirti vrapon pa u lodhur dhe ecen pa u mekur ne udhen e besimit.Krishti Jezus eshte udha e jetes dhe Ai eshte nje udhe e sheshte,nje udhe e kendshme,nje udhe e pershtatshme per kembet çapitese dhe gjunjte e dobet te mekatareve luhates:a jam ne kete udhe,apo jam duke gjahtuar mbas nje gjurme tjeter ashtu si dredhit e klerit ose metafizika do mund te me premtonin?Lexoj ne lidhje me udhen e shenjterise se udhetari,edhe sikur te ishte i pamend nuk do te hallakatej:a jam çliruar prej arsyes krenare dhe a jam sjelle si nje femije i vogel te prehem ne gjakun dhe dashurine e Jezusit?Nese keshtu,me ane te hirit te Zotit do t’ia kaloj vrapuesit me te forte qe ka zgjedhur nje tjeter shteg.Kete te vertete mund ta kujtoj per perfitimin tim ne shqetesimet dhe nevojat e mia te perditshme.Do ishte rruga ime me e zgjuar te shkoja menjehere te Zoti im,dhe jo te hallakatem rreth e perqark tek ky apo tjeter mik.Ai i njeh nevojshmerite e mia dhe mund ti lehtesoje ato,kujt valle tjeter mund ti drejtohem perveçse Atij me ane te lutjes pergjeruese te drejteperdrejte,dhe me ane te argumentit te drejteperdrejte te premtimit.”Drejtpersedrejti me ben mua vrapuesin me te mire.”Nuk do te bej bisede me sherbetoret,por do te nxitoj te padroni i tyre.
Duke lexuar kete pjese,me terheq vemendjen fakti se nese njerezit hahen me njeri tjetrin ne çeshtje te zakonshme,dhe njeri ia kalon tjetrit,duhet te kem zell solemn per te vrapuar ne menyre qe te fitoj.Zot me ndihmo te ngjesh ijet e mendjes sime dhe te mund te çaj perpara per çmimin e thirrjes sime qiellore prej Perendise ne Krishtin Jezus.