1 shkurt
1 shkurt-mengjes {#Lexim i perditshem :#Levitiku 1 :1-3 :17} {Studim i shpejte :#Eksodi 35 :1-37 :29}
“Dhe do te kendojne rruget e Zotit.” {#Psalmi 138:5}
Kur te krishteret fillojne te kendojne ne rruget e Zotit eshte koha ne fillim kur ato humbin barren e tyre ne kemben e Kryqit.As edhe kenget e engjejve nuk duken aq te embla sa kenga e pare rrembyese qe rrjedh prej brendesise me te thelle te shpirtit te femijes se falur se Zotit.E dini se si Gjon Buniani e pershkruan ate.Ai thote se kur Shtegetari i gjore humbi peshen e tij ne Kryq,kerceu tre here me te madhe perpjete,dhe vazhdoi rrugen e tij duke kenduar—
Kryq i bekuar!Varr i bekuar!i bekuar Njeriu
Qe u poshterua per mua!
Besimtar,a e mban mend diten kur zinxhiret e tu rane poshte?A e mban mend vendin kur Jezusi te takoi dhe tha, « Te desha me nje dashuri te perjetshme ;kam fshire porsi nje re shkeljet e tua,dhe si nje re e dendur mekatet e tua ;nuk do te permenden me kunder teje perjeta.”O!çfare stine e embel eshte ajo kur Jezusi largon tutje dhembjen e mekatit.Kur Zoti se pari fali mekatin tim,isha aq i gezuar sa me zor mund te permbahesha prej se kercyeri lart.Mendova pergjate rruges prej shtepise ku u çlirova se me duhet t’i tregoja gureve ne rruge historine e çlirimit tim.Kaq plot ishte shpirti im me gezim sa doja ti thoja çdo floku bore qe po binte prej qiellit dashurine e mrekullueshme te Jezusit,qe fshiu keshtu mekatet e kryerebelit.Por nuk eshte vetem ne fillim te jetes se krishtere qe besimtaret kane arsye per kenge;per aq gjate sa jetojne ata gjejne shkak per te kenduar ne udhet e Zotit,dhe perjetimi i dashamiresise se tij te vazhdueshme i shpie ato te thojne,”Do te bekoj Zotin ne te gjitha koherat:lavderimi i tij do te jete vazhdimisht ne gojen time.”Ki kujdes vella qe te madherosh Zotin kete dite.
Per aq gjate sa shkelim kete toke te shkrete,
Meshira te reja do te kerkojne kenge te reja.
1 shkurt-mbremje
« Dashuria jote per mua ishte e mrekullueshme. » {#2Samueli 1:26}
Ejani,lexues te dashur,secili prej nesh le te flase per veten e tij per dashurine e mrekullueshme,jo te Xhonatanit por te Jezusit.Nuk do te permendim çfare na eshte thene por gjerat qe kemi shijuar dhe prekur me dore ne lidhje me dashurine e Krishtit.Dashuria jote per mua,o Jezus,ishte e mrekullueshme kur isha nje i huaj duke bredhur larg prej teje,duke permbushur deshirat e mishit dhe te mendjes.Dashuria jote me pengoi te kryeja mekatin qe eshte per vdekje dhe me ruajti prej vete-shkatarrimit.Dashuria jote zmbrapsi sepaten kur Drejtesia tha,”Prehe,pse te zere me kot token?”Dashuria jote me terhoqi ne shkretetire,me zhveshi atje dhe me beri te ndjej fajin e mekatit tend,dhe barren e padrejtesise sime.Dashuria jote me foli kaq ngushellueshem kur isha aq teper i deshperuar—“Eja tek une,dhe do te te jap prehje.”O,sa e pashoqe dashuria jote kur,ne nje çast lave me te vertete mekatet e mia,dhe e bere shpirtin tim te felliqur,qe ishte flake i kuq me gjakun e lindeshmerise sime dhe i zi me zgjyren e shkeljeve te mia,te jete i bardhe si bora dhe i paster si leshi me i mire.Sa mrekullueshem qe me mirebesove dashurine tende kur me peshperite ne veshet e mi,”Jam i yti dhe ti je imi.”Te buta ishin ato fjale kur the,”Vete Ati ju do.”Dhe te embla çastet,teper te embla kur me deklarove “dashurine e Frymes.”Shpirti im nuk do te harroje kurre ato dhoma shoqerimi ku Ti mu zbulove.A pati Moisiu te çaren e tij ne shkemb ku pa Zotin?Edhe ne gjithashtu kemi pasur te çarat tona ne shkemb,ku kemi pare shkelqimet e plota te Zotit ne personin e Krishtit.A e mban mend Davidi shtigjet e dhive te egra token e Jordanit dhe Hermonitet?Ne gjithashtu,mund te kujtojme vende te shtrenjta te njejta me keto ne bekim.Zoti Jezus i çmuar,na jep te shijojme dashurine tende te mrekullueshme per te filluar muajin.Amen.