29 shkurt
29 shkurt-mengjes {Lexim i perditshem :#Numrat 36 :1-36 :13}
“Te kam terhequr me dashamiresi.” {#Jeremia 31:3}
Shkrepetirat e ligjit dhe tmerret e gjykimit jane te gjitha te perdorura per te na sjelle te Krishti;por fitorja perfundimtare eshte e kryer me dashamiresi.Plangprishesi u nis per ne shtepine e atit te tij prej nevojes;por ati i tij e pa nga larg dhe vrapoi ta takonte;keshtu qe hapat e fundit qe ndermori drejt shtepise se atit te tij u shoqeruan me puthjen akoma te ngrohte mbi faqen e tij dhe me mirepritjen akoma tingellues ne veshet e tij.
Ligji dhe tmerret veçse nuk ngurtesojne
Por nje ndijim blerje me gjak
Do te shkrije nje zemer guri.
Zoti erdhi nje mbremje te porta dhe trokiti me doren e hekurt te ligjit ;porta u trondit dhe u drodh ;por njeriu mblodhi mbrapa deres çdo mobilie qe mund te gjente sepse ai tha, « Nuk do ta pranoj njeriun. »Zoti u largua por me pas u kthye dhe me vete doren e tij te bute,duke perdorur me shume ate pjese ku gozhda kishte depertuar,Ai trokiti perseri—oh,kaq bute dhe kaq lehte.Kesaj here porta nuk u trondit por e habitshme,u hap,dhe atje mbi gjunje zoti i shtepise u gjet i gezuar per te pritur mikun e tij. « Eja brenda,eja ;ke trokitur ne menyre te tille sa zemra ime eshte e mallengjyer per ty.Nuk mund te pranoja dot doren tende te tejshpuar duke lene shenjen e saj te gjakut mbi deren time dhe largimin tend i pastrehe, « Koka tende e lagur me vese dhe kaçurrelat e tua me pikat e mbremjes. »Dorezohem,dorezohem,dashuria jote ka fituar zemren time. »Po ashtu ne çdo rast :dashamiresia del fitimtare gjithmone.Ate qe Moisiu me pllakat e gurit nuk mundi te beje kurre,Krishti e beri me doren e tij te tejshpuar.E tille eshte doktrina e thirrjes se efektshme.A e kuptoj ate me perjetim ?A mund te them, « Ai me terhoqi,dhe une e ndoqa, i gezuar te pranoj zerin hyjnor ? »Nese keshtu,le te vazhdoje te me terheqe derisa se fundi te ulem ne dreken e marteses se Qengjit.
29 shkurt-mbremje
« Ne…por frymen qe vjen nga Perendia qe te dime gjerat qe na jane dhene falas nga Perendia. » {#1 Korintasve 2 :12}
Lexues i shtrenjte,a ke marre frymen qe vjen nga Perendia,e kryer prej Frymes se Shenjte ne shpirtin tend ?Nevojshmeria e vepres se Frymes se Shenjte ne zemer mund te shikohet qarte nga ky fakt se gjithçka qe eshte kryer prej Zotit At dhe prej Zotit Bir eshte e paefektshme per ne nese Fryma nuk i zbulon keto gjera ne shpirtrat tone.Cfare efekti ka doktrina e zgjedhjes mbi ndonje njeri nese Fryma e Zotit nuk hyn ne te ?Zgjedhja eshte nje fjale e vdekur ne ndergjegjen time derisa Fryma e Zotit me therret prej erresires ne drite te mrekullueshme.Atehere permes thirrjes sime,shoh zgjedhjen time,dhe duke e ditur se jam i thirrur prej Zotit e di se jam i zgjedhur ne qellimin e perjetshem.Nje beselidhje u be me Zotin Jezu Krisht prej Atit te tij ;por çfare vlere ka valle beselidhja per ne nese Fryma e Shenjte nuk sjell bekimet e saj dhe nuk hap zemrat tona per ti marre ato ?Bekimet varen mbi kryq—Krishti Jezus ;por duke qene te shkurter ne shtat ne nuk mund ti arrijme ato ;Fryma e Shenjte i sjell ato poshte dhe na i jep neve,dhe keshtu ato behen me te vertete tonat.Bekimet e beselidhjes jane ne vetvete si mana ne qiej,larg arritjes njerezore,por Fryma e Zotit hap dritaret e qiellit dhe e shperndan buken e gjalle perreth kampit te Izraelit shpirteror.Puna e perfunduar e Krishtit eshte vera e ruajtur ne but ;permes mosbesimit as nuk mund te terheqim as nuk mund te pime.Fryma e Shenjte zhyt enen tone ne kete vere te çmueshme dhe me pas ne pijme ;por pa Frymen jemi po aq me vertetesi te vdekur ne mekat sa sikur Ati te mos te na kishte zgjedhur kurre,dhe sikur Biri te mos na kishte blere kurre me gjakun e tij.Fryma e Shenjte eshte absolutisht e nevojshme per mireqenien tone.Le te sillemi me dashamiresi kundrejt Saj dhe te dridhemi ne mendimin e trishtimit te Saj.