27 shkurt

Publié le par alban

 

27 shkurt-mengjes  {Lexim i perditshem :#Numrat 32 :1-33:56}  {Studim i shpejte:#Ligji i perterire 1:1-2:37}

 

“Dhe e ke bere Shume te Lartin strehen tende.” {#Psalmi 91:9}

 

Izraelitet ne shkretetire ishin vazhdimisht te ekspozuar ndaj ndryshimit.Sa here qe shtylla nderpriste levizjen e saj,tentat nguleshin ;por te nesermen perpara se dielli i agut te lindte,binte trumpeta,arka levizte,dhe shtylla e rese e zjarrte udhehiqte shtegun permes grykeve te malit,anash kodres ,ose pergjate hapesires te shkrete te shkretetires.Sapo pushonin pak e menjehere degjonin tingullin”Tutje!nuk duhet te preheni;duhet te shkoni akoma perpara duke udhetuar drejt Kananit!”Kurre nuk qendronin per nje kohe te gjate ne nje vend.Edhe burimet e ujit dhe palmat  nuk mund t’i vononin.Prapeseprape ato kishin nje banese ne Zotin e tyre,shtylla e rese ishte çatia e tyre dhe flaka e saj gjate nates ishte vatra e tyre.Ato duhej te shkonin perhera prej nje vendi ne tjetrin,duke ndryshuar vazhdimisht,duke mos pasur kurre kohe per tu vendosur,dhe per te thene,”Tani jemi te sigurte;do te banojme ne kete vend.” “Prapeseprape,”thote Moisiu,edhe pse jemi duke ndryshuar gjithmone,Zot,ti ke qena streha jone brez pas brezi.”I Krishteri nuk njeh ndryshim ne lidhje me Zotin.Ai mund te jete i pasur sot dhe i varfer neser;ai mund te jete i semure sot dhe mire neser;ai mund te jete i lumtur sot,neser mund te jete i trishtuar—por nuk ka ndryshim ne lidhje me marredhenien e tij me Zotin.Nese Ai me deshi dje,me do sot.Keshtjella ime e palevizshme e prehjes eshte Zoti im i bekuar.Le te zymtohet horizonti,shpresat le te rrenohen,le te ndrydhet gezimi;myku le te shkaterroje gjithçka;nuk kam humbur asgje qe kam ne Zotin.Ai eshte “kalaja ime ku mund te mbeshtetem vazhdimisht.”Jam nje shtegetar ne kete bote,por jam  ne shtepi ne Zotin tim.Bredh ne toke por ne Zotin banoj ne nje vendbanim te qete.

 

27 shkurt-mbremje

 

“Origjinat e te cilit jane nga koherat e lashta,nga ditet e perjetesise.” {#Mikea 5 :1}

 

Zoti Jezus i pati daljet e tij per njerezit  e tij si perfaqesuesi i tyre perpara fronit shume perpara se ato te shfaqeshin ne kohen e tyre.Ishte qe « prej perjetesise » qe Ai nenshkroi marreveshjen me Atin e tij,se do te paguante gjak per gjakun,vuajtje per vuajtjen,agoni per agonine,vdekje per vdekjen ne vend te popullit te tij ;ishte « prej perjetesise » qe Ai e dha veten pa as edhe nje fjale murmuritese, me qellim qe  prej majes se kokes deri ne shputen e kembes te djersiste pika gjaku te medha,qe te peshtyhej,te tejshpohej,te tallej,te çahej,te shtypej nen dhembjet e vdekjes.Origjinat  e tij si Siguria jone ishin prej perjetesise.Pusho,shpirti im dhe habitu !Ti ke origjine ne personin e Jezusit qe « prej perjetesise. »Krishti te deshi jo vetem kur u linde ne kete bote por kenaqesite e tij ishin me bijte e njerezve perpara se te kishte bij njeriu.Ai mendonte shpesh per to ;prej perjetesise ne perjetesi Ai kishte vendosur zemerdashurine e tij mbi to.Cfare !shpirti im,a ka dashur me kaq deshire shpetimin tend dhe nuk do ta permbushte ate ?A ka dashur qe prej perjetesise per te me shpetuar dhe  do te me humbiste valle tani ?Cfare !A me ka mbajtur ne doren e tij si nje gur i çmuar,dhe do te me linte valle tani te rreshqase prej gishtave te tij ?A me zgjodhi perpara se malet te krijoheshin dhe honet te gerrmoheshin dhe do te me hidhte poshte tani ?E pamundur !Jam i sigurte se nuk do te me donte kaq shume nese nuk do te kishte qene nje dashurues i pandryshueshem.Nese do mund te lodhej prej meje do kishte qene lodhur prej meje qe para shume kohesh.Nese nuk do te me kishte dashur me nje dashuri aq te thelle sa ferri,dhe aq te forte sa vdekja do ishte larguar prej meje qe para shume kohesh.O,gezim mbi te gjitha gezimet,te dish se jam trashegimia e tij e patjetersueshme dhe e perjetsheme,e dhene Atij prej Atit te tij perpara se bota te ishte !

Dashuria e perjetshme do te jete jasteku per koken time kete nate.

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article