28 shkurt

Publié le par alban

 

28 shkurt-mengjes  {Lexim i perjetshem :#Numrat 34 :1-35 :34} {Studim i shpejte :#Ligji i perterire 3 :1-4:49}

 

“Shpresa ime vjen nga Ai.”  {#Psalmi 62 :5}

 

Eshte privilegji i besimtarit te perdore kete gjuhe.Nese po kerkon ndonje gje prej botes,eshte nje « shprese » e varfer me te vertete.Por nese ai shikon te Zoti per furnizimin e nevojave te tij ,qofte ne bekime shpirterore ose ne bekime  materiale, « shpresa » e tij nuk do te jete e kote.Vazhdimisht mund te terheqe prej bankes se besimit dhe te kete nevojen te plotesuar prej pasurive te dashamiresise se Zotit.Une di kete,do doja te kisha Zotin si bankierin tim se sa  te gjithe Rotshildet.Zoti im kurre nuk deshton te nderoje premtimet e tij ;dhe kur i sjellim ne fronin e tij,Ai kurre nuk i kthen mbrapa te papergjigjura.Prandaj do te pres vetem ne deren e tij,sepse Ai perhera e hap me doren e hirit bujar.Ne kete çast do ta ve ne prove perseri.Por ne kemi « shpresa » pertej kesaj jete.Se shpejti do te vdesim ;dhe atehere « shpresa jone vjen prej Atij. »A nuk presim  ndersa jemi te shtrire mbi shtratin e semundjes se Ai do te dergoje engjej per te na derguar ne kraharorin e tij ?Ne besojme se kur pulsi eshte i dobet dhe zemra psheretin rende,ndonje korrier engjellor do te qendroje dhe do te shikoje me sy te dashur mbi ne dhe do te peshperise, « Fryme moter,eja ! »Teksa i afrohemi portes qiellore presim te degjojme ftesen mirepritese, « Ejani,ju o te bekuar nga Ati im,trashegoni mbreterine qe eshte pergatitur per ju qe nga themelimi i botes. »Ne po presim harpa ari dhe kurora lavdie ;po shpresojme se shpejti te jemi midis shumices se atyre qe shkelqejne perpara fronit ;po presim me deshire te zjarrte per çastin kur do te jemi si Zoti yne i lavdishem—« Sepse do ta shikojme ashtu siç eshte. » Me pas nese keto jane « shpresat » e tua o shpirti im,jeto per Zotin ;jeto me deshiren dhe vendimarrjen per ta lavderuar Ate prej se Cilit vijne te gjitha furnizimet e tua,dhe prej hirit ne zgjedhjen tende,shlyerjen tende,dhe thirrjen tende,vjen  se ke « shprese » per lavdine e ardhshme.

 

28 shkurt-mbremje

 

« Ena e miellit nuk mbaroi dhe qypi i vajit nuk u pakesua,sipas fjales qe Zoti kishte shqiptuar me ane te Elias. » {#1 Mbreterve 17 :16}

 

Ve re besnikerine e dashurise hyjnore.Kjo grua kishte nevojshmeri te perditshme.Ajo kishte per te ushqyer veten dhe djalin e saj ne kohe zie buke;dhe tani,si shtese,profeti duhej ushqyer gjithashtu.Por edhe pse nevojshmeria ishte e trefishte,prapeseprape furnizimi i vaktit nuk u pakesua,sepse ajo pati  nje furnizim te vazhdueshem.Cdo dite hante nga ena por prapeseprape çdo dite ajo qendronte e njejte.Lexues i shtrenjte ti ke nevojshmeri te perditshme,dhe per shkak se ato vijne kaq shpesh,je i prirur te druash se ena e miellit nje dite do te jete e zbrazet dhe qypi i vajit nuk do te te dale.Ji i siguruar se sipas Fjales se Zotit kjo gje nuk do te ndodhe.Cdo dite,edhe pse ajo sjell traziren e saj,do te sjelle ndihmen e saj ;dhe edhe sikur te jetoje aq gjate sa te kaloje vitet e Metusalemit,dhe edhe sikur nevojshmerite e tua te ishin aq te shumta sa rera e bregdetit,prapeseprape hiri dhe meshira e Zotit do te zgjasin pergjate te gjitha nevojshmerive te tua,dhe nuk do te njohesh kurre nje mungese te vertete.Per tre vite te gjate,ne ditet e kesaj te veje,qiejt nuk pane kurre nje re dhe yjet kurre nuk derdhen as dhe nje lot te shenjte vese mbi token e lige :zia e bukes,dhe shkretimi dhe vdekja e bene kete toke nje shkretetire te frikshme por kjo grua kurre nuk ishte e uritur,por perhera e gezueshme ne bollek.Po keshtu do te jete me ty.Do te shikosh shpresen e mekatarit te vdese sepse ai beson ne forcen e tij natyrore ;do te shikosh mirebesimin e Farizeut krenar te lekundet sepse ai e nderton shpresen e tij mbi rere ;do te shikosh madje edhe skemat e tua te prishura dhe te vyshkura por ti vete do te shikosh se vendi yt i mbrojtjes do te jete municione shkembinjsh : « Do te te jipet buke,dhe do te te sigurohet uje. »Me mire te kesh Zotin per rojen tende se sa Banken e Anglise per zoterimin tend.Mund te shpenzosh pasurine e Indeve por pasurite e pafundme te Zotit nuk mund ti shterosh kurre.

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article