26 shkurt
26 shkurt-mengjes {Lexim i perditshem :#Numrat 30 :1-31 :54} {Studim i shpejte :#Numrat 33 :1-36 :13}
« Shpetimi i perket Zotit. » {#Jona 2 :9}
Shpetimi eshte vepra e Zotit.Eshte vetem Ai qe ngjall shpirtin “te vdekur ne shkelje dhe mekate,”dhe eshte po Ai qe mban shpirtin ne jete shpirterore.Ai eshte “Alfa dhe Omega.” “Shpetimi i perket Zotit.”Nese jam i pershpirtshem,Zoti me ben te pershpirtshem;nese kam hire,ato jane dhuratat e Zotit;nese vazhdoj ne nje jete te qendrueshme,eshte sepse Ai me mbeshtet me doren e tij.Une nuk bej asgje ne lidhje me vete ruajtjen time perveçse asaj qe vete Zoti ben se pari ne mua.Cfaredo qe kam,e gjithe miresia ime i perket vetem Zotit.Kur mekatoj,kjo me perket mua;por kur veproj drejte,kjo i perket Zotit,teresisht dhe plotesisht.Nese kam zmbrapsur nje armik shpirteror,forca e Zotit forcoi krahun tim.A jetoj perpara njerezve nje jete te perkushtuar?Nuk eshte une por Krishti qe jeton ne mua.A jam i shenjteruar?Nuk jam une qe e pastrova veten:Zoti Fryma e Shenjte me shenjteron.A jam i ndare prej botes?Jam i ndare prej ndreqjeve te Zotit, te shenjteruara per te miren time.A rritem ne njohuri?Mesuesi i madh me meson.Te gjithe guret e mi te çmuar u punuan prej artit hyjnor.Gjej ne Zotin gjithçka qe kam nevoje;por nuk gjej ne veten time asgje perveçse mekat dhe mjerim.”Vetem Ai eshte shkembi dhe shpetimi im.”A ushqehem prej Fjales?Fjala nuk do te ishte ushqim per mua nese Zoti nuk do ta kishte bere ushqim per shpirtin tim dhe te mos me kishte ndihmuar te ushqehem me te.A jetoj prej manes qe vjen prej qiellit?Cila eshte mana valle perveçse vete Jezu Krishti i misheruar,mishin dhe gjakun i te cilit haj e pij?A jam duke marre vazhdimisht rritje te fresket fuqie?Ku valle e mbledh fuqine time?Ndihma ime vjen prej kodrave te parajses:pa Jezusin nuk mund te bej asgje.Po ashtu si nje dege nuk mund te jape frut perveçse kur qendron ne hardhi,as edhe une,nese nuk qendroj ne Te.Ate qe Jona mesoi ne thellesiren e madhe le ta mesoj kete mengjes ne kthinen time:” Shpetimi i perket Zotit.”
26 shkurt-mbremje
“Ne qofte se lebra ka mbuluar tere trupin e tij,do ta shpalle te paster ate qe ka plagen.” {#Levitiku 13:13}
Kjo rregull duket mjaft e çuditshme,prapeseprape ka urtesi ne te,sepse nxjerrja jashte e semundjes provoi se shendeti ishte i mire.Kete mbremje do ishte mire per ne te mesojme mesimin tipik te nje rregulle kaq te habitshme.Ne gjithashtu jemi lebroz,dhe mund te lexojme ligjin e lepres si te zbatueshme per veten tone.Kur nje njeri e shikon veten te jete i humbur dhe te rrenuar,i mbuluar i teri me felliqesine e mekatit,dhe ne asnje pjese i paster prej ndotjes;kur mohon çdo drejtesi te veten,dhe deklarohet i fajshem perpara Zotit,atehere ai eshte i paster me ane te gjakut te Jezusit,dhe hirit te Zotit.Lebra e vertete eshte shkelja e parrefyer e pandjere e fshehur;por kur mekati eshte i pare dhe i ndjere ai ka marre goditjen e vdekjes dhe Zoti hedh shikim meshire mbi shpirtin e pikelluar me te.Asgje nuk eshte me vdekje prurese se sa vete-drejtesia,ose me shpresedhenese se zemerthyerja.Ne duhet te rrefejme se nuk jemi “gje tjeter perveçse mekat,” sepse asnje rrefim qe nuk eshte i tille nuk do te jete e gjithe e verteta;dhe nese Fryma e Shenjte eshte ne pune ne ne,duke na bindur per mekat,nuk do te kete veshtirsi per te njohur nje gje te tille—do te dale vetvetishem prej buzeve tona.Cfare ngushellimi qe teksti i jep mekatereve me te vertete te ngjallur:vete rrethana qe kaq me dhembje i deshperoi eshte e kthyer ketu ne nje shenje dhe simptome te nje gjendje shpresedhenese!
Cveshja vjen para veshjes;te hapesh themelin eshte gjeja e pare ne nje ndertese—dhe nje ndijim i plote i mekatit eshte nje prej veprave me te hershme te hirit ne zemer.O ti i gjore mekatar lebroz,pa as dhe nje pjese te shendetshme,merr zemer prej tekstit dhe eja ashtu si je te Jezusi—
Sepse le te jene borxhet si te jene,
Sado te medhenj apo te vegjel,
Sapo nuk kemi asgje per te paguar
Zoti yne na fal gjithçka.
Eshte vetem varferia e perkryer
Qe e çliron shpirtin:
Nese do quanim edhe nje grimce tonen,
Nuk kemi shkarkim te plote.