25 shkurt
25 shkurt-mengjes {Lexim i perditshem :#Numrat 28 :1-29 :40} {Studim i shpejte:#Numrat 31:1-32:42}
“Zemerimi qe po vjen.” {#Mateu 3:7}
Eshte e kendshme te kalosh nje vend mbasi ka kaluar stuhia;te nuhatesh eren e barerave mbasi shiu ka rene,dhe te vesh re pikat e ujit ndersa shkelqejne si diamante te paster nen driten e diellit.Ky eshte pozicioni i Te Krishterit.Ai po kalon permes nje toke ku stuhia ka kaluar mbi koken e Shpetimtarit te tij,dhe nese ka ca pika pikellimi duke rene,ato distilohen prej reve te meshires,dhe Jezusi e gezon me ane te sigurimit se ato nuk jane per shkaterrimin e tij.Por sa e tmerrshme qe eshte te jesh deshmitar i afrimit te nje stuhie:te veshtrosh paralajmerimet e stuhise;te vesh re zogjte e qiellit teksa leshojne krahet;te shikosh bagetine teksa ulin koken poshte me frike;te dallosh pamjen e qiellit teksa behet i zi,dhe te shikosh diellin qe nuk shkelqen,dhe qiejte qe jane te zemeruar dhe te vrenjtur!Sa e tmerrshme qe eshte te presesh perparimin e tmerrshem te nje tufani—ashtu si ndodhin,ndonjehere,ne tropik—te presesh ne nje ankth te tmerrshem derisa era te shpertheje me furi,duke shqyer peme prej rrenjeve te tyre,duke shvendosur shkembinjte prej piedestaleve te tyre,dhe duke rrezuar te gjithe banesat e njeriut!Dhe prapeseprape,mekatar ky eshte pozicioni jot i tanishem.Deri tani nuk kane rene pika te nxehta por nje shi zjarri po vjen.Asnje ere e tmerrshme nuk po uturin perreth teje,por stuhia e Zotit eshte duke mbledhur artilerine e saj te tmerrshme.Deri tani ujerat jane te zena prej meshires,por digat se shpejti do te hapen:shkreptinat e Zotit jane akoma ne depon e tij,por ja!stuhia nxiton,dhe sa i tmerrshem do te jete ai çast kur Zoti,i veshur me hakmarrje,do te marshoje perpara me terbim!Valle ku,ku,ku,o mekatar,do ta fshehesh koken tende,ose ku valle do t’ia mbathesh?O dora e meshires te te udheheqte te Krishti!Ai eshte i paraqitur natyrshem perpara teje ne ungjill:ana e tij e çare eshte shkembi i strehimit.Ti e di nevojen tende per Te;beso ne Te,hidhe veten tende mbi te,dhe me pas zemerimi do te te kurseje.
25 shkurt-mbremje
“Por Jona u ngrit per te ikur ne Tarshish,larg pranise se Zotit.” {#Jona 1 :3}
Ne vend qe te shkonte ne Ninive per te predikuar Fjalen,ashtu si Zoti e kishte urdheruar,Jona nuk e pelqeu punen,dhe shkoi ne Jope per t’i shpetuar asaj.Ka raste kur sherbetoret e Zotit terhiqen para nje detyre.Por cila eshte rrjedhoja ?Cfare humbi Jona me ane te sjelljes se tij ?Ai humbi pranine dhe gezimin e ngushellueshem te dashurise se Zotit.Kur ne sherbejme Zotin Jezus ashtu si besimtaret duhet te bejne,Zoti yne eshte me ne ;dhe edhe pse kemi gjithe boten kundra nesh,nese kemi Zotin me ne,çfare rendesie ka valle ?Por ne çastin kur zmbrapsemi dhe kerkojme vete shpikjet tona,jemi ne det si pa kapiten.Atehere qajme dhe psheretime, « O Zoti im,ku ke shkuar ?Si mund te kem qene kaq i çmendur sa te le menjane sherbimin tend,dhe ne kete menyre te humbas te gjithe rrezatimet e ndritshme te fytyres tende ?Ky eshte nje çmim shume i larte.Le te kthehem te besnikeria ime,qe te mund te gezohem ne pranine tende. »Pastaj,Jona humbi çdo paqe.Mekati shpejt shkatarron ngushellimin e besimtarit.Eshte si nje peme helmatuese prej gjetheve te se ciles distilohen pika qe shkaterrojne jeten e gezimit dhe paqes.Jona humbi gjithçka prej se ciles mund te kishte nxjerre ngushellim ne çdo rast tjeter.Ai nuk mund ta bente per vete premtimin e mbrojtjes hyjnore,sepse nuk ishte ne shtigjet e Zotit ;ai nuk mund te thonte, « Zot,po perballoj keto veshtiresi ne kryerjen e detyres sime,prandaj me ndihmo ne to. »Ai po korrte vete veprat e tij ;ishte i mbushur me shtigjet e tij.I Krishtere,mos luaj Jonen,nese nuk do qe te kesh te gjitha valet dhe shkulmet te rrokullisen mbi koken tende.Do te kuptosh me pas se eshte shume me e veshtire te menjanosh punen dhe vullnetin e Zotit se sa t’ia japesh veten menjehere.Jona humbi kohen e tij,sepse iu desh me pas te shkonte ne Ninive fundi i fundit.Eshte e veshtire te luftosh me Zotin ;le te perkushtojme veten menjehere.