24 shkurt
24 shkurt-mengjes {Lexim i perditshem :#Numrat 26 :1-27 :23} {Studim i shpejte :#Numrat 28:1-30:16}
« Do te bej te bjere shiu ne kohen e duhur dhe do te jene shira bekimi. » {#Ezekiel 34 :26}
Ketu ka meshire sovrane ? « Do t’i dergoj shi ne kohen e duhur. »A nuk eshte valle meshire hyjnore sovrane ? –sepse kush mund te thote, «Do t’i dergoj shi, » perveçse Zoti ?
Ka vetem nje ze qe mund t’i flasi reve dhe t’i urdheroi ato te japin shiun.Kush valle e dergon shiun poshte ne toke ?Kush e shperndan shiun mbi barin e gjelbert ?
A nuk jam une,Zoti ?Po keshtu hiri eshte dhurata e Zotit,dhe nuk mund te krijohet prej njeriut.Eshte gjithashtu hir i nevojshem.Cfare do bente valle toka pa shira ?Lero token dhe mbill farat,por çfare mund te besh valle pa shiun ?Po aq absolutisht i nevojshem eshte shiu hyjnor.Me kot punon,nese Zoti nuk jep shiun e bollshem dhe nuk dergon poshte shpetimin.Veçse atehere eshte hir i bollshem. « Do t’i dergoj shira. »Nuk thote ‘do t’i dergoj pika, » por « shira. »Po keshtu eshte me hirin.Nese Zoti jep nje bekim,zakonisht Ai e jep ne nje mase te tille sa nuk ka vend mjaftueshem.Hir i bollshem !Ah !duam hir te bollshem per te na ruajtur te perulur,per te na bere te pershpirtshem,per te na bere te shenjte;hir te bollshem per te na bere te zellshem,per te na ruajtur permes kesaj jete,dhe se fundi per te na çuar ne parajse.Nuk mund te behemi mire pa shira hiri ngopes.Perseri,eshte hir stinor. « Do te bej te bjere shiu ne kohen e duhur. »Cila eshte stina jote kete mengjes ?A eshte stina e thatesires ?Atehere kjo eshte stina per shira.A eshte nje stine e zymte dhe me re te zeza ?Atehere kjo eshte stina per shira. « Forca jote do te vazhdoje sa jane ditet e tua. » Dhe ketu ka nje bekim te larmishem. « Do te te dergoj shira bekimi. »Fjala eshte ne shumes.Zoti do te dergoje te gjitha llojet e bekimeve.Te gjitha bekimet e Zotit shkojne bashke,ashtu si hallka ne nje zinxhir te arte.Nese Ai jep hir tjetersues do te japi gjithashtu hir ngushellues.Ai do te dergoje « shira bekimesh. »Sot shiko lart o bime e perzhitur dhe hap gjethet dhe lulet e tua per ujitjen qiellore.
24 shkurt-mbremje
« O Zoti i ushtrive,deri kur do te vazhdosh te mos kesh meshire per Jeruzalemin...?Pastaj Zoti i tha disa fjale te mira,fjale inkurajimi.” {#Zakaria 1 :12,13}
Cfare pergjigje e embel kundrejt nje pergjigje te ankthshme !Le te gezohemi kete mbremje ne te.O Sion,ka gjera te mira ne depo per ty ;koha jote e skllaverise se shpejti do te marre fund ;femijet e tu do te çlirohen ;roberia jote do te perfundoje.Duro me durim fshikullen per nje kohe,dhe nen erresire beso akoma ne Zot,sepse dashuria e tij digjet kundrejt teje.Zoti e do Kishen me nje dashuri shume te thelle per perfytyrimin njerezor :Ai e do ate me gjithe zemren e tij te pafund.
Atehere femijet e saj le te marrin kurajo ;asaj qe Zoti i flet « me fjale te mira,fjale inkurajimi » nuk mund te jete larg prej begatise.Se cilat jane keto fjale ngushelluese profeti vazhdon duke thene : « Une jam shume xheloz per Jeruzalemin dhe per Sionin. »Zoti e do kishen e tij kaq shume sa nuk mund te duroje se ajo duhet te marri rrugen te te tjeret ;dhe kur ajo ben ashtu,Ai nuk mund te duroje qe ajo te vuaje teper ose rende.Ai nuk do qe armiqte e tij ta pikellojne :Ai eshte i pakenaqur me to sepse ato rrisin mjerimin e saj.Atehere kur duket me shume se Zoti le kishen e tij,zemra e tij eshte e ngrohte kundrejt saj.Historia tregon se sa here qe Zoti perdor nje fshikull per te ndrequr sherbetoret e tij,Ai gjithmone e thyen me pas sikur ta kishte neveri fshikullen qe i jipte femijeve te tij dhembje. «Ashtu si nje baba eshte i meshirshem me bijte e tij keshtu eshte i meshirshem Zoti me ata qe kane frike prej tij. »Ngaqe godet nuk do te thote se Zoti na ka harruar—goditjet e tij nuk jane prova te mungeses se dashurise.Nese kjo eshte e vertete per kishen e tij kolektivisht eshte po aq e vertete per çdo pjesetar te saj.Mund te druash se Zoti te ka kaluar tutje por nuk eshte keshtu :ai qe numeron yjet,dhe i quan me emrat e tyre,nuk do te harroje vete femijet e tij.Ai e njeh rastin tend aq krejtesisht sa sikur te ishe e vetmja krijese qe Ai ka bere ndonjehere,ose i vetmi i shenjte qe Ai deshi ndonjehere.Afrohu Atij dhe ji ne paqe.