23 shkurt
23 shkurt-mengjes {Lexim i perditshem :#Numrat 23 :1-25 :18} {Studim i shpejte:#Numrat 26:1-27:23}
« Kurre nuk do te te le as nuk do te te braktis. » {#Hebrenve 13 :5}
Asnje premtim nuk duhet te kete interpretim individual.Cfaredo qe Zoti i ka thene çdo te shenjti ia ka thene te gjitheve.Kur Ai hap nje burim per nje,eshte qe te gjithe te mund te pijne.Kur Ai hap deren e hambarit per te na dhene ushqim mund te jete per shkak te nje njeriu qe po vdes nga uria por te gjithe te shenjtet e uritur mund te vijne dhe te ushqehen.Nese Ai ia dha fjalen Abrahamit ose Moisiut,nuk ka rendesi,O besimtar ;Ai ta ka dhene ty si nje prej fares se beselidhjes.Nuk ka as dhe nje bekim te madh shume te larte per ty,ose ndonje meshire te gjere teper te shtrire per ty.Ngri lart tani syte e tu drejt veriut dhe jugut,lindjes dhe perendimit,sepse gjithçka eshte jotja.Ngjitu ne majen e Pisges dhe shiko kufirin me te skajshem te premtimit hyjnor,sepse toka eshte e gjithe jotja.Nuk ka as dhe nje perrua uji te gjalle prej te cilit nuk mund te pish.Nese toka rrjedh qumesht e mjalte,ha mjaltin dhe pi qumeshtin sepse te dyja jane tuat.Ji i guximshem per te besuar,sepse Ai ka thene, «
« Kurre nuk do te te le,as nuk do te te braktis. »Ne kete premtim Zoti i jep gjithçka popullit te tij. « Nuk do te te le kurre. » Atehere asnje atribut i Zotit nuk mund te pushoje se zotuari per ne.A eshte Ai i fuqishem ?Ai do te tregoje veten e tij te forte per ato qe i besojne.A eshte Ai dashuri ?Atehere me zemerdashamiresi Ai do te kete meshire per ne.Cfaredo atributi qe mund te perbeje karakterin e Hyjnise secili prej tyre ne tere shtrirjen e tij do te zotohet ne anen tone.Nese do te vesh gjithçka ne nje,nuk ka asgje qe mund te deshirosh,asgje qe mund te kerkosh,asgje qe mund te kesh nevoje ne kohen e duhur ose ne perjetesi,asgje te gjalle,asgje qe jep shpirt,asgje ne kete bote,asgje ne boten e ardhshme,asgje tani,asgje ne mengjezin e ringjalljes asgje ne parajse qe nuk permbahet ne kete tekst—« Kurre nuk do te te le as nuk do te te braktis. »
23 shkurt-mbremje
« Eja pas meje e me ndiq. » {#Marku 10 :21}
Nuk ke pse te besh vete kryqin tend,edhe pse mosbesimi eshte nje mjeshter zdrukthetar per kryqberje ;po ashtu, nuk te lejohet te zgjedhesh vete kryqin tend,edhe pse vete- vullneti do te deshironte me zjarr te ishte zot dhe padron ;por kryqi jot eshte i pergatitur dhe i caktuar per ty me ane te dashurise hyjnore,dhe duhet ta pranosh me gezim ate ;duhet ta marresh kryqin ashtu si refrenin dhe medaljen tende te preferuar dhe jo te gjesh kleçka ne te.Kete mbremje Jezusi te urdheron ti nenshtrosh zgjedhes se tij te lehte shpatullen tende.Mos e shqelmo me rrembim,mos shkel mbi te me nje mburrje te kote,mos bie nen te ne deshperim,mos u largo prej tij nga frika,por merre ate si nje ndjekes i vertete i Jezusit.Jezusi ishte nje kryqmbajtes ;Ai udheheq ne shtegun e vuajtjes.Me siguri qe nuk do doje nje udheheqesh me te mire !Dhe nese Ai mbajti kryqin,çfare barre me fisnike do deshiroje valle ?Via Crucis eshte udha e sigurise ;mos ki frike te shkelesh shtigjet e saj me gjemba.
Te dashur,kryqi nuk eshte i bere prej puplash,ose i veshur me pelhure,po eshte i rende dhe lendues per shpatullat e pabindura;por nuk eshte nje kryq i hekurt edhe pse druajtjet e tua e kane lyer me ngjyra te hekurta,eshte nje kryq i drunjte dhe nje njeri mund ta mbaje ate,sepse Njeriu i vuajtjeve e provoi ngarkesen.Merr kryqin dhe me ane te fuqise se Frymes se Zotit se shpejti do kesh kaq dashuri per te,sa ashtu si Moisiu,nuk do te shkembeje sharjet per hir te Krishtit per te gjitha thesaret e Egjiptit.Kujto se Jezusi e mbajti ate,dhe atehere do te bie ere te mire ;kujto se do te ndiqet shpejt prej kurores dhe mendimi i vleres se lavdise se ardhshme do te lehtesoje shume rendesen e trazires se tashme.Zoti te ndihmofte te perkulesh frymen tende ne nenshtrim te vullnetit hyjnor perpara se te biesh ne gjume kete nate,qe duke u zgjuar me diellin e se nesermes te mund te nisesh diten e kryqit me frymen e nenshtruar dhe te shenjte e cila behet ndjekesja e Te Kryqezuarit.