22 shkurt

Publié le par alban

 

22 shkurt-mengjes  {#Lexim i perditshem :#Numrat 21 :1-22 :41} {Studim i shpejte:#Numrat 24:1-25:18}

 

« Por harku i tij ka mbetur i forte ;krahet e tij jane perforcuar nga duart e te Fuqishmit te Jakobit. » {#Zanafilla 49 :24}

 

Ajo force qe Zoti i jep Jozefeve te tij eshte force e vertete ;nuk eshte nje trimeri mburracake,nje trillim,nje gje per te cilen njerezit flasin por qe zhduket si tym me pas ;eshte e vertete—force hyjnore.Pse valle Jozefi i reziston tundimit ?Sepse Zoti i jep ndihme.Nuk mund te bejme asgje pa fuqine e Zotit.Cdo force e vertete vjen prej « TE Fuqishmit te Jozefit ».Krahet e tij u perforcuan prej duarve te te Fuqishmit te Jakobit. »Zoti eshte i pershkruar si duke vene duart e tij mbi duart e Jozefit,duke vene krahet e tij mbi krahet e Jozefit.Ashtu si nje at meson femijet e tij po ashtu Zoti i meson ato qe e druajne.Ai ve krahet e tij mbi to.Cfare begenisje e mrekullueshme !Perendia i Pushtetshem, I Perjetshmi, I Plotfuqishmi perkulet prej fronit te tij dhe ve doren e tij mbi doren e femijes duke shtrire krahun e tij mbi krahun e Jozefit,qe ky te behet i forte !Kjo force ishte gjithashtu force beselidhje sepse i ngarkohet « Te Fuqishmit te Jakobit. »Tani,kudo qe lexoni per Zotin e Jakobit ne Bibel duhet te kujtoni beselidhjen me Jakobin.Te Krishteret e kane per zemer te mendojne mbi beselidhjen e Zotit.E gjithe fuqia,i gjithe hiri,te gjitha bekimet,te gjitha meshirat,te gjitha ngushellimet,te gjitha gjerat qe kemi,rrjedhin te ne prej kryeburimit,permes beselidhjes.Nese nuk do te kishte beselidhje atehere me te vertete qe do kishim deshtuar ;sepse çdo hir vjen prej saj,ashtu si drita dhe nxehtesia prej diellit.Asnje engjell nuk ngjitet apo zbret perveçse ne ate shkalle qe Jakobi pa,ne maje te se ciles qendronte nje Zot beselidhes.I Krishtere,mund te kete ndodhur se harketaret te kane brengosur rende,te kane qelluar dhe te kane plagosur por akoma harku jot ka mbetur i forte ;sigurohu pra t’ia japesh çdo lavdi Zotit te Jakobit.

 

22 shkurt-mbremje

 

« Zoti eshte i ngadalshem ne zemerim dhe pushtetmadh. »  {#Nahumi 1:3}

 

I Perjetshmi eshte “i ngadalshem ne zemerim.”Kur meshira vjen ne bote ajo nget kuaj me krahe;boshtet e rrotave te karrocave te saj jane te nxehta flake prej shpejtesise;por kur vjen zemerimi , ai vazhdon perpara me hapa te ngadalshem sepse Zoti nuk gjen kenaqesi ne vdekjen e mekatarit.

Fshikulla e meshires se Zotit eshte perhera ne duart e tij e shtrire;shpata e tij e drejtesise eshte ne millin e saj,e mbajtur prej asaj dore dashurie te tejshpuar qe u gjakos per mekatet e njerezve.”Zoti eshte i ngadalshem ne zemerim.”sepse Ai eshte Pushtetmadh.Me te vertete qe ai qe ka pushtet mbi veten eshte me te vertete  pushtetmadh.Kur pushteti i Zotit e permban veten atehere eshte me te vertete pushtet:pushteti qe lidh plotfuqishmerine eshte plotfuqishmeri e tejkaluar.Nje njeri qe ka nje mendje te forte mund te duroje per nje kohe te gjate fyerje dhe i mban meri te keqes vetem atehere kur nje ndjenje drejtesie kerkon veprim.Mendja e dobet pezmatohet me pak:mendja e forte perballon si nje shkemb qe nuk leviz edhe pse mijera shkulme perplasen mbi te,dhe hedhin ligesine e tyre te shkrete si shkume mbi majen e tij.Zoti i shenon armiqte e tij dhe prapeseprape nuk tundet por e mban zemerimin e tij.Nese do ishte me pak hyjnor se ç’eshte nuk do kishte vonuar te dergonte tere shkreptinat e tij dhe te boshatiste depot e qiellit;nuk do kishte vonuar te kishte shperthyer token me zjarret e mahnitshme te vendeve te poshtme te saj,dhe njeriu do ishte shkaterruar krejtesisht;por madhesia e pushtetit te tij na sjell meshire.Lexues i shtrenjte,cila eshte gjendja jote kete mbremje?A mund te shikosh te Jezusi me nje besim te perulur dhe te thuash,”Zevendesuesi im,Ti je shkembi im,mirebesimi im?”Atehere,i dashur,mos ki frike prej pushtetit te Zotit;sepse me ane te besimit ke fluturuar te Krishti per strehim,pushteti i Zotit nuk duhet te te tmerroje me  shume se shigjeta dhe shpata e luftetarit nuk duhet te tmerroje ato qe Ai do.Perkundrazi gezohu se Ai qe eshte “Pushtetmadh”eshte Ati dhe Shoku yt.

 

 

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article