21 shkurt

Publié le par alban

 

 

21 shkurt-mengjes  {Lexim i perditshem :#Numrat 19 :1-20 :29} {Studim i shpejte:#Numrat 22:1-23:30}

 

« Ai ka thene. » {#Hebrenjve 13 :5}

 

Nese mund ti mberthejme keto fjale me ane te besimit kemi nje arme gjithepushtuese ne doren tone.Cfare dyshimi valle nuk do te vritej prej kesaj shpate me dy tehe ?Cfare frike valle nuk do te binte e goditur me nje plage vdekjeprurese perpara kesaj shigjete prej harkut te beselidhjes se Zotit ?Deshperimet e jetes dhe sembimi i vdekjes ;korruptimet perbrenda dhe kurthet jashte ;sprovat prej lart dhe tundimet prej poshte a nuk do te dukeshin te gjitha veçse dhembje te lehta kur mund te fshehim veten mbrapa fortifikates se « Ai ka thene ? » Po ;qofte per kenaqesi ne qetesi ose per force ne konfliktin tone,  « Ai ka thene » duhet te jete vendi yne i perditshem.Dhe kjo mund te na mesoje vleren e tejmase se te hulumtuarit Shkrimet.Mund te kete nje premtim ne Fjalen qe i pershtatet saktesisht rastit tend por ti ndoshta nuk e di dhe prandaj humb ngushellimin e tij.Je si te burgosurit ne biruce,dhe mund te kete nje çeles ne tufen e çelesave qe do çkyçte deren dhe do ishe i lire ;por nese nuk kerkon per te,mund te qendrosh akoma i burgosur edhe pse liria eshte kaq afer teje.Mund te kete nje ilaç te fuqishem ne farmacine e madhe te Shkrimeve,dhe akoma mund te vazhdosh i semure nese nuk kontrollon dhe hulumton Shkrimet per te zbuluar se çfare « Ai ka thene. »A nuk duhet qe perveç se te lexosh Biblen te mbushesh memorien plot me premtimet e Zotit ?Mund te mbash mend theniet e njerezve te medhenj ;grumbullon vargjet e poeteve me emer ;a nuk duhet te kesh njohuri te thelle te fjaleve te Zotit keshtu qe te mund te jesh i afte ti citosh menjehere kur do doje te zgjidhje nje veshtiresi ose  te hidhje poshte nje dyshim ?Perderisa « Ai ka thene » eshte burimi i gjithe urtesise,dhe  i gjithe ngushellimeve,le te banoje ne ty me pasuri ashtu si « nje burim uji qe gufon per jete te jeteve. »Keshtu ti do te rritesh ne shendet,ne force dhe lumturi ne jeten hyjnore.

 

 

21 shkurt-mbremje

 

« Ai i kupton valle ato qe po lexon ? » {#Veprat 8 :30}

 

Ne do ishim  mesues me te zote per te tjeret dhe me pak te prirur per tu marre tutje prej çdo ere doktrine nese do kerkonim te kishim nje kuptim me inteligjent te Fjales se Zotit.Perderisa Fryma e Shenjte,Autori i Shkrimeve eshte i vetmi qe mund te na ndriçoje ne menyre te drejte per t’i kuptuar ne duhet vazhdimisht te kerkojme mesimin e Saj dhe udheheqjen ne te gjithe te verteten.Kur profeti Daniel duhej te interpretonte endrren e Nebukadnecarit çfare beri ai ?Ai u lut me zell qe Zoti t’i shpaloste vizionin.Apostulli Gjon ne vizionin e tij ne Patmos pa nje liber te vulosur me shtate vula per te cilin askush nuk u gjet i dinje per ta hapur,ose te pakten per ta veshtruar.Libri me pas u hap prej Luanit te fisit te Judes,I Cili pati mbizoteruar per ta hapur ate ;por se pari eshte shkruar—« Qava me te madhe. »Lotet e Gjonit qe ishin lutjet e tij te lengshme ishin,per aq sa i perkiste,çelesat e shenjte me ane te cileve libri i mbyllur u hap.Prandaj nese per perfitimin tend dhe te te tjereve, deshiron te « mbushesh me njohurine e vullnetit te Zotit ne çdo urtesi dhe kuptim shpirteror, »sill ne mendje se lutja eshte mjeti me i mire i studimit :ashtu si Danieli do te kuptosh endrren dhe interpretimin e saj,kur ke kerkuar Zotin ;dhe ashtu si Gjoni do te shikosh te shtate vulat e se vertetes se çmueshme te çlidhura mbasi ke qare me te madhe.Guret nuk thyhen perveçse me ane te nje perdorimi te zellshem te çekiçit ;dhe gure thyesi duhet te bie ne gjunje.Perdor çekiçin e zellit dhe ushtro gjurin e lutjes dhe nuk do te kete as dhe nje doktrine te ngurte ne zbulesen qe eshte e dobishme per ty te kuptosh e cila nuk do te therrmohet nen ushtrimin e lutjes dhe besimit.Mund te çash shtegun permes gjithçkaje me ane te leves se lutjes.

Mendimet dhe arsyetimet jane si pykat e hekurta qe mberthejne te verteten ;por lutja eshte leva,çmimi qe hap kraharorin e hekurt te misterit te shenjte qe te mund te marrim thesarin e fshehur.

 

 

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article