20 shkurt

Publié le par alban

 

20 shkurt-mengjes {Lexim i perditshem :#Numrat 16 :1- 18 :32} {Studim i shpejte:#Numrat 19:1-21:35}

 

« Perendia qe ngushellon te pervuajturit. » {#2 Korintasve 7 :6}

 

Kush valle ngushellon si Ai ? Shko te ndonje femije i Zotit i trishtuar,melankolik e i gjore,foli premtime te embla,dhe peshperit ne veshet e tij fjale te perzgjedhura ngushellimi ;ai eshte si nje neperke e shurdhet,nuk degjon zerin e magjistarit,sado me zotesi  magjia.Ai eshte duke pire vrer dhe hidherim,dhe ngushelloje si te mundesh,do nxjerresh prej tij vetem nje ose dy nota zemerleshimi ;nuk do te nxjerresh ne drite psalme lavdie,haleluja,sonata te gezueshme.Por le te vije Zoti te femija e tij,le te ngreje lart fytyren e tij dhe syte e vajtuesit do te shkelqejne me shprese.A nuk e degjon te kendoje—

 

Eshte parajse nese Ti je aty ;

Nese largohesh, eshte ferr ?

 

Ti nuk mund ta gezoje ate :por Zoti e ka bere kete gje ; « Ai eshte Perendia i çdo ngushellimi.”Nuk ka balsam ne Gilad,por ka balsam ne Zotin.Nuk ka mjek mes krijesave por Krijuesi eshte Sheruesi i perjetshem.Eshte e mrekullueshme se si nje fjale e embel e Zotit krijon kenge te tera per Te Krishteret.Nje fjale e Zotit eshte si nje cope ari,dhe I Krishteri eshte kovaçi,dhe mund ta rrahe ate premtim per jave te tera.Keshtu pra,I Krishtere i gjore,nuk ke pse te ulesh poshte ne deshperim.Shko te Ngushelluesi dhe i kerko te te jape ngushellim.Je nje i mjere pus i thate.Ke degjuar se kur nje pompe eshte e thare duhet se pari te derdhesh poshte uje dhe me pas do nxjerresh uje,dhe po ashtu I Krishtere ku je i thare,shko te Zoti,i kerko te perhape gezimin e tij ne zemren tende,dhe atehere gezimi jot do te jete i plote.Mos shko te te njohur te kesaj bote sepse se fundmi do te jene per ty si ngushelluesit e Jobit ;por shko se pari dhe i teri te « Perendia qe ngushellon te pervuajterit, »dhe se shpejti do thuash,  « kur nje numer i madh shqetesimesh me mbysnin perdellimet e tua me jepnin zemer. »

 

20 shkurt-mbremje

 

« Pastaj Fryma i priu Jezusit per ne shkretetire per t’u tunduar nga djalli. » {# Mateu 4:1}

 

Nje karakter i shenjte nuk shmang tundimin—Jezusi u tundua.Kur Satani na tundon shkendijat e tij bien mbi eshke;por ne rastin e Krishtit,ishte si te hidhje shkendija mbi uje;prapeseprape armiku vazhdoi vepren e tij te lige.Tani,nese djalli vazhdon te godase kur nuk ka asnje rezultat aq me teper do ta beje kete gje kur e di se prej çfare lende te djegshme zemrat tona jane bere.Edhe pse behesh shume i shenjteruar me ane te Frymes Se Shenjte,prit qe qeni i madh i ferrit do te te lehe perseri.Ne strofullat e njerezve presim te tundohemi,por edhe veçimi nuk do te na ruaje prej se njejtes sprove. Jezu Krishti u çua prej shoqerise njerezore ne shkretetire dhe u tundua prej djallit.Vetmia ka hiret  dhe te mirat e saj dhe mund te jete e dobishme per te ndaluar epshin e syrit dhe krenarine e jetes;por djalli do te na ndjeke deri ne skuten me te kendshme.Mos ta marre mendja se vetem mondanet kane mendime te tmerrshme dhe tundime blasfemuese,sepse edhe njerezit shpirterore durojne te njejten gje dhe ne pozicionin me te shenjte ne mund te durojme tundimin me te erret.Perkushtimi i tere i frymes nuk do te te siguroje kundra tundimit satanik.Krishti ishte i perkushtuar i teri.Ishte mishi dhe pija e tij te kryente vullnetin e Atij qe e dergoi:dhe prapeseprape u tundua!Zemrat tuaja mund te ndizen me flaken serafike te dashurise per Jezusin dhe prapeseprape djalli do te perpiqet t’ju sjelle poshte ne plogeshtine e Laodicese.Nese me thua se kur Zoti lejon nje Te Krishtere te lere menjane mburojen e tij, do te te them kur Satani do te lere tundimin.Ashtu si luftetaret e vjeter ne kohe lufte,ne duhet te biem ne gjume me helmeten dhe parzmoren te mberthyer sepse tunduesi do te perfitoje prej ores sone se pare te leshimit per te na bere prene e tij.Zoti na ruajte ne çdo kohe me syte kater dhe na dhente nje shpetim perfundimtar prej nofulles se luanit dhe putres se ariut.

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article