19 shkurt
19 shkurt-mengjes {Lexim i perditshem :#Numrat 14 :1-15 :41} {Studim i shpejte :#Numrat 16:1-18:32}
« Keshtu thote Zoti,Zoti : « Do te jem serisht i lutur nga shtepia e Izraelit ta kryej kete per ta.”{#Ezekiel 36:37}
Lutja eshte pararendesi i meshires.Kthehu tek historia e shenjte dhe do te zbulosh se rralle ndonjehere nje meshire e madhe erdhi ne kete bote e pa lajmeruar prej pergjerimit.E ke zbuluar kete te vertete ne vete perjetimin tend personal.Zoti te ka dhene shume favore te pakerkuar por akoma lutja e madhe ka qene gjithmone preludi i meshires se madhe me ty.Kur se pari gjete paqen permes gjakut te kryqit,qe duke u lutur shume dhe duke nderhyre me kembengulje me Zotin qe te hiqte tutje dyshimet,dhe te çlironte prej trishtimeve.Siguria jote ishte rezultati i lutjes.Sa here qe ke pasur gezime te larta dhe te rrembyeshme ke qene i detyruar ti shikosh si pergjigje te lutjeve te tua.Kur ke patur çlirime te medha prej trazirave te tua te medha,dhe ndihmesa te fuqishme ne rreziqe te medha ke qene i afte te thuash, « Kerkova Zotin dhe Ai me degjoi,dhe me çliroi nga çdo frike. » Lutja eshte perhera parathenia e bekimit. Shkon perpara bekimit si hija e bekimit.Kur rrezedielli i meshirave te Zotit ngrihet mbi nevojshmerite tona ajo hedh hijen e lutjes tutje poshte ne lendine.Ose,per te perdorur nje tjeter ilustrim,kur Zoti ngre lart nje koder meshirash,Vete Ai shkelqen mbrapa atyre,dhe hedh ne frymet tona hijen e lutjes keshtu qe le te jemi te sigurte se nese ndodhemi shume ne lutje pergjerimet tona jane hijet e meshires.Lutja eshte e lidhur keshtu me bekimin per te treguar vleren e tij.Nese do kishim bekimet pa i kerkuar ato do ti konsideronim si gjera te zakonshme ;por lutja i ben meshirat tona me te çmueshme se diamantet.Gjerat qe kerkojme jane te çmueshme por ne nuk e kuptojme çmueshmerine e tyre derisa ti kemi kerkuar me zell.
Lutja e ben rene e erret te terhiqet
Lutja ngjit shkallen qe Jakobi pa ;
Ushtron besimin dhe dashurine ;
Sjell çdo bekim prej se larti.
19 shkurt-mbremje
« Se pari ky gjeti vellane e vet,Simonin. » {#Gjoni 1 :41}
Ky rast eshte nje shembull i shkelqyeshem i te gjitha rasteve ku jeta shpirterore eshte e fuqishme.Sapo nje njeri ka gjetur Krishtin ai fillon te gjeje te tjeret.Nuk do te besoj se ke shijuar prej mjaltit te ungjillit nese mund ta hash te gjithe vete.Hiri i vertete i jep fund çdo monopoli shpirteror.Andrea se pari gjeti vellane e tij Simonin,dhe me pas te tjeret.Lidhjet e gjakut i kerkojne teper perpjekjeve tona te para personale.Andrea,bere mire te fillosh me Simonin.Pyes veten se a nuk ka ca Te Krishtere shperndares traktesh ne shtepi te tjera qe do benin mire te shperndanin nje trakt ne vete shtepine e tyre—po ashtu se a nuk ka ca qe jane te perkushtuar ne pune te dobishme jashte dhe qe po lene pas dore sferen e tyre te veçante te dobishme ne shtepi.Je i thirrur ose jo te ungjillizosh njerezit ne çdo vend te veçante por me siguri qe je i thirrur te merresh me vete sherbetoret e tu,vete te afermit dhe te njohurit e tu.Feja jote le te filloje ne shtepi.Shume tregtare eksportojne mallrat e tyre me te mira—Te Krishteret nuk duhet te bejne kete gje.Kudo ai duhet te kete bisedimin e tij prej shijes me te mire ;por le te kujdeset qe leshoje frutin me te embel te jetes shpirterore dhe te deshmise ne vete familjen e tij.Kur Andrea shkoi te gjeje vellain e tij pak ia merrte mendja se sa i shquar do te behej Simoni.Duke u bazuar ne Shkrimet Simon Pjetri vlente dhjete Andrea dhe prapeseprape Andrea ishte instrumenti qe e solli ate te Jezusi.Ti vete mund te kesh pak talente por prapeseprape mund te jesh mjeti per te terhequr te Krishti dike qe do te behet i shquar ne hir dhe sherbim.Ah !shok i shtrenjte,pak i njeh mundesite qe jane ne ty.Mund ti flasesh nje femije dhe ne ate femije mund te dremisi nje zemer fisnike qe do te ngre peshe Kishen e Krishtere ne vitet e ardhshme.Andrea kishte dy talente,por ai gjen Pjetrin.Edhe ti shko dhe bej po ashtu.