18 shkurt
18 shkurt-mengjes {Lexim i perditshem :#Numrat 12 :1-13 :33} {Studim i shpejte:#Numrat 14:1-15:41}
« Beme te ditur pse grindesh me mua. » {#Jobi 10 :2}
Ndoshta,o shpirt i sprovuar,Zoti po ben kete per te zhvilluar hiret e tua.Ka disa prej hireve te tua qe nuk do te zbuloheshin kurre nese nuk do qe prej sprovave te tua.A nuk e di se besimi yt kurre nuk duket aq i madh ne vere sa duket ne dimer ?Dashuria eshte shume shpesh si nje xixellonje duke treguar veçse pak drite perveçse kur eshte ne mes te erresires rrethuese.Shpresa vete eshte si nje yll—per te mos u pare ne rrezediellin e mbrothesise dhe vetem per tu zbuluar ne naten e kundershtise.Deshperimet jane shpesh fleta te zeza ne te cilat Zoti ve xhevahiret e hireve te femijeve te tij per ti bere te shkelqejne me mire.Nuk ka shume kohe kur i gjunjosur po thoje, « Zot,kam frike se nuk ka besim :me bej te ditur se kam besim. »A nuk do te thonte kjo,edhe pse ndoshta pandergjegjshmerisht,te lutesh per sprova ?—sepse si mund ta dish valle se ke besim apo jo derisa besimi yt nuk eshte vene ne prove ?Keshtu pra,Zoti shpesh na dergon sprova qe hiret tona te mund te zbulohen,dhe qe te mund te sigurohemi per qenien e tyre.Perveç kesaj nuk eshte thjesht zbulimi,rritja e vertete ne hir eshte rezultati i sprovave te shenjteruara.Zoti shpesh na heq ngushellimet dhe privilegjet tona me qellim per te na bere Te Krishtere me te mire.Ai stervit ushtaret e tij,jo ne tenda ngee dhe luksi por duke i pergatitur dhe duke i perdorur per marshime te detyruara dhe sherbim te rrepte.Ai i ben te kalojne ujera dhe te notojne permes lumenjve dhe te ngjisin male dhe te ecin per shume milje me çante shpine hidherimi te renda mbi kurriz.Mire pra I Krishtere a nuk shpjegon kjo gje trazirat qe po kalon ?A nuk eshte valle Zoti qe po nxjerr hiret dhe po i ben ato te rriten ?A nuk eshte valle kjo arsyeja pse po grindet me ty ?
Sprovat e bejne premtimin te embel ;
Sprovat i japin jete te re lutjes ;
Sprovat me sjellin nen kembet e tij,
Me shtrijne poshte dhe me mbajne atje.
18 shkurt-mbremje
« O At,kam mekatuar. » {#Lluka 15 :18}
Eshte e sigurte se ato qe Krishti ka lare ne gjakun e tij te çmuar nuk kane nevoje te bejne rrefim mekati,si fajtore ose kriminele,perpara Zotit Gjykates,sepse Krishti ka fshire pergjithmone te gjithe mekatet e tyre ne nje kuptim ligjor,keshtu qe ato nuk qendrojne me me gjate atje ku mund te denohen por jane nje here e pergjithmone te pranuar ne Shumetedashurin;dhe duke qene tashme femije dhe duke fyer si femije,a nuk duhet valle çdo dite te shkojne perpara Atit te tyre qiellor dhe te rrefejne mekatin e tyre dhe te pranojne padrejtesine e tyre nen kete karakter?Natyra na meson se eshte detyra e femijeve te hallakatur ti rrefehen atit te tyre tokesor,dhe hiri i Zotit ne zemer na meson se ne,si Te Krishtere,i detyrohemi te njejten detyre Atit tone qiellor.Ne perdita fyejme,dhe nuk duhet te prehemi pa falje te perditshme.Sepse nese shkeljet e mia kunder Atit tim nuk çohen menjehere te Ai per tu lare me gjakun pastrues te Zotit Jezus cila do te jete rrjedhoja?Nese nuk kam kerkuar falje dhe nuk jam lare prej ketyre shkeljeve kundra Atit tim,do te ndjehem larg prej Tij;do te dyshoj dashurine e tij per mua;do dridhem para tij;do kem frike ti lutem:do behem si plangprishesi,i cili,edhe pse akoma bir,ishte larg atit te tij.Por nese,me nje trishtim birnor prej se fyeri nje prind aq te hirshem dhe te dashur shkoj te ai dhe i them gjithçka dhe nuk prehem derisa te jem falur,atehere do te ndjej nje dashuri te shenjte per Atin tim,dhe do te rend permes udhes sime te krishtere,jo vetem si nje i shpetuar por edhe si nje qe gezon paqe te tashme te gezueshme ne Perendine permes Jezu Krishtit Zotit tim.Ka nje dallim te gjere midis se te rrefyerit mekatin si nje fajtor dhe se te rrefyerit mekatin si nje femije.Kraharori i Atit eshte vendi per rrefime penduese.Ne jemi pastruar nje here e pergjithmone por kemba jone akoma ka nevoje te lahet prej perlyerjes se ecjes sone te perditshme si femije te Zotit.