17 shkurt
17 shkurt-mengjes {Lexim i perditshem :# Numrat 10 :1-11 :35} {Studim i shpejte:#Numrat 11:1-13:33}
« Isaku qendroi prane pusit te Lahai-Roit. » {# Zanafilla 25 :11}
Agari nje here pati gjetur çlirim atje dhe Ismaeli pati pire prej ujit aq hirshem i zbuluar prej Zotit qe jeton dhe sheh bijte e njerezve ;por kjo ishte nje vizite thjesht e perkohshme,po ashtu si mondanet i kushtojne Zotit ne kohen e nevojes,kur i ben pune.I therrasin kur jane ne trazire por e braktisin ne mbrothesi.Isaku qendroi atje,dhe e beri pusin e Zotit gjitheshikues e te gjalle burimin e tij te vazhdueshem te furnizimit.Rjedha e zakonshme e jetes se nje njeriu,banesa e shpirtit te tij eshte testi i vertete i gjendjes se tij.Ndoshta vizita provanore e perjetuar prej Agarit i kishte lene mbrese Isakut dhe e shtyu te adhuronte vendin ;emri i tij mistik e beri te shtrenjte per te ;persiatjet e tij ne buze te tij e ben familjar me pusin ;takimi me Rebeken atje e pati bere te ndjehej afer vendit si ne shtepi ;por me e mira prej te gjithave,fakti se atje gezoi shoqerim me Perendine e gjalle e shtyu te perzgjidhte ate toke te shenjte per banese te tij.Le te mesojme te jetojme ne pranine e Zotit te gjalle :le ti lutemi Frymes se Shenjte qe kete dite,dhe çdo dite tjeter te mund te ndjejme, « Ti Zot me sheh. »Qofte Zoti I Perjetshem si nje pus per ne,i kendshem,ngushellues,i padeshtueshem,duke gufuar ne jete te perjetshme.Shishja e krijeses plasaritet dhe thahet por pusi i Krijuesit nuk deshton kurre ;lum ai qe banon tek pusi,dhe keshtu ka furnizime te vazhdueshme dhe te bollshme afer tij.Zoti ka qene nje ndihmes i sigurte per te tjeret : emri i tij eshte Shadai,Perendia I Gjithemjaftueshem ;zemrat tona kane patur lidhje teper te dashura me Te ;permes Tij shpirti yne ka gjetur Dhendrin e tij te lavdishem,Zotin Jezus ;dhe ne Te kete dite ne jetojme,dhe levizim,dhe kemi qenien tone ;atehere le te banojme ne shoqerim te ngushte me Te.Zot i lavdishem na shtrengo qe te mos te te leme kurre,por te banojme prane pusit te Perendise se gjalle.
17 shkurt-mbremje
« Megjithese aty ishte Zoti. » {#Ezekiel 35 :10}
Princat e Edomit e pane te gjithe vendin te vetmuar,dhe e quajten te lehte ta zoteronin;por kishte nje veshtiresi te madhe ne udhen e tyre—pak a shume e panjohur per to—“Aty ishte Zoti”;dhe ne pranine e tij qendronte siguria e veçante e tokes se zgjedhur.Cfaredo qofshin intrigat dhe dredhite e armiqve te popullit te Zotit,eshte akoma e njejta pengese e efektshme per te permbysur qellimin e tyre.Te shenjtet jane trashegimia e Zotit,dhe Ai eshte ne mes tyre,dhe do t’i mbroje te vetet.Cfare zemerngushellimi qe kjo siguri na jep ne trazirat dhe konfliktet tona shpirterore!Jemi vazhdimisht te kundershtuar,dhe prapeseprape perhera te ruajtur!Sa shpesh Satani hedh shigjetat e tij kundra besimit tone por besimi yne sfidon pushtetin e thumbave te zjarrte te ferrit;ato jo vetem qe menjanohen por shuhen mbi mburojen e tij,sepse “Aty eshte Zoti.”Veprat tona te mira jane objektet e sulmeve te Satanit.Nje i shenjte kurre nuk pati nje virtyt ose nje hir qe nuk ishte shenjestra prej plumbash ferri:te ishte qofte shprese e ndritshme dhe shkelqyese ose dashuri e ngrohte dhe e zjarrte,ose durim gjithedurues,ose zell zjarrmues si qymyr i ndezur,armiku i vjeter çdo gje qe eshte e mire eshte perpjekur ta shkaterroi.
E vetmja arsye pse gjithçka virtyoze ose e dashur mbijeton ne ne eshte kjo se,”Aty eshte Zoti.”
Nese Zoti eshte me ne pergjate jetes,nuk kemi pse te druajme mirebesimin tone shpirtdhenes;sepse kur do te vdesim do te zbulojme se “Aty eshte Zoti”;atje ku sulava eshte me e stuhishme dhe uji me i ftohte do te ndjejme fundin dhe do te njohim se eshte mire:kemba jone do te qendroje mbi Shkembin e Lashte kur koha kalon.Te dashur,prej fillimit te jetes se nje Krishteri deri ne fund e vetmja arsye pse ai nuk vdes eshte sepse “Aty eshte Zoti.”Kur Perendia i dashurise se perjetshme do ndryshoje dhe do te lere te zgjedhurit te vdesin atehere Kisha e Zotit mund te shkaterrohet;por jo deri atehere,sepse eshte e shkruar,I Perjetshmi Shamah,”Aty eshte Zoti.”