16 shkurt
16 shkurt-mengjes {#Lexim i perditshem : #Numrat 8:1-9:23} {Studim i shpejte:#Numrat 9:1-10:36}
“Jam mesuar te jem i kenaqur ne çfaredo gjendje qe te jem.” {#Filipianet 4 :11}
Keto fjale na tregojne se kenaqja nuk eshte nje prirje e natyrshme e njeriut. « Barerat e keqija rriten shpejt. » Lakmia,pakenaqesia dhe murmuritja jane po aq te natyrshme per njeriun sa gjembat jane per token.Nuk kemi nevoje te mbjellim gjembaçe dhe ferra ;ato rriten mjaft natyrshem sepse i perkasin tokes :dhe po ashtu nuk kemi nevoje ti mesojme njerezit te ankohen ;ato ankohen mjaft shpejt pa ndonje edukim.Por gjerat e çmuara te tokes duhet te kultivohen.Nese do donim te kishim grure duhet qe te plugojme dhe te mbjellim ;nese duam lule,duhet te kete nje kopesht dhe e gjithe perkujdesja e kopshtarit.Tani,kenaqja eshte nje prej luleve te parajses,dhe nese do donim ta kemi ate duhet te kultivohet ;nuk do te rritet ne ne prej natyre ;eshte vetem natyra e re qe mund ta prodhoje ate,dhe edhe atehere duhet te jemi shume te kujdesshem dhe vigjilent qe te mbajme dhe te kultivojme hirin qe Zoti ka mbjelle ne ne.Pali thote, « Kam mesuar…te jem i kenaqur ; »domethene ai me perpara nuk e dinte se si.Iu kushtoi ca dhimbje per te arritur misterin e asaj te vertete te madhe.Pa dyshim se ndonjehere ai mendoi se pati mesuar dhe me pas u leshua.Dhe kur se fundi pati arritur te ajo dhe mund te thonte, « Kam mesuar te jem i kenaqur ne çfaredo gjendje te jem, » ai qe nje i burre i vjeter me koke te thinjur,mbi buzen e varrit—nje i burgosur i varfer i mbyllur ne birucen e Neronit ne Rome.Edhe ne do donim te duronim dobesite e Palit dhe te ndanim te njejten biruce te ftohte me te,nese edhe ne gjithashtu do te kishim arritur ne shkallen e tij te larte.Mos lejo mendimin se mund te kenaqesh duke mesuar ose se mund te mesosh pa disipline.Nuk eshte nje fuqi qe duhet te ushtrohet natyrshem por nje shkence per t’u fituar shkalle shkalle.Ne e dime kete prej perjetimit.Vella,hesht ate murmurime,qofte kjo natyrale,dhe vazhdo si nje nxenes i zellshem ne Kollegjin e Kenaqjes.
16 shkurt-mbremje
« Frymen tende te mire. » {#Nehemi 9 :20}
I zakonshem,teper i zakonshem eshte mekati i se harruarit Frymen e Shenjte.Ky fakt eshte çmenduri dhe mosmirenjohje.Ajo meriton gjera te mira prej nesh,sepse eshte e mire teper e mire.Si Zot,Ajo eshte thelbesisht e mire.Ajo ndan atributin e trefishte ,I shenjte,I shenjte,I shenjte, qe ngjitet drejt Te Perjetshmit Triadh.Pasterti dhe vertetesi e paperzier dhe hir eshte Ajo.Ajo eshte e mire vullnetarisht ,duke duruar me butesi mosbindjen tone,duke luftuar me vullnetin tone kryeneç duke na ngjallur prej vdekjes sone ne mekat,dhe me pas duke na pergatitur per qiejt ashtu si nje mendeshe e dashur ushqen femijen e saj.Sa zemergjere,falese dhe e dhembshur eshte Kjo Fryma e duruar e Zotit.Ajo eshte e mire efektshmerisht.Te gjitha veprat e saj jane te mira ne shkallen me te larte :Ajo sugjeron mendime te mira,nxit veprime te mira,zbulon te verteta te mira,zbaton premtime te mira,ndihmon ne arritjet e mira,dhe udheheq ne rezultate te mira.Nuk ka te mire shpirterore ne gjithe boten per te cilen Ajo nuk eshte autori dhe mbeshtesi,dhe vete parajsa do t’i detyroje karakterin e perkryer te banoreve te saj te shlyer vepres se Saj.Ajo eshte e mire titullarisht ;qofte si Ngushellues,Udhezues,Udheheqes,Shenjterues,Perngjalles,ose Ndermjetes,Ajo e permbush detyren e saj mire,dhe çdo veper eshte e mbushur me te miren me te larte per kishen e Zotit.Ato qe i jepen ndikimit te Saj behen te mire,ato qe i binden shtytjeve te Saj veprojne mire,ato qe jetojne nen fuqine e Saj marrin te mire.Le te veprojme pra kundrejt nje Personi kaq te mire sipas diktateve te mirenjohjes.Le te adhurojme Personin e Saj,dhe ta adhurojme si Zot mbi gjithçka,i bekuar perhera ;le te kemi fuqine e Saj dhe nevojen per Te duke pritur per TE ne te gjitha ndermarrjet tonat e shenjta ;le te kerkojme çdo ore ndihmen e Saj,dhe te mos ta trishtojme kurre ;dhe le te flasim per lavderimin e saj sa here qe jipet rasti.Ajo eshte e mire dhe e dashur ;do te ishte me te vertete per te ardhur keq nese Ajo do trishtohej prej mosperfilljes dhe shkujdesjes.