2 shkurt

Publié le par alban

 

2 shkurt-mengjes  {Lexim i perditshem :#Levitiku 4 :1-6 :30}  {Studim i shpejte :#Eksodi 38 :1-40 :38}

 

“Pa derdhje gjaku nuk ka falje.”  {#Hebrenjve 9 :22}

 

Ky eshte zeri i se vertetes te pandryshueshme.Ne asnje prej ceremonive hebrenje mekatet edhe se jashtmi nuk hiqeshin pa derdhje gjaku.Ne asnje rast,ne asnje menyre mekati nuk mund te falet pa shlyerje.Eshte e qarte atehere se nuk ka shprese per mua jashte Krishtit ;sepse nuk ka tjeter derdhje gjaku qe ia vlen edhe per nje mendim te vetem sa nje shlyerje per mekatin.A jam atehere duke besuar ne Te ?A eshte i sperkatur ne shpirtin tim gjaku i shlyerjes se tij ?Te gjithe njerezit jane ne nje nivel ne lidhje me nevojen e tyre per Te.Edhe sikur te ishim teper te moralshem,zemergjere,te perzemert ose patriotike,rregulla nuk do te ndryshohet per te bere nje perjashtim per ne.Mekati nuk do ti dorezohet asgjeje me pak te fuqishme se sa gjakut te atij qe Zoti vendosi si shlyerje.Cfare bekimi qe eshte udha e vetme e shpetimit !Pse valle duhet te kerkojme nje tjeter ?

 

Njerezit me nje fe thjesht te jashtme nuk mund te kuptojne gezimin tone se te gjitha mekatet na jane falur per hir te Krishtit.Veprat lutjet dhe ceremonit e tyre i japin atyre ngushellim te varfer ;dhe nuk eshte per tu çuditur se nuk jane ne paqe sepse ato po lene pas dore shpetimin e madh,dhe po perpiqen te marrin faljen pa gjak.Shpirti im,ulu dhe shiko drejtesine e Zotit si e detyruar te denoje mekatin ;shiko ate denim te zbatuar te gjithe mbi Zotin tend Jezus,dhe bjer poshte ne gezim te perulur,dhe puth kemben e shtrenjte te atij gjaku i te cilit beri shlyerjen per ty.Eshte me kot kur ndergjegja ngrihet per te fluturuar te ndjenjat dhe gjera te dukshme per ngushellim :ky eshte zakoni qe ne mesuam ne Egjiptin e skllaverise sone ligjore.I vetmi rimekembes per nje ndergjegje fajtore eshte nje pamje e Jezusit duke vuajtur mbi kryq. « Gjaku eshte jeta, »thote ligji levitik,dhe le te jemi te sigurte se eshte jeta e besimit e gezimit dhe te çdo hiri tjeter.

 

O !sa embel te shikoj derdhjen

E gjakut te çmuar te Shpetimtarit tim ;

Duke ditur me siguri hyjnore

Se ka bere paqen time me Zotin.

 

 

2 shkurt-mbremje

 

« Por keto fakte jane te vjetra. »  {#1 Kronikave 4 :22}

 

Prapeseprape jo dhe aq te vjetra sa ato gjera te çmuara qe jane kenaqesia e shpirtrave tane.Le ti rinumerojme per nje çast ato,po ashtu si kurnaci numeron arin e tij.Zgjedhja sovrane e Atit,me ane se ciles Ai na zgjodhi per jeten e perjetshme,ose qe kur toka eshte,eshte nje çeshtje antikiteti perderisa asnje date nuk mund te perfytyrohet per te nga mendja e njeriut.Ne u zgjodhem perpara themelimit te tokes.Dashuria e perjetshme ishte bashke me zgjedhjen sepse nuk ishte thjesht nje akt vullneti hyjnor me ane se cilit u vume veças,por ndjenjat hyjnore kishin gisht aty.Ati na deshi ne dhe qe prej fillimit.Ketu ka nje teme per veshtrim te perditshem.Qellimi i perjetshem per te na shpetuar prej rrenimit tone te parashikuar per te na pastruar dhe shenjteruar dhe se fundmi per te na lavderuar i perkiste nje antikiteti te pafund dhe ecen krah per krah me dashuri te pandryshueshme dhe sovranitet absolut.Beselidhja eshte gjithmone e pershkruar si se qeni e perjetshme dhe Jezusi,pala e dyte ne te,i ka daljet e tij prej se lashti ;Ai vuri duart ne nje dorezane te shenjte shume me perpara se i pari i yjeve te filloje te shkelqeje,dhe ishte ne Te qe te zgjedhurit u caktuan per jeten e perjetshme.Keshtu ne qellimin hyjnor nje bashkim beselidhes teper i bekuar u vendos midis Birit te Zotit dhe popullit te tij te zgjedhur,qe do te mbese si themeli i sigurise se tyre kur koha nuk do te jete me.A nuk eshte valle mire te jesh njohes i ketyre gjerave te vjetra ?A nuk eshte e turpshme se ato duhet te jene kaq shume te lena pas dore dhe madje te hedhura poshte prej shumices se atyre qe e quajne veten te krishtere ?Nese do dinin me shume ne lidhje me vete mekatin e tyre a nuk do ishin valle me te gatshem per te adhuruar hirin dallues ?Le te admirojme dhe te adhurojme sonte,teksa kendojme—

 

Nje monument hiri,

Nje mekatar i shpetuar me gjak ;

Rrjedhen e dashurise e gjurmoj

Ne Burimin,Perendine;

Dhe ne kraharorin e tij te shenjte shikoj

Mendime te perjetshme dashurie per mua.

Publicité

Publié dans Shkurt

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article